Tiranë, 15 shtator, NOA - Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, AIITC në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore "Gruaja" u dhuruan fëmijëve të familjeve në nevojë komplete çantash dhe mjete të ndryshme mësimore.
Deri tani janë pajisur 150 fëmijë me mjete mësimore dhe projekti do të vijoje edhe
në ditët në vijim për pajisjen e dhjetëra fëmijëve të tjerë.
n.e/NOA