Greqi, 15 shtator NOA - Gripi i derrave ka shënuar viktimën e tretë në Greqi.
Një 29-vjeçar nga Franca i cili gjendej në Greqi ka humbur jetën pasi rezultoi me virusin A/H1N1, e cila ndikoi edhe në simptomat e pneumonisë së rëndë nga e cila po vuante i riu.
Pacienti vdiq në orët e para të mëngjesit të sotëm në spital në Athinë.
Sipas mjekëve ai kishte shfaqur fillimisht shenjat e gripit të derrit dhe analizat e kryera në kampionet e tij rezultuan pozitive.
Por gjendja e rëndë shëndetësore e 29-vjeçarit erdhi pak ditë më vonë kur ai shfaqi dhe shenjat e një pneumonie të rëndë.
k.k/NOA