Peqin, 16 shtator NOA - Prezantohej si ndërtues për të marrë para por më pas humbte gjurmët.
Kristro Bibia 44-vjeç nga Durrësi është shpallur në kërkim nga policia e Peqinit pasi akuzohet për veprën penale të "mashtrimit".
Burime nga policia thanë se Bibia i ishte prezantuar Ali Sinanit banor i komunës Pajovë të rrethit të Peqini, si ndërtues duke i premtuar se do ti ndërtonte atij shtëpinë por më parë kërkonte paradhënie një sasi parash prej 180.500 lekë.
Sinani, ka besuar plotësisht 44-vjeçarin duke i dhënë dhe shumën e parave.
Por pas disa kohësh ai nuk ka rënë më në gjurmët e "ndërtuesit" duke kërkuar ndihmën e policisë.
Policia e Peqinit është vënë në kërkim të 44-vjeçarit.
k.k/NOA