Gjilan, 16 shtator NOA - Dy makinave të policisë së EULEX-it në Gjilan u është vënë zjarri.
 Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Gjilanit Ismet Hashani.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur janë djegur plotësisht dy makina të policisë së EULEX-it.
Fillimisht u raportua në polici vetëm djegia e një makine por policia dhe zjarrfikësit konstatuan në vendngjarje edhe një mjet tip-Toyota, pronë e EULEX.
Zjarrfikësit kanë neutralizuar flakët e zjarrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët.
Sipas policisë te një nga makinat e djegura u gjet një shishe benzinë.
k.k/NOA
Â