English

Bode: Me reformat do të rrisim nivelin ekonomik me 6 %

Â

Tiranë, 16 shtator NOA-Ministri i Financave në qeverinë e re, Ritvan Bode ka deklaruar në kuvendin e Shqipërisë se me reformat që qeveria do të zbatojë gjatë mandatit të saj 4 vjeçar pritet të ketë një rritje ekonomike mbi 6 për qind, pavarësisht krizës globale ekonomike.

Sipas Bodes, kjo do të arrihet përmes implementimit të një politike fiskale eficiente që nxit rritjen e kapitaleve të investuar direkt në ekonomi.

Përsa i takon politikës tatimore, kreu i Financave tha se do të synohet mbajtja e nje balance të arsyeshme midis nevojës për rritjen e te ardhurave me një ritëm vjetor prej rreth 10% (ose 28-30% e PBB) dhe mbajtjes së një barre fiskale ndaj bizneseve nga më të ulëtat në botë.

"Dy do të jenë shtyllat kryesore te politikave që do të ndërmerren në fushën tatimore:

Së pari, ne do të vijojmë të mbajmë nivelin e taksave të drejtpërdrejta më pak se 50% të të ardhurave buxhetore për të mbajtur një nivel investimi në ekonomi ndër më të lartat në rajon.

Së dyti, shpërndarja sa më e drejtë e barrës tatimore duke zgjeruar bazën tatimore dhe përmirësuar më tej politikat e barazisë dhe drejtësisë fiskale si dhe theksimin e konkurencshmërisë së ekonomisë dhe bizneseve" u shpreh Bode.

KOMENTE