Bruksel, 15 shtator NOA Update - "Shqipëria është në një pozitë më të mirë në rrugën drejt integrimit, pas raportit për zgjedhje të OSCE-ODHIR".
Pohimi i fortë u bë sot nga Ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bildt, vendi i të cilit këtë gjashtëmujor po mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.
z. Bildt komentoi zgjedhjet në vendin tonë si dhe raportin e dalë nga vëzhguesit ndërkombëtarë, kur theksoi se "Pas raportit të dalë nga OSCE-ODIHR, Shqipëria gjendet në një pozicion më të mirë".
Ndërkohë, mbështetje të menjëhershme ka gjetur deklarata e z. Bildt, po sot, nga z.Oli Ren, -Komisioni evropian për Zgjerimin.
Ai tha se "Pajtohem me mendimin se Shqipëria ka tani një shans shumë më të mirë, në progresin drejt procesit të hyrjes në Bashkimin Evropian".
Ndërkohë, burimet nga Brukseli të cilave i referohen mediat e huaja, thanë sot se në tetor BE do t'i sigurojë një mandat Komisionit Evropian për të bërë një analizë të thellë nëse Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kërkesat për t'u bërë një vend kandidat i BE-së.
Vendimi i BE nuk kërkon domosdoshmërisht mbështetjen e ministrave të Jashtëm dhe mund të bëhet gjatë mbledhjes së ministralit. Një ditë më parë, raporti i OSCE-ODIHR, vlerësonte zgjedhjet e 28 qershorit, duke shtuar se nuk u arritën standardet më të larta të OSCE.
Kurse Jens-Hagen Eschenbaecher, zëdhënës i OSBE, veçoi faktin se "përmirësimet në hije nga politizimi i aspekteve teknike".
e.l/NOA