Prishtinë, 14 shtator, NOA - Eshtë ravijëzuar koalicioni i parë mes subjekteve partiake që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit në Kosovë.
Bëhet e ditur se ato janë tre partitë opozitare: Aleanca Kosova e Re (AKR), Lidhja Demokratike e dardanisë (LDD) dhe Partia e Drejtësisë (PD).
Partitë e koalicionit pritet që ta bëjnë publik sot bashkimin e tyre, në mbështetje të procesit zgjedhor të 15 nëntorit për krerët e rinj lokalë të Kosovës.
Numrin më të madh të kandidatëve pritet t'i ketë LDD e Nexhat Dacit, me 13 gjithsej, AKR e Behgjet Pacollit me 9 dhe PD Ferid Aganit me 2.
n.e/NOA
Â