English

Nis magjia e kampionatit "Champions League", ndeshjet e para dhurojnë emocione

Torino, 16 shtator, NOA - Kanë nisur takimet e para të sezonit të ri futbollistit të Champions League, të cilat që në hapjen e tyre kanë dhuruar momente të bukura për tifozët.

Njëra nga ndeshjet më të bukura ka qenë ajo e Realit të Madridit me ekipin zvicerian të Zyrihut, pas së cilës lojtari Kaka është shprehur se është i kënaqur me mënyrën se si ka filluar karriera e tij në Real Madrid.

 "Është privilegj të jem pjesë e një ekipi si Madrid. Dua të luaj ashtu siç luaja në Milan. Këtu e kam rikthyer buzëqeshjen. Jam i lumtur për golin e Raul. Ai dhe Inzaghi janë histori në Ligën e Kampionëve", ka thënë Kaka pas ndeshjes.

Një ndeshje tjetër që la momente të bukura në hapjen e siparit të Ligës së Kampioneve ka qenë edhe ajo e ekipit të Manchester United përballë Besiktas, ku ekipi i parë arriti te goli i fitores vetëm në minutën e 77-të me anë të Paul Scholes. aquinta i kënaqur me golin, por jo me rezultatin

Ndërsa Juventusi u përball në takimin e Ligës së Kampionëve me francezët e ekipit " "Bordeaux", të cilin arriti ta fitojë me rezultatin 1-0, falë golit të shënuar nga Iaquinta. n.e/NOA

KOMENTE