English

Fullani: Disa banka po jetojnë me borxhet e marra nga bankat mëma

 Tiranë, 16 Shtator NOA - Një burim i rëndësishëm financimi për disa nga filialet apo degët e bankave të huaja në Shqipëri janë edhe huatë e marra nga bankat mëma, bankat e tjera të grupit dhe institucionet të tjera financiare jorezidente.

Këtë pohim e ka bërë Banka e Shqipërisë e cila sot kishte mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës, ku u mor në shqyrtim gjendja e sistemit bankar në fund të tremujorit të dytë të vitit 2009.

BSH konstaton se gjatë këtij tremujori pesha e këtyre financime ndaj detyrimeve të sistemit ka arritur në 7 për qind.

Sakaq, treguesi "kredi ndaj totalit të depozitave", i cili jep një panoramë më të plotë të situatës së likuiditetit në sistemin bankar shfaqej i përkeqësuar gjatë tremujorit të katërt të vitit 2008, ndërkohë që gjatë dy tremujorëve të parë të vitit 2009, vlera e tij konstatohet në nivelin 66 për qind.

e.r/NOA

Â

KOMENTE