Tiranë, 15 shtator NOA - Tenton të vrasë me thikë një 20-vjeçar, arrestohet nga policia.
Specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, u realizua dje kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i 22-vjeçarit Aleksandër Toma, banues në Paskuqan Tiranë. burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se arrestimi i të riut u krye sepse përgjatë orëve të vona të djeshme, në rrugën"Murat Toptani", në ambientet e lokal "Guva e Qetë", dyshohet se në bashkëpunim me një bashkëmoshatarin e tij, kanë goditur me thikë 20-vjeçarin Erjon Hysa, me banim në Tiranë.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbuluar dhe kapur autorin e krimit.
Toma i dyshuari kryesor si autori i plagosjes u kam vetëm pak çaste më vonë.
Ai akuzohet për veprën penale të "Vrasjes së mbetur në tentativë" e kryer në bashkëpunim.
k.k/NOA