Japoni, 16 shtator NOA - Ish-udhëheqësi i opozitës, Jukio Hatojama zgjidhet kryeministër nga Parlamenti i Japonisë.
Nga zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura rreth një muaj më parë në Japoni, Partia Demokratike e Jukio Hatojama siguroi një fitore të thellë, 308 nga 480 vendet në Dhomën e Ulët të Parlamentit, duke i dhënë fund më tepër se 50 vjet sundimi të Partisë konservatore Liberal Demokrate.
Hatojama, filloi të emërojë anëtarët e Kabinetit, duke bërë të njohur se ligjvënësi veteran Hiroshi Fujii do të jetë në postin e Ministrit të Financave dhe anëtari i partisë së tij, Kacuja Okada, do të jetë Ministër i Jashtëm.Â
Kryeministri i ri japonez tha se do të ndërtojë marrëdhënie bazuar tek besueshmëria reciproke me Presidentin amerikan Barak Obama. Duke folur në konferencën e tij të parë për shtyp, Jukio Hatojama tha se kërkon të ketë një marrëdhënie të tillë me Washingtonin, në të cilën Japonia të mund të jetë më aktive dhe t'i shkëmbejë më hapur opinionet.