Devoll, 15 shtator, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë mundur të identifikojnë autorin e vjedhjes së një banese në fshatin Bitinckë të rrethit të Devollit.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, banesa në fjalë është e Rudi Kambos dhe pas një pune disa ditore është bërë e mundur identifikimi i autorit të ngjarjes.
Eshtë konstatuar se ai është 16-vjeçari me inicialet S. H, lindur dhe banues në këtë fshat, i cili për shkak të moshës u la në gjendje të lirë.
Policia ka kryer veprimet proceduriale për veprën penale të "Vjedhjes" parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit S.H, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA
Â
Â
Â
Â