English

Norvegji, zgjedhjet i fiton sërish e majta e cila qeveris aktualisht vendin

Oslo, 15 shtator, NOA - Ndryshe nga disa procese zgjedhore kohët e fundit në disa vende evropiane ku e djathta ka fituar bindshëm ndaj së majtës qeverisëse, në Norvegji duket se kjo gjë nuk ka ndodhur.

Sipas të dhënave zyrtare, në vendin nordik Norvegji koalicioni qeverisës i qendrës së majtë i presidentit Jens Stoltenberg, ka fituar zgjedhjet parlamentare me një shumicë të ngushtë votash.

Siç njoftoi komisioni zgjedhor në Oslo, koalicioni "kuq-kuq-gjelbër" i partisë socialdemokrate të Stoltenbergut, i partisë së majtë Socialiste dhe i partisë së Qendrës, ka arritur të marrë 86 prej 169 vendeve në parlament, ndërsa opozita arriti të marrë 83 mandate.

Ekspertët e kanë shpjeguar mosndryshimin e qeverisjes me situatën e mirë ekonomike që ekziston në këtë vend.

KOMENTE