Tiranë, 15 shtator NOA - Aksioni i policisë së Tiranës për të ndëshkuar shkelësit e qarkullimit rrugor është në ditën e tetë dhe ka vendosur një "mal" me gjoba.
Megjithëse publikisht për tetë ditë me radhë policia e kryeqytetit ka kërkuar nga shoferët të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor madje ka publikuar edhe shifrat e larta të gjobave 5të vendosura, sërish drejtuesit e makinave duke se nuk janë ndërgjegjësuar.
Kjo për faktin se çdo ditë gjobiten të paktën 1000 drejtues mjetesh.
Vetëm ditën e djeshme policia e Tiranës ka ndëshkuar 1220 shoferë pasi kanë shkelur kodin rrugor.
"Në Qarkun e Tiranës po vazhdohet me intensitet puna për zbatimin e planit të masave në drejtim të rritjes së sigurisë rrugore, forcimit të masave për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor. Kontrollet po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj" bëri të ditur sërish sot policia. Sipas policisë, kontrolle të vazhdueshme do të realizohen nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor e Patrulla e Përgjithshme e Policisë edhe në drejtim të parkimeve të gabuara, kryesisht ato dyshe. Vetëm ditën e djeshme policia bëri me dije se janë vendosur 1220 masa administrative me vlerë 2. 820 65 lekë.
Aksioni i policisë rrugore do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
k.k/NOA
Â