Tiranë, 15 Shtator NOA - Duke filluar nga dita e sotme, kompania celulare AMC, ul tarifat për abonentët e saj Albakarta.
Të gjithë këta abonentë përfitojnë ulje deri në 51 për qind për telefonatat brenda rrjetit AMC, informon gazetarja e agjencisë NOA që ndoqi takimin e Drejtorit të Përgjithshëm të MAC, z.Stefanos Oktapodas me gazetarë.
Telefonatat e abonentëve Albakarta drejt operatorëve të tjerë celularë bëhen deri 28 për qind më të lira, ndërsa tarifat drejt numrave fiks ulen deri në 38 për qind.
AMC zbaton politikën e tarifave të përshkallëzuara, sipas filozofisë "fol shumë, paguaj pak". Tarifat ulen edhe më tej, në varësi të kohëzgjatjes së telefonatës. Sa më shumë flasin abonentët, aq më pak paguajnë.
Kjo ulje tarifash është më e madhja e momentit në tregun e telefonisë celulare, duke bërë kështu Albakarta paketën me parapagesë me tarifat standarde më të ulëtat në tregun shqiptar.
Drejtori i AMC Stefano Oktapodas shpjegoi sot për mediat se nëse flitet AMC me AMC, minuta e parë do të kushtojë 24, 5 lekë, pa TVSH, më pas tarifat ulen me 12 lekë për minutë, duke u përshkallëzuar më tej në minutën e tretë, sepse, pas minutës së dytë e në vazhdim, abonentët paguajnë vetëm 5.9 lekë/minutë.
Kështu, përdoruesit e telefonisë celulare në paketën me parapagesë Albakarta do të ndjehen më të favorizuar, për sa i përket tarifave me të cilat do të komunikojnë si brenda rrjetit ashtu dhe jashtë tij.
"Ne synojmë që përdorimi celularë të jetë sa më i aksesueshëm. Kemi reduktuar tarifat përtej detyrimit që na ka vënë enti rregullatorë. Kjo është ulja më e madhe e momentit në tregun e telefonisë celulare"- u shpreh z. Oktapodas.
Ulja e tarifave sipas drejtuesve të AMC ka për qëllim të zhvillojë filozofinë, "fol shumë paguaj pak".
Albakarta është paketa e parë me parapagesë në tregun shqiptarë. Por kjo kategori abonentësh përfiton edhe kohë bisedë falas si dhuratë për trafikun që kryejnë.
Drejtori i AMC kritikoi edhe Agjencinë e Komunikimeve Elektronike, e cila është enti që mbikëqyrë këtë treg.
Sipas tij, ky institucion ka marrë një vendim të padrejtë ndaj operatorëve celulare, duke përcaktuar kostot për çdo thirrje ndërkombëtare, në një kohë që tregu është i liberalizuar.
Detajet për uljen e re të çmimeve
Albakarta është paketa e parë me parapagesë në tregun shqiptar. Abonentët Albakarta e kanë treguar besnikërinë e tyre ndaj AMC përgjatë nëntë viteve. AMC ka ofruar oferta dhe bonuse të panumërt. Kjo është ulja e dytë e madhe e tarifave të ALBAKARTA. Një vit më parë tarifat Albakarta u ulën deri 45 %; dhe aktualisht ulen deri në 51%.
Koha minimale e bisedës për abonentët Albakarta është 15 sekonda. Më pas tarifimi bëhet për sekondë. Kjo mënyrë është e leverdisshme si për ata që bëjnë telefona të shkurtra, edhe për ata që preferojnë telefonata të gjata. Shembulli i mëposhtëm i një telefonate 3 minutëshe e ilustron më së miri uljen e tarifave.
Një telefonatë 3 minuta drejt çdo numri AMC kushton 42.4 lekë (ishte 63.9 lek - ulje 34 %).
Një telefonatë 3 minuta drejt operatorëve të tjerë celularë kushton 60 lekë (ishte 78.4 lekë - ulje 20 %).
Një telefonatë 3 minuta drejt operatorëve fiks kushton 37.7 lekë (ishte 58.6 lekë - ulje 40 %).
Abonentët Albakarta, përveç uljes së tarifave, përfitojnë edhe kohë bisede falas si dhuratë për trafikun që kryejnë.
Tarifave të mira Albakarta dhe uljeve të shpeshta të tyre u shtohet gjithë gama e shërbimeve të AMC, përfshirë disa shërbime nga më të përparuarat në treg: Internet, My View, Fun Tune, Zlango, etj. AMC Fleksi është shërbim unik i AMC në dyqanet e saj, që i bën tepër të thjeshta rimbushjet e numrave ALBAKARTA.
AMC i qëndron politikës së orientimit kah abonenti, të cilën e ka zbatuar që në fillimet e veprimtarisë së saj dhe e vërteton sërish me këtë ulje tarifash.
AMC vazhdon të jetë operatori numër një i telefonisë celulare në Shqipëri, operatori që u sjell abonentëve tarifa të përballueshme, produkte dhe shërbime moderne. Abonentët ALBAKARTA dhe çdo abonent AMC gëzojnë përparësinë e rrjetit me mbulimin më të madh dhe me sinjalin më të fortë në vend.
/r.l/e.r/NOA/