English

Obama apelon për kujdes edhe ndaj fazës së rimëkëmbjes ekonomike të SHBA-ve

Nju Jork, 15 shtator, NOA - Plot një vit pas falimentimit të bankës së parë amerikane, presidenti i SHBA-ve Barak Obama ka mbajtur një fjalim të posaçëm në Nju Jork, aty ku gjendet edhe qendra e shumë firmave financiare që falimentuan në kulmin e krizës financiare botërore.

Gjatë fjalës së tij në Wall Street, Obama fajësoi për falimentimin e shumë kompanive skemat e papërgjegjshme të ndjekura prej tyre si edhe rregullat e dështuara, kryesisht të përcaktuara nga sistemet bankare.

Edhe tani kur duket se bota po përjeton një fazë të rimëkëmbjes së saj ekonomike, Obama tha se kompanitë janë duke gabuar sërish, duke pohuar se nuk po tregohen të vëmendshme me ato mësime që nxorën nga kriza ekonomike e muajve të fundit.

Presidenti amerikan ka qenë shumë i ashpër me vlerësimet e fundit për ekonominë, duke pohuar se vendi duhet të tregohet mjaft i kujdesshëm në hapat që duhet të ndjekë me respektimin e treguesve.

n.e/NOA

KOMENTE