English

Arrestimi i ish-deputetit të PD, ja abuzimet që ka bërë me pronat shtetërore në Durrës

Durrës, 16 Shtator NOA Update - Deputeti i Legjislaturës së shkuar të Parlamentit, Flori Bajramaj, është arrestuar mbrëmjen e sotme nën dyshimet për shpërdorim detyre, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Flori Bajramaj, 38 vjeç, lindur e banues në zonën e plazhit pranë qytetit bregdetar, u prangos sonte në orën 19.00 nga shërbimet e policisë së Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar "Shkëmbi i Kavajas".

Bashkë me të, u arrestua edhe 50-vjeçari Pasho Beqiri, lindur dhe banues në Shkallnuer.

Zyrtarisht, policia konfirmoi për NOA, se arrestimi i tyre u bë sepse Gjykata e Rrethit Durrës në Vendimet numër 548 dhe 549 të ditës së sotme 16 shtator, ka dhënë masën e sigurisë "Arrest Burg" për Bajramajn dhe Beqirin.

Që të dy, akuzohen se kanë konsumuar veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës", vepër penale kjo e kryer nga Pasho Beqiri në kohen kur ai kryente detyrën e Kryetarit të Këshillit Teknik dhe Relatues në KRRT-në e Komunës Rrashbull.

Kurse për ish-deputetin Flori Bajramaj, arrestimi u bë se në kohën kur kryente detyrën e Anëtarit të Këshillit Teknik në Komunën Rashhbull, në bashkëpunim me Beqirin, kanë kaluar për shqyrtim dhe miratuar njëkohësisht në KRRT-në e kësaj Komune disa kërkesa për sheshe dhe leje ndërtimi, në prone publike, pa vërtetim pronësie, në kundërshtim me ligjin për Urbanistikën.

/a.a/b.a/NOA/

Â

KOMENTE