English

Rama: Raporti i OSBE-ODIHR konfirmoi shqetësimet e PS-së

Tiranë, 15 shtator NOA - Kreu i socialistëve, Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka reaguar pozitivisht ndaj raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 28 qershorit.

Rama ka vlerësuar raportin e ndërkombëtarëve ku sipas tij ata kanë mbështetur shqetësimet socialistëve.

"Duke lexuar raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 28 qershorit ne e vlerësojmë frymën e përgjithshme dhe rekomandimet e tij dhe argumentet e konkluzionet e bëra në këtë raport.

Por ne të bazuar te ky raport analizojmë se gjendja e demokracinë në Shqipëri është kritike dhe se 28 qershori nuk i përmbushi ato standardet si një vend i NATO-s.

Madje ne gjejmë në këtë raport një vlerësim konfirmues për analizat dhe qëndrimet tona lidhur me zgjedhjet" deklaroi sot Rama.

"Partia Socialiste e vlerëson me mirënjohje edhe certifikimin në raport për rolin që kemi luajtur para zgjedhjeve elektorale dhe pas zgjedhjeve.

Një kontribut që duhet të paraprinte një suksesi të zgjedhjeve në kuptimin e standardeve evropiane e demokratike për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Ishin ne Partia Socialiste që ofruam konsensusin dhe që ofruam një bashkëpunim për atë infrastrukturës zgjedhore që përmendet në këtë raport si një pjesë e prekshme.

Por në të njëjtën kohë jemi në që konfirmojnë se raporti si një përgjigje të drejtë për shqetësimin tonë lidhur se zgjedhjet që ishin të cenuara në thelbin e tyre.

Në të gjithë ecurinë e leximit të raportit shprehet qartësisht ky cenim.

Nga një lidhje e shtetit me pushtetin te pabarazia në garë te aksesi i pabarabartë i mediave tek kërcënimi i administratës dhe mbi të gjitha te procesi i keq i numërimit të votave" deklaroi më tej kreu i socialistëve.

Rama shtoi më tej në konferencë se socialistët do të vazhdojnë të mbajnë qëndrim të kushtëzuar nga parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit dhe kjo jo vetëm për zgjedhjet që ikën por për ato që do të vijnë.

k.k/NOA

KOMENTE