English

Kapet i kërkuari Sami Kuka, ndaj tij ekzistonte masa e "arrestit me burg"

Shkodër, 16 shtator, NOA - Forcat e policisë së Shkodrës kanë bërë të mundur kapjen e 41-vjeçarit Sami Kuka, lindur dhe banues në qytetin verior, në vendin e quajtur përballë lokalit "Çoçja".

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ndalimi i tij u bë pasi ky person ka qenë i shpallur në kërkim në bazë të një vendimi të gjykatës së Shkodrës

për masën e sigurisë "Arrest me burg" mbi veperat penale të "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit" si dhe "Kanosje".

Kapja e tij u bë e mundur nga shërbimet policore, pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e të lartpërmendurit.

n.e/NOA

KOMENTE