Itali, 15 shtator NOA - Trajneri i Interit, Jose Mourinho, është i gatshëm ta mirëpresë sulmuesin e Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, me një përqafim dhe thotë se nuk ka asnjë hidhërim me ish-lojtarin e tij.
Derisa tifozët e Inter kanë paralajmëruar një "mikpritje" të nxehtë për Ibran, portugezi thotë se do ta respektojë suedezin të mërkurën mbrëma në Giuseppe Meazza. "Do ta mirëpres Zlatanin me një përqafim të madh. Sinqerisht nuk e di se si do ta presin tifozët tanë. Ne jemi rivalë, por unë nuk ndihem i tradhtuar nga ai. Falë tij ne jemi kampionë të Italisë". "Unë nuk e harroj një lojtar si ai, unë e mbaj atë në zemër. Prandaj, do ta përqafoj para ndeshjes, por gjatë 90 minutave nuk dua të di as si e ka emrin", deklaroi Mourinho.