English

Skadon sot në GJND afati për paraqitjen mbi çështjen e pavarësisë së Kosovës

Uashington, 15 shtator, NOA - Ndërsa diskutimi publik në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështjen e pavarësisë së Kosovës fillon më 1 dhjetor, afati për paraqitje skadon ditën e sotme.

Bëhet e ditur se tashmë që të dyja vendet e interesit, si Kosova ashtu edhe Serbia, kanë paraqitur propozimet e tyre mbi çështjen në fjalë dhe po përgatiten për diskutimin që i pret në këtë gjykatë datën e 1 dhjetorit.

Ndërkaq, bëhet e ditur se një vend surprizë, i cili do të marrë pjesë në diskutimin publik mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka për të qenë edhe Rusia, e cila tashmë e ka njoftuar Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi një fakt të tillë.

Ndërkaq, të drejtën në deklarim, informim dhe komentim të ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës do ta kenë të gjitha vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara, por edhe vetë Prishtina zyrtare.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE