Tiranë, 16 shtator, NOA - Forcat e Policisë së Tiranës po vazhdojnë me intesitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, kë këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Pohohet se masat administrative në total të vendosura numërohen të jenë 1602 me vlerë 1.748 500 lekë dhe janë pezulluar 11 leje drejtimi.
"Policia e Tiranës, sheh si domosdoshmëri mirëkuptimin dhe mbështetjen e opinionit publik duke ftuar të gjithë përdoruesit e rrugës, në ndërgjegjësimin për të zbatuar me korrektësi normat e sjelljes gjatë drejtimit të mjetit dhe rregullat e legjislacionit rrugor, të përcaktuar në Kodin Rrugor", thuhet në njoftimin përkatës të policisë mbi këtë çështje.
n.e/NOA
.