English

Presidenti Topi bisedë telefonike me homologun turk, Gyl: Në dhjetor do vij në Shqipëri

Tiranë, 15 shtator NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl.

Të dy homologët vlerësuan lart marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes dy vendeve në të gjitha fushat, diskutuan edhe për situatën në rajonin ballkanik si dhe për përmbushjen e aspiratave integruese të dy popujve për në Bashkimin Evropian. Presidenti Topi u interesua për situatën në Turqi duke shprehur edhe një herë keqardhjen për viktimat dhe të zhdukurit nga përmbytjet e fundit në Stamboll. Ndërsa Presidenti turk Gyl, nga ana e tij, duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së bërë nga Presidenti Topi për të vizituar Shqipërinë.

Ai e ka informoi Kreun e shtetit shqiptar që e ka përshpejtuar vizitën e tij të planifikuar në vitin 2010, duke rënë dakord që ta zhvillojë atë në datat 9-10 dhjetor 2009. Presidenti Topi e uroi Presidentin e Turqisë, Abdullah Gyl dhe nëpërmjet tij, i përcolli mbarë popullit mik turk urimet më të mira e të përzemërta për muajin e Madhërishëm të Ramazanit.

k.k/NOA

KOMENTE