Tiranë, 15 shtator NOA-Kryeministri grek Kostas Karamanlis i ka dërguar një mesazh urimi homologut te tij shqiptar Sali Berisha me rastin rikonfirmimit të tij si kryetar i qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet 28 qershorit.
Kreu i qeverisë greke i uron kryeministrit Berisha arritjen me sukses të aspiratës së qeverisë së tij për integrimin sa më të shpejtë të vendit në Bashkimin Europian.
Përveç të tjerash në mesazhin e tij kryeministri grek thekson se Greqia do të mbështesë pa rezerva perspektivën integruese të Shqipërisë duke u shprehur se nga të dy vendet ka një vullnet të hekurt për çuarjen më tej të marrëdhënieve strategjike.
Karamanlis e mbyll mesazhin e tij duke thënë se kjo do t'i shërbejë jo vetëm popujve dhe dy qeverive por edhe stabilitetit më të gjerë në Ballkan.