Tiranë, 15 shtator NOA - Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi të vriste me thikë kushëririn e tij.
Ngjarja ndodhi dje në Zall-Herr të Tiranës kur Nurij Alushi, dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me thikë, 35-vjeçarin Gëzim Alushi. Oficerët e zyrës së hetimit të vrasjeve në Policinë e Tiranës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbuluar rrethanat dhe autorin e plagosjes.
Vetëm pak çaste me vonë policia mundi të identifikonte dhe të kapte autorin e dyshuar të plagosjes ndërsa sekuestroi thikën me të cilën u godit Alushi.
Ndaj Nurij Alushit u mor masa e arrestit për veprën penale të "Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë".
k.k/NOA