Irak, 15 shtator NOA - Lirohet nga burgu gazetari irakian që goditi me këpucë ish-presidentin amerikan Xhorxh Ë. Bush gjatë një konference për shtyp në Irak.
Autoritetet irakiane liruan sot Muntazer al-Zaidin nga një burg i Bagdatit pasi i vuajti dënimin prej 9 muajsh.
Gazetarit iu bë një pritje madhështore, pasi i fill pas gjuajti ish-presidentin e SHBA-së u quajt hero nga vendet arabe madje për nder të tij u vendos monument edhe një këpucë.
Al-Zaidi gjuajti me këpucë ish presidentin Bush dhe e quajti atë "qen" dhjetorin e kaluar në Bagdat gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin irakian Nuri al-Maliki. Zoti Bush u përkul duke shmangur goditjen.
Menjëherë pas lirimit nga burgu, gazetari al-Zaidi doli në një knferencë për shtyp ku deklaroi fajtor presidentin Bush për vuajtjet që nga ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara në vendin e tij në vitin 2003.
Ai nuk kishte kryer kurrë vepra penale më parë dhe sjellja e mirë gjatë qëndrimit në burg liruan më herët gazetarin i cili ishte dënuar me tre vite burgim.
k.k/NOA