Tiranë, 16 shtator NOA - Përkujtohet sot Konferenca e Pezës e mbajtur 76 vjet më parë më 16 shtator.
Festën e Pezës e cila është kthyer tashmë në një traditë për Bashkinë e Tiranës, ka mbledhur sot në Pezë socialistët por edhe opozitën e LSI-së, si Pëllumb Xhufi etj.
"Jam shumë i kënaqur që mund ta bëj këtë përpara jush së bashku me Pëllumb Xhufin, Paskal Milon, Skënder Gjinushin dhe me të gjithë grupin e deputetëve dhe deputeteve të pranishëm. Konferenca e Pezës është një pikë e palëkundshme, që mbetet gjithmonë aktuale në referimin tonë ndaj historisë. Si një moment kur shqiptarë e shqiptare me bindje dhe përkatësi të ndryshme, por me një pikë të përbashkët referimi që kishte të bënte me atdheun, me lirinë e tij dhe me të ardhmen e tij, u bashkuan dhe i dhanë jetë një fronti antifashist që solli më pas edhe clirimin e vendit" deklaroi sot kreu u socialistëve, Edi Rama gjatë takimit në Pezë.
Festa e cila nisi sot paradite dhe pritet të përfundojë në orët e para të ditës së enjte, ka startuar me tingujt e bandës së kryeqytetit, e shoqëruar më pas edhe nga këngët dhe vallet e Ansamblit Tirana.
k.k/NOA