English

Mblidhet nesër Këshilli Bashkiak i Tiranës, PS në minorancë pas zgjedhjeve

Tiranë, 15 shtator NOA-Pas shumë zvarritjesh nga ana e Bashkisë së Tiranës më në fund plani rregullues i kryeqytetit do të prezantohet përpara Këshillit Bashkiak.

Debatet pritet të jenë të forta edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku për herë të parë pas zgjedhjeve vendore të 2007-ës, Partia Socialiste nuk gëzon me mazhorancën, si pasojë e koalicionit mes Partisë Demokratike dhe LSI-së.

Plani urbanistik do të jetë vendimi më i rëndësishëm i të gjitha kohërave që ky këshill do të marrë.

Prej shumë kohësh ky plan ka shkatuar debate dhe akuza të forta mes Partisë Demokratike dhe Bashkisë së Tiranës.

Mazhoranca e ka akuzuar Ramën se po e mban peng këtë plan, për interesa personale.

Â

KOMENTE