English

PR, Madhi: Raporti i OSBE-ODIHR vlerësoi zgjedhjet, PS spekulon

Tiranë, 15 shtator NOA - "Raporti i OSBE-ODIHR ishte një raport konstatimesh, vlerësimesh dhe rekomandimesh objektive, i cili legjitimoi procesin zgjedhor në vend".

Kështu ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp Nënkryetari i Partisë Republikane, Arjan Madhi, cili reagoi pas raportit të ndërkombëtarëve për zgjedhjet e 28 qershorit në vend.

"Ky raport vlerëson se zgjedhjet shënuan përmirësime të ndjeshme dhe plotësuan shumicën e angazhimeve të OSBE-së dhe të akteve të tjera ndërkombëtare.

Është e pafalshme që në emër të interesit të saj politik, PS i drejtohet opinionit në mënyrë spekulative, duke deformuar konkluzionin final të raportit, si shprehje të vlerësimit negativ për zgjedhjet në Shqipëri" tha më tej Madhi k.k/NOA

KOMENTE