Jeruzalem, 15 shtator, NOA - Pas më shumë se 2000 viteve, tani do të jetë e mundur që të dihet fjalët origjinale të thëna nga Moisiu para popullit hebre.
Ajo gjendet e fshehur në disa fragmente të broshurave të Detit të Vdekur, të cilat janë gjendur në vitin 1947 në 11 shpella dhe përmbajnë versionin e vjetër të njohur deri tani të tekstit biblik.
Ai që është gjendur është teksti autentik i Ligjit të Përtërirë, i cili përbën një prej pjesëve më të rëndësishme të Biblës dhe pesë librave që përbëjnë Torahun hebraik.
Libri i Përtërirë përbëhet kryesisht nga tre fjalime që u shpërndanë nga Moisiu, pak para vdekjes së tij në Izrael.
Fjalimi i parë është një rindërtim historik, ndërsa fjalimi i dytë, i cili zë pjesën qendrore të librit, përmban Dhjetë Urdhërimet dhënë në malin Sinai, sikundër përmbahet edhe Kodi i pajisur me ligjet dhe urdhrat që duhej të dinin njerëzit e zgjedhur për të hyrë në tokën e premtuar.
Ndërsa ligjërim i tretë është solemnitet mbi dispozitat e ligjit të Perëndisë, duke përmbushur cilësisë dhe sigurimit të prosperitetit mbi të ardhmen e popullit të Izraelit.
n.e/NOA