Tiranë, 15 shtator NOA-Kryeministri Sali Berisha ka marrë urimet për riemërimin e tij në krye të qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet, nga homologu i tij francez, François Fillon.
Në mesazhin dërguar Berishës, kryeministri francez i shpreh mbështetjen e tij dhe të Francës për forcimin marrëdhënieve mes dy vendeve.
"Unë dëshiroj që bashkërisht ne të punojmë për thellimin e tyre, në veçanti në fushën ekonomike.
Ju lutem pranoni, Zoti Kryeministër, sigurimet e konsideratës time më të lartë", mbyllet mesazhi i kryeministrit Francez.