English

Familjarët e të zhdukurve lënë grevën e urisë, presidenti Sejdiu u premton më shumë angazhim

Prishtinë, 15 shtator NOA-Dalin nga greva e urisë familjarët e të pagjeturve pas luftës në Kosovë.

Vendimi u mor pas një takimi që ata patën me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ministren e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi.

 Kërkesat e familjarëve të të zhdukurve kanë të bëjnë me përshpejtimin e procesit të identifikimit të mbetjeve mortore dhe zbardhjen sa më të shpejtë të fatit të të pagjeturve nga lufta e fundit.

Sikur edhe në vizitën e parë, Presidenti Sejdiu u ka premtuar familjareve të të pagjeturve se përpjekjet e tij dhe të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës do të jenë maksimale për ndriçimin e fateve të këtyre njerëzve.

KOMENTE