Devoll, 16 shtator, NOA - Mësuesi i shkollës 9-vjeçare në fshatin Vishocicë të komunës Qendër të Devollit, 56-vjeçari Edmond Lame, banues i këtij fshati, ka hyrë në zyrën e drejtorit Pëllumb Pasholli, duke e fyer dhe duke i thënë se nuk e njihte për drejtor të kësaj shkolle.
Nga ana e policisë u kryen veprimet e para hetimore për kundërvajtjen penale të "Fyerjes për shkak të detyrës" parashikuar nga neni 239 i Kodit Penal dhe materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.
Bëhet e ditur se Edmont Lame do të ndiqet në gjendje të lirë, ndërsa materialet do t'i kalojnë për veprime të mëtejshme prokurorisë së Korçës.
n.e/NOA