English

Masa e rreptë në SHBA, pirja e duhanit do të ndalohet edhe në parqe apo plazhe

Nju Jork, 16 shtator, NOA - Pas bareve, zyrave apo restoranteve, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhani po mendohet që të ndalohet edhe në hapësirat publike të hapura si plazhet popullore apo parqet e mëdha.

Masa ekstreme pritet të nisë të aplikohet në qendrat e mëdha publike të Nju Jorkut si Parku Qendror apo Coney Island, plazhi popullor në Brooklyn.

"Ne jemi duke menduar në këtë mënyrë për të gjithë popullatën", tha lidhur me një fakt të tillë komisioneri i shëndetit në Nju Jork, Thomas Farley, i cili ka shpallur synimin e tij për të ndaluar pirjen e duhanit në të gjitha parqet dhe të gjitha plazhet.

Teorikisht nisma e tij duhet të marrë dritën e gjelbër nga Këshilli i qytetit dhe nuk e përjashton këtë vendim.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg, i cili mund të mburret se ka ulur numrin e duhanpirësve në qytetin e tij në nivelin 21,5-15,8% në vetëm shtatë vjet, tha se do që popullata të jetë absolutisht e bindur se "edhe pirja e duhanit në parqet ka një ndikim negativ në shëndetin e publik".

Ndërsa shton se tek plazhet, problemi i vërtetë nuk është edhe aq shumë tymi i cigareve, sesa ndotja e shkaktuar nga bishtat e tyre mbetur jashtë në rërë.

n.e/NOA

KOMENTE