Lezhë, 16 shtator NOA - Dy të plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti të ndodhur sot në aksin Fushë Krujë-Lezhë.
Policia bëri të ditur se aksidenti ndodhi mesditën e sotme kur një motocikletë që lëvizte nga Lezha në drejtim të Tiranës i ka prerë rrugën automjetit tip golf me targa LE 4698 A dhe për pasojë janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve.
Ded Preni 65-vjeç, drejtuesi i mjetit tip golf dhe drejtuesi i motocikletës një 23-vjeçar nga Lezha janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak, ku iu nënshtruan ndërhyrjes mjekësore ndërsa mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë.
Hetuesit e aksidenteve po punojnë për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.
k.k/NOA