Hagë, 15 shtator NOA-Gjykata e Hagës ka marrë vendim që ish presidentja e Republikës Serbe të Bosnjës, Bilana Pllavshiç, të lirohet, pasi ka vuajtur dy të tretat e dënimit të dhënë.
Sipas vendimit për faljen e saj, kryetari i Gjykatës së Hagës, Patrik Lipton Robinson, citon se me ligjet suedeze, më 24 tetor të këtij viti, Pllavshiç do të vuajë dy të tretat e dënimit dhe tre ditë më vonë, më 27 tetor, fiton të drejtën për lirim të parakohshëm. Plavvshiç, 79 vjeçe, është dënuar me 11 vjetë heqje lirie në vitin 2003 për krime kundër njerëzimit.
Dënimin e ka vuajtur në Suedi.