Tiranë, 16 shtator, NOA - Konferenca e Pezës mbush 67-vjet që nga dita e zhvillimit të saj nga forcat partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Për çdo vit, Bashkia e Tiranës kryen festime me rastin e kësaj dite e një gjë e tillë është parashikuar të realizohet edhe gjatë këtij viti.
Ato janë menduar të zhvillohen si gjithmonë, nën tingujt e muzikës rock deri në mëngjesin e ditës së nesërme, ndërsa paraditen e sotme do të ndiqet axhenda tradicionale e pjesëve të luajtura nga Banda e kryeqytetit si edhe e vallet e Ansamblit "Tirana" deri në orën 16.00.
Ndërkaq, mësohet se si përvit, Bashkia e Tiranës do të vendosë në dispozicion të publikut mjete urbane transporti falas, për të siguruar mbërritjen e kryeqytetasve drejt festimeve në Pezë.
Bashkia e Tiranës ka marrë masat që këtë vit të mos mungojnë ambientet e qeta, mjekët dhe tualetet lëvizëse. Ndërkohë për sigurinë e qytetarëve do të merren masa nga Policia Bashkiake në bashkëpunim me Policinë e Rendit dhe Komunën e Pezës.
n.e/NOA