Kavajë, 15 shtator, NOA - Vendi ynë është tronditur sërish nga lëkundjet e tërmetit, pas atyre të konstatuara në zonën e Dibrës para pak ditësh.
Sipas të dhënave sizmologjike, goditja e sotme ka qenë me një intensitet prej 5.43 gradësh të shkallës Rihter dhe ka patur si epiqendër të saj zonën prej 2 kilometrash në jugperëndim të Kavajës.
Por bëhet e ditur se ajo është ndjerë edhe në zonën e Durrësit.
Lëkundja e tërmetit është shënuar fiks në orën 10:37 të paradites së sotme dhe pason ato të pak ditëve më parë në zonën e Dibrës, të cilat shkatërruan plot 100 shtëpi.
n.e/NOA