Për Shqipërinë Evropiane - Programi i maxhorancës dhe Qeverisë së Integrimit Evropian 2009-2013
Paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë
Tiranë më, 16.09.2009
I. SHQIPËRIA EVROPIANE. VIZIONI DHE SYNIMET THELBËSOREZgjedhjet e 28 qershorit shënuan progres të qenësishëm për konsolidimin demokratik të vendit dhe për vazhdimësinë e reformave integruese të tij. Këto zgjedhje prodhuan një maxhorancë të re qeverisëse që konsiston në një koalicion me bazë të gjerë të forcave politike të djathta e të majta.
Ky koalicion, që ka në themel të tij Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, u krijua:Â
Duke vlerësuar me përgjegjshmëri politike dhe patriotizëm rezultatin zgjedhor dhe nevojën për një qeverisje të qëndrueshme dhe efektive për të përballuar sfidat integruese të vendit;Duke kuptuar nevojën e bashkëpunimit bipartizan e të përgjegjshëm politik, mirëkuptimit mbarëshoqëror, dhe nevojën për integrimin social dhe eleminimin e polarizimit të shoqërisë si rezultat i politikës konfliktuale;Duke gjykuar se kjo ishte alternativa e vetme që ruante stabilitetin politik në vend dhe vazhdimësinë e proçesit integrues, në mënyrë të veçantë, objektivat specifike afatshkurtra të tij, si lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë;Me këtë përgjegjësi historike, ky koalicion i gjerë i jep jetë dhe mbështet Qeverinë e Integrimit Evropian dhe angazhohet për vazhdimin me hapa të sigurtë dhe ritme të përshpejtuara të proçeseve integruese me synimin e përgatitjes për anëtarësim të Shqipërisë, brënda mandatit katërvjeçar të kësaj qeverisjeje, dhe sigurimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve në hapësirën Shengen brënda vitit të parë të mandatit qeverisës.
Maxhoranca e re dhe Qeveria e saj e Integrimit Evropian
Vlerësojnë me realizëm progresin dhe arritjet e mëdha të Shqipërisë në drejtim të demokracisë dhe shtetit ligjor, zhvillimit ekonomik e social dhe në proçeset integruese që kulmuan me anëtarësimin në NATO, ratifikimin e Marrveshjes së Stabilizim Asociimit dhe në dorëzimin e kërkesës për vend anëtar në Bashkimin Evropian. I njohin në thellësi problemet dhe distancat që na ndajnë nga arritja e synimit tonë madhor, anëtarësimi në Bashkimin EvropianPeshojnë faktorët mbështetës e burimore dhe ndjejnë optimizmin dhe forcën e shoqërisë shqiptare për t'u përballur me sfidat e integrimit evropianI janë mirënjohës Bashkimit Evropian, çdo vendi anëtar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe Partnerëve të tjerë ndërkombëtare për mbështetjen bujare e të gjithanshme, që kanë dhënë e kanë premtuar për arritjen e synimit tonë madhor, atë të anëtarësimit në Bashkimin EvropianNdaj, kjo maxhorancë dhe Qeveria e saj e Integrimit Evropian kanë besimin e plotë se janë të gjitha mundësitë për arritjen e objektivave tona kombëtare integruese.
Realizimi i këtyre objektivave, kërkon konsolidimin e sistemit tonë demokratik, që do të thotë që opozita të luajë rolin e saj të opozitës së fortë e konstruktive por edhe të bashkëpunimit për çështjet e mëdha integruese. Maxhoranca dhe Qeveria e saj e Integrimit Evropian është e gatshme për çdo mundësi dialogu, konsultimi, debati e bashkëpunimi parlamentar me opozitën e sotme për t'u bërë edhe ajo pjesë e suksesit në arritjen e standarteve evropiane të Shqipërisë. Në këtë mënyrë mund të maksimizohet energjia e mbarë shoqërisë shqiptare në përballimin e sfidës se integrimit evropian të vendit.
Programi i Qeverisë së Integrimit Evropian ofron tërësinë e objektivave, reformave e masave, të gjitha të lidhura e që ushqejnë arritjen e objektivit përgatitjes së vendit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Anëtarësimi në Bashkimin Evropian kërkon plotësimin e kritereve politike, kritereve ekonomike dhe plotësimin e standarteve evropiane në një numër të gjerë fushash e sektorësh. Programi i Qeverisë së Integrimit Evropian përcakton objektivat parësore dhe reformat e masat për arritjen e qëndrueshme të tyre.
Forcimi i demokracisë, i zbatimit të ligjit dhe garantimi i të drejtave themelore mbështeten në vazhdimin e reformave të mëdha institucionale e ligjore, forcimin e kapaciteteve menaxhuese e administrative, modernizimin e shtetit, rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë publike, të cilat së bashku përbëjnë drejtimin më prioritar të angazhimeve reformuese të Qeverisë së Integrimit Evropian.Zhvillimi ekonomik i shpejtë, i qëndrueshëm dhe i balancuar kërkon arritjen e standarteve evropiane të tregut të lirë e konkurrencës së ndershme dhe mobilizimin e përdorimin efiçient të burimeve publike e private në funksion të këtij modeli zhvillimi. Zhvillimi ekonomik dhe punësimi janë baza e mirëqënies shoqërore dhe e reduktimit të ndjeshëm të varfërisë. Politikat ekonomike, fiskale e sektoriale të Qeverisë së Integrimit Evropian adresojnë dhe mundësojnë arritjen e këtyre synimeve. Integrimi  dhe zhvillimi kërkon dhe mbështetet në burimin njerëzor. Në veçanti, arsimimi masiv e cilësor në nivelet evropiane është kusht bazë dhe do mbështetet nga vazhdimi i reformave arsimore dhe alokimi gjithnjë e më i lartë i burimeve financiare të përcaktuara në program. Reformat e sistemit shëndetësor, të mbetura relativisht mbrapa, janë një tjetër drejtim prioritar i programit të Qeverisë së Integrimit Evropian.Nga zhvillimi dhe integrimi i Shqipërisë duhet dhe mund të përfitojnë të gjithë shqiptarët. Ndaj dhe programi i Qeverisë së Integrimit Evropian merr tipare të forta të mbështetjes aktive, solidaritetit social dhe drejtësisë sociale. Çdo kategori sociale apo individ do të gëzojë mbështetje në mënyrë që të përfshihet e të bëhet pjesë e rrugës tonë drejt Evropës.Integrimi Evropian i Shqipërisë, tashmë anëtare edhe e NATO-s, kërkon forcimin në vazhdimësi të rolit konstruktiv e kontributiv të Shqipërisë për Paqen, Prosperitetin dhe Sigurinë Globale e në veçanti në rajonin tonë të Ballkanit. Maxhoranca dhe Qeveria e saj e Integrimit Evropian angazhohen të vazhdojnë rrugën e suksesshme dhe tepër pozitivisht të vlerësuar të Shqipërisë në këtë drejtim e ta zhvillojnë atë më tej duke rritur besimin e partnerëve tanë evropianë për seriozitetin, rëndësin dhe përkushtimin e Shqipërisë ndaj vlerave të qytetërimit e demokracisë.Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një proçes i gjithanshëm, i përditshëm dhe i vazhdueshëm. Ai kërkon menaxhim të përgjegjshëm e të përkushtuar, ndershmëri raportuese, aftësi negociuese, inteligjencë lobuese. Ndaj forcimi i kapaciteteve, koordinimi i rolit dhe detyrave të institucioneve shtetërore, përfshirja e harmonizuar e faktorëve politike e shoqërore në këto proçese janë drejtime që adresohen në Programin e Qeverisë së Integrimit Evropian.Programi i Qeverisë së Integrimit Evropian është bazuar në konvergjencën e programeve elektorale të forcave përbërëse politike, është në harmoni me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim si dhe ka reflektuar vlerësimet dhe sugjerimet e partnerëve tanë ndërkombëtare dhe angazhimet e përbashkëta të ndërmarra, në veçanti ato të raportit të progresit të Komisionit Evropian dhe të detyrimeve dhe angazhimeve të ndërmarra në kuadrin e marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.
Programi i Paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë nga Qeveria e Integrimit Evropian është i hapur për kontributet e deputetëve, në veçanti të opozitës, si dhe të të gjithë faktorëve e aktorëve të shoqërisë shqiptare. Pasurimi i tij, përgjatë diskutimeve parlamentare por edhe jashtëparlamentare, është më shumë se i mirëpritur dhe do të gjejnë pasqyrimin e tyre të duhur në programin përfundimtar.
Â
Maxhoranca dhe Qeveria e Integrimit Evropian angazhohen për zbatimin e plotë të këtij programi, do të jenë tërësisht të hapura dhe do të nxisin monitorimin e vlerësimin e performancës zbatuese nga çdo aktor politik e shoqëror i interesuar si dhe nga partnerët tanë evropianë.
Â
Maxhoranca dhe Qeveria e Integrimit Evropian besojnë se pavarësisht nga interesat e ndryshme politike, programi i paraqitur do të gëzojë mbështetjen e të gjithë faktorëve dhe aktorëve realisht të interesuar e të angazhuar në zhvillimin dhe integrimin e vendit përgjatë zbatimit të tij. Qevëria ka bindjen se ajo dhe programi i saj do të gjejnë, si gjithnjë mbështetjen e Bashkimit Evropian e vendeve anëtare, Shteteve të Bashkuara të Amerikës e të partnerëve të tjerë të Shqipërisë.
II. OBJEKTIVAT DHE REFORMAT KRYESORE TË QEVERISË SË INTEGRIMIT EVROPIAN II.1. FORCIMI I DEMOKRACISË DHE SHTETIT LIGJOR. ARRITJA E STANDARTEVE TË PRAGUT TË ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIANShqipëria ka bërë progres thelbësor në forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor. Progresi i arritur mundësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, përmbylljen e proçesit të ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe afrimin e perspektivës së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Â
Progresi është matur dhe vlerësuar nga institucione ndërkombëtare tërësisht objektive dhe jashtë çdo paragjykimi. Në veçanti progres raportet e përvitshme të Komisionit Evropian si edhe raportet monitoruese e vlerësuese të Qeverisë Amerikane apo të institucioneve të tjera si OSBE, Këshilli i Evropës, Banka Botërore, Transparenca Internacional etj kanë evidentuar me indikatorë të matshëm progresin e arritur.
Â
Nga një vend i kategorisë "shteti i dobët" disa vite më parë, Shqipëria është tashmë një vend me demokraci dhe ligj të standarteve të vendeve të NATO-s dhe të pragut të kandidatit për anëtar në Bashkimin Evropian.
Â
Progresi i arritur është një bazë solide e garanci se në pak vite Shqipëria mund të bëjë hapa të tjerë përpara në arritjen e standarteve të pranueshme për Bashkimin Evropian. Ky është edhe synimi i Qeverisë së Integrimit Evropian.
Â
Ndaj, reformat e mëdha demokratizuese dhe ligjore do të vazhdojnë të përbejnë një nga drejtimet më prioritare të programit dhe përpjekjeve të qeverisë. Qeveria do të vazhdojë këto reforma të nisura me qëllim që të arrihen nivelet më të larta të drejtësisë dhe shkallës së zbatimit të ligjit, të luftës kundër krimit e korrupsionit, të sigurisë së kufijve, të garancive të të drejtave themelore të njeriut si kushte të progresit të vendit, të liberalizimit të vizave dhe fitimit të statusit të vendit kandidat për Bashkimin Evropian.
Â
Të gjitha këto reforma e kanë të domosdoshme kontributin e opozitës, ndaj maxhoranca dhe Qeveria e saj e Integrimit Evropian mirëpresin një kontribut të tillë.
II.1.1. PËRSOSJA E SISTEMIT DHE ADMINISTRIMI ZGJEDHOR. KUVENDI.Â
Zgjedhjet e 28 qershorit 2009 shënuan: "...një progres të qënësishëm...";Â "...plotësuan angazhimet kryesore të OSBE..." "vlerësimi i përgjithshëm për këto zgjedhje është pozitiv..."; "...nuk pati prova për parregullsi në numërimin e votave, as edhe në manipulimin e rezultateve." Këto janë disa nga vlerësimet e Raportit përfundimtar i OSBE/ODHIR.
Â
Me zgjedhjet e 28 qershorit 2009, Shqipëria ka lënë pas njëherë e përgjithmonë kohën e zgjedhjeve të manipuluara dhe legjitimitetit të cënuar të institucioneve të dala prej tyre. Ato janë një fitore e demokracisë, fitore e shqiptarëve.
Reforma e sistemit zgjedhor dhe e administrimit të zgjedhjeveÂ
Megjithatë maxhoranca dhe qeveria është e vendosur të vazhdojë anagzhimet drejt arritjes së standarteve më të larta të zgjedhjeve dhe administrimit zgjedhor.
Â
Maxhoranca është e gatshme që të ndërmerren:
Â
modifikime të pranuara konsensualisht mbi sistemin aktual zgjedhor të tilla që eliminojnë trajtimet e pabarabarta, diskriminative dhe paragjykuese ndaj subjekteve politike.Â
përmirësime të administrimit zgjedhor të tilla që eliminojnë politizimin e panevojshëm dhe/ose krijon shanse të barabarta mes subjekteve politike në administrimin e monitorimin e zgjedhjeve.Â
Ndërkaq, vazhdimi i modernizimit të teknologjisë zgjedhore dhe përdorimi masiv i mjeteve elektronike të informimit e komunikimit mbetet një drejtim prioritar i modernizimit të administrimit e monitorimit zgjedhor që do të mbështetet nga Qeveria me fonde të mjaftueshme.
Kuvendi, institucioni i përbashkët i maxhorancës dhe opozitës në shërbim të progresit të vendit dhe anëtarësimit në Bashkimin EvropianÂ
"Kuvendi ka konsoliduar më tej rolin e tij si fokus i debatit politik" theksohet në raport-progresin e Komisionit Evropian të vitit 2008.
Â
Maxhoranca është e bindur dhe e vendosur që Kuvendi të vazhdojë të forcojë rolin e tij kushtetues ku diskutohen politikat dhe vendosen ligjet, ku jep llogari qeveria dhe bëhet transparencë për publikun e gjerë e dëgjohen pa diskriminim grupet e interesit.
Â
Maxhoranca është e vendosur:
Â
të kufizojmë imunitetet, të shtojmë fondet dhe mjetet në dispozicion e modernizojmë e forcojmë administratën në shërbim të Kuvendit por edhe të shkurtojmë privilegjet e pamerituara dhe shpenzimet e padobishme, të rrisim mundesitë e opozitës për të diskutuar dhe monitoruar qeverinë e për të kontribuar në reformat e mëdha, të hapim më shumë proçesin parlamentar për publikun.Â
Maxhoranca është e gatshme të diskutojë e bashkëpunojë me opozitën për të gjetur rrugë, mënyra e mjete për një forcim të roleve të Kuvendit, të opozitës dhe të çdo deputeti. Ne mirëpresim që opozita të vijë sa më shpejt në Kuvend dhe të luajë rolin e saj të pazëvendësueshëm në arritjen e këtyre synimeve.
II.1.2. SIGURIA PUBLIKE DHE DREJTËSIA. FORCIMI DHE EFIKASITETI I SISTEMIT TË RENDIT PUBLIK DHE DREJTËSISË.Â
Vazhdimi i reformavet në sistemin e institucioneve e ligjeve që garantojnë rendin, sigurinë publike dhe të drejtat kushtetuese do të përbëjë prioritetin e prioriteteve të maxhorancës dhe Qeverisë së Integrimit Evropian.
Rendi dhe siguria publike dhe individuale. Parandalimi dhe zbulimi i krimeve. Fuqizimi i mëtejshëm i strukturave të rendit dhe sigurisë publike.Â
Fuqizimi e modernizimi i strukturave të Policisë së Shtetit si dhe të institucioneve të tjera me rol në rendin dhe sigurinë publike do të vazhdojë me ritëm të lartë e do të mbështetet me burime të konsiderueshme.
Â
Koha ka treguar se këto reforma të nisura e të avancuara kanë dhënë rezultate mjaft të vlerësuara. Treguesit e kriminalitetit kanë rënë ndjeshëm këto vite duke qenë më të ulta se mesatarja e treguesit të kriminalitetit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa janë rritur treguesit e zbulueshmërisë dhe ndëshkueshmërisë së autorëve të krimeve, individuale apo të organizuar.
Â
Rritja e shkallës së profesionalizimit, motivimit, ndershmërisë së personelit, modernizimi teknologjik, përmirësimet organizative nëpërmjet njësive të specializuara, rritja e shkallës së ndërveprimit të integruar brënda strukturave të policisë dhe mes saj e institucioneve të tjera, rritja e shkallës së bashkëpunimit me institucionet e specializuara ndërkombëtare si dhe rritja e besimit e bashkëpunimit me publikun e komunitetet përbëjnë drejtimet bazë të këtyre reformave e masave të qeverisë në këto struktura.
Â
Qeveria do të vazhdojë angazhimin maksimal "me zero tolerancë ndaj krimit", duke kuptuar në radhë të parë krimin e organizuar, trafiqet e korrupsionin. Në vazhdim të luftës sonë ndaj trafiqeve e drogave, Shqipëria do vazhdojë të mbajë në fuqi moratorumin për skafet.
Â
Ndërkaq, një vëmendje më e madhe do t'iu kushtohet edhe krimeve të tjera si krimet ndaj pronës, krimi në familje, gjakmarrjes, lidhur me të cilët do të kombinohen më mirë masat parandaluese me ato ndëshkuese.
Â
Synimi ynë është që treguesi i kriminalitetit në Shqipëri të ulet edhe më shumë dhe Shqipëria të bëhet së shpejti një nga vendet më të sigurta në Evropë për jetën dhe pronën e shqiptarëve dhe çdo vizitori.
Â
Problemi i rëndë i numrit të lartë të aksidenteve rrugore do të adresohen me një sistem kompleks masash që përfshijnë detyra edhe për policinë e shtetit por që kryesisht do të adresohen me instrumente të tjera që japin rezultatet më të mëdha e më të qëndrueshme në kohë si përmirësimi i infrastrukturës rrugore, siguria e mjeteve të transportit, edukimi i vazhdueshëm dhe masiv.
Â
Vazhdimi i reformave në sistemin e drejtësisë si garanci për gëzimin i e të drejtave dhe forcën e shtetit ligjor.Â
Reformat e gjëra të nisura me opozitën në sistemin e drejtësisë, në veçanti të gjykatave e prokurorisë, janë vënë pjesërisht në rrugën e zbatimit. Maxhoranca vlerëson me pozitivitet të lartë bashkëpunimin me opozitën në legjislaturën e kaluar lidhur me reformën në drejtësi ku spikasin përmirësimet në organizimin dhe funksionimin e gjykatave, organizimi dhe funksionimi i prokurorisë etj.. Por gjithashtu ne shprehim keqardhje që disa elemente thelbësore të kësaj reforme, si psh. Gjykatat Administrative, kanë mbetur pezull për shkak të mungesës së konsensusit opozitar.
Â
Maxhoranca shpreson dhe uron që opozita të vijë në Kuvend dhe të bashkëpunojë për kompletimin e kuadrit të domosdoshëm ligjor për reformën e drejtësisë si dhe të kontribuojë bashkë me maxhorancën që institucionet e gjyqësorit që burojnë nga Kushtetuta dhe Ligji të përformojnë në përputhje me përcaktimet kushtetuese e ligjore, në pavarësi por edhe përgjegjshmëri e ndershmëri, dhe efektivitet siç edhe kërkohen nga publiku shqiptar.
Â
Pavarësia, përgjegjshmëria, ndershmëria dhe efektiviteti i drejtësisë shqiptare janë parimet bazë të mirëfunksionimit të pushtetit të tretë, garantit të drejtave. Ndërsa progresi në pavarësi është i padiskutueshëm, përgjegjshmëria, ndershmëria dhe efektiviteti mbeten thellësisht të cënuara.
Â
Maxhoranca dhe Qeveria e Integrimit Evropian, brenda kompetencave të tyre, do të vazhdojnë të kryejnë detyrat lidhur me reformën e sistemit të drejtësisë:
Â
Përmirësimi i infrastrukturës e teknologjisë së informacionit mjeteve operative e mjediseve në dispozicion të sistemit e gjykatave e prokurorisë, rritja e pagave të gjyqtarëve e prokurorëve janë të domosdoshme dhe do të plotësohen me shpejtësi nga Qeveria.Â
Forcimi i përmbarimit shtetëror dhe nxitja e shfrytëzimit e mundësive për shërbimin privat përmbarimor, nxitja e formave alternative të ndërmjetësimit dhe arbitrimit, përmirësime të përshtatshme të kodeve ligjeve materiale e proçeduriale civile, penale e administrative, përmirësime ligjore mbi rolin e avokatisë, noterisë, ekspertizave sektoriale, përmirësimit deri në standartet evropiane të kushteve të sistemit të vuajtjes së dënimit apo edhe përmirësimet në sistemin e arsimit të lartë juridik e masivizimi i edukimit ligjor të shoqërisë do të përbëjnë drejtime të tjera të rëndësishëm të reformave e masave me efekte pozitive të drejtpërdrejta dhe/ose dytësore në performancën e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.Â
Gjithashtu, ne vlerësojmë se janë të domosdoshme kontributet e opozitës si dhe mobilizimi dhe përkushtimi i vetë trupës së gjyqësorit dhe organeve kushtetuese që realizojnë vetëadministrimin dhe vetëkontrollin e këtij sistemi.
Garantimi dhe zhvillimi i të drejtave themelore të individit. Prona. Liria e Informimit. Harmonia Fetare. Te drejtat e minoriteteveÂ
Shqipëria ka bërë progres në rritjen e shkallës së realizimit praktik të të Â drejtave themelore të individit duke rritur edhe shkallën e zbatimit të përcaktimeve kushtetuese dhe ligjore. Por arritja e standarteve evropiane kërkon më shumë reforma dhe më shumë përpjekje për arritjen e standarteve evropiane. Në veçanti:
Â
Qeveria do të vazhdojë reformën e nisur të garantimit dhe gëzimit të të drejtave të pronës. Përmirësimet ligjore dhe ato administrative, përdorimi i teknologjisë se informacionit, eliminimi ligjor i abuzimeve me pronat si dhe realizimi në shkallë gjithnjë e më të lartë të proçesit të kthimit e kompensimit të pronave do të përbëjnë drejtimet bazë të reformës pronësore. Suksesi i reformës pronësore është jo vetëm një e drejtë individuale por edhe një kusht për vetë zhvillimin ekonomik dhe harmoninë sociale të vendit.
Â
E drejta e informimit, e organizimit dhe e shprehjes do të realizohen në shkallë më të lartë. Qeveria angazhohet për transparencë maksimale, respektim të lirisë së medias, për një proçes proaktiv informimi dhe llogaridhënie, për mbështetjen e veprimtarisë së shoqërisë civile duke respektuar pavarësinë e saj. Shqipëria do të vazhdojë të jetë vendi i stardartit unik në Evropë dhe botë ku administrata nuk mund të ngrejë padi civile apo penale ndaj mediave pavarësisht çfarë botojnë ndaj zyrtarëve.
Â
Qeveria mbështet dhe bashkëpunon me komunitetet fetare dhe respekton tërësisht lirinë e besimeve fetare. Qeveria angazhohet në zbatimin e marrëveshjeve me komunitetet e mëdha fetare si dhe gjetjen e hapësirave të reja bashkëpunimi e në veçanti tejçimin e kulturës shqiptare te harmonisë, bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërfetar si një vlerë e çmueshme e qytetërimit dhe që kombi shqiptar i ofron Evropës dhe botës.
Â
Qeveria do të vazhdojë të realizojë në shkallë gjithnjë e më të lartë të drejtat e minoriteteve. Minoritetet, që sot janë të përfaqësuara më mirë se më parë në këtë parlament, gëzojnë të gjitha liritë dhe të drejtat e garantuara nga dokumenta ndërkombëtare që ka firmosur Shqipëria. Një vëmëndje të përqëndruar Qeveria do të dëshmojë për komunitetin Romë - Egjiptian. Anëtarësimi i Shqipërisë në Dekadën e Romëve dhe Egjiptianëve, dëshmon angazhimin tonë për fokusimin më të madh në strehimin, punësimin, shkollimin e tyre.
Shqipëria, partnere e Rendit, Sigurisë Publike dhe Drejtësisë EvropianeÂ
Arritja e standarteve evropiane të rendit, sigurisë e drejtësisë janë kushte bazë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Sistemi i rendit dhe drejtësisë shqiptare gjithnjë e më shumë do të jetë pjesë përbërëse e atij Evropian. Përafrimi dhe integrimi po përparojnë në shumë drejtime.
Â
Në veçanti bashkëpunimi i integruar në hetimin e krimeve ndërshtetërore apo në sigurinë e kufijve ka njohur zhvillime mjaft pozitive. Shqipëria nuk është më "streha e sigurtë" e kriminelëve. Kufijtë e Shqipërisë janë bërë gjithnjë e më të sigurtë edhe për Evropën.
Â
Qeveria do të vazhdojë të mbështesë këto zhvillime në mënyrë që të realizohen të gjitha kërkesat e Planit të Veprimit dhe Strategjisë së Menaxhimit të Integruar të Kufijve si dhe çdo kërkesë tjetër që lidhet me çështjen e liberalizimit të vizave në hapësirën Shengen. Progresi i arritur dhe mesazhet konfirmuese që kemi marrë nga partnerët tanë evropianë, që ja jep besimin e palëkundur ky objektiv madhor, do të arrihet.
Â
Në periudhën afatmesme 2-3 vjeçare reformat në vazhdim do të shënojnë arritje të tjera drejt vlerësimit të Shqipërisë si një partner kyç dhe efektiv në garantimin e të drejtave themelore, të sigurisë publike dhe ligjit jo vetëm për Shqipërinë e shqiptarët por edhe për evropën dhe qytetarët e saj.
Â
Shqipëria është tashmë një vend garantues i sigurisë evropiane.
II.1.3. QEVERISJE EFEKTIVE, TRANSPARENTE DHE NË SHËRBIM TË QYTETARËVE. VAZHDIMI I REFORMIMIT TË ADMINISTRATËS QËNDRORE E VENDORE. ADMINISTRATE NE DIETE.Â
Dega ekzekutive e pushtetit ka pësuar transformimet më të mëdha pozitive në këto vite. Shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve dhe efektiviteti më i lartë në kryerjen e detyrave janë arritur nëpërmjet organizimit më të përshtatshëm, forcimit të kapaciteteve, rritjes së cilësisë së burimit njerëzor, përdorimit në rritje të teknologjisë së informacionit, forcimit të inspektimit të brendshëm dhe të jashtëm, rritjes së lartë dhe balancimit të pagave, rritjes së shkallës së informimit, konsultimit e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe grupeve të interesit në proçeset administrative e politikëbërëse.
Â
Gjithsesi mbetet e nevojshme një vazhdim me ritme të rritura të këtyre reformave në mënyrë që të arrihen standartet evropiane të administratës publike e të proçesit administrativ.
Vazhdimi i reformave në administratën qëndrore. Administratë e vogël dhe efiçienteÂ
Qeveria do të vazhdojë reformat organizative në administratën qëndrore bazuar në një administratë të vogël por efiçiente.
Â
Forcimi i koordinimit dhe ndërveprimit brënda dhe ndër institucional përbën një drejtim parësor si në formulimin e politikave ashtu edhe në zbatimin e detyrave dhe/ose kryerjen e shërbimeve.
Â
Për këtë qëllim do të vazhdojë reforma e nisur e organizimit të sistemeve ministrore sipas ndarjeve funksionale të roleve politikëbërëse, shërbimofruese, rregullatoro/inspektuese si dhe e përcaktimit më të qartë të kompetencave dhe përgjegjësive organizative të njësive përbërëse. Delegimi nga lart-poshtë si dhe bashkëpunimi horizontal ndërinstitucional përbëjnë dy parime bazë të përmirësimeve organizative.
Â
Qeveri e vogël, eficiente dhe në dietë - është zotimi ynë solemn para qytetarëve shqiptarë. Ndaj do të reduktohet administrata me 10% dhe shpenzimet administrative 25%.
Vazhdimi i delegimit të kompetencave në qeverisjen vendore. Demokracia dhe përgjegjshmëria vendore.Â
Qeveria do të vazhdojë të zbatojë reformën e decentralizimit të kompetencave drejt njësive të qeverisjes vendore. Autonomia vendore, një parim bazë e shtetit edhe në modelin evropian të qeverisjes do të zgjerohet e forcohet më tej. Modeli shqiptar i autonomisë vendore, i vlerësuar si i suksesshëm do të vazhdojë të bazohet në delegimin proporcional e të balancuar të përgjegjësive me burimet dhe mjetet.
Â
Ndërkaq, forcimi i demokracisë vendore, rritja e shkallës së ndërgjegjësimit të komuniteteve vendore dhe afërsia me vendimmarrjen do kontribuojnë në rritjen e shkallës së përgjegjësisë dhe performancës së qeverisjes vendore.
Â
Maxhoranca dhe Qeveria e Integrimit janë të hapura për të bashkëpunuar me opozitën dhe komunitetin e të zgjedhurve vendore lidhur me përmirësime të mundëshme të organizimit territorial dhe administrative të qeverisjes vendore bazuar në parimet kushtetuese dhe ato të kartës evropiane të vetëqeverisjes vendore.
Formësimi i një administrate civile në standartet evropiane.Rritja e cilësisë së burimit njerëzor në administratën shtetërore, qëndrore e vendore, rritja e shkallës së profesionalizim, përgjegjshmërisë dhe motivimit të nëpunësve është të jetë i rëndësishëm. Shqipëria Evropiane kërkon administrate dhe nëpunës të cilësive evropiane.
Â
Reformat në sistemin e të rekrutimit, vlerësimit të performacës, garancive, incentivave dhe masave ndëshkimore do të përmirësohen dhe do të zbatohen në një shkallë gjithnjë e më të lartë dhe do të përfshijnë segmente gjithnjë e më të gjera të administratës shtetërore.
Â
Një vëmendje të veçantë qeveria do t'i kushtojë tërheqjes së individëve me shkollimin më të mirë dhe eksperiencën më të pasur në administrimin publik nëpërmjet incentivave dhe mjeteve të përshtatshme për "rifitimin e trurit". Qeveria do të konsiderojë gjithashtu ngritjen e Universitetit të Administrimit Publik.
Përmirësimi i cilësive të proçesit administrativ në funksion të cilësisë së shërbimeve dhe të të drejtave të qytetarëve.Përmirësimi i cilësisë së proçesit administrativ, në veçanti ato të lidhura me informimi, dëgjimi i palëve të interesuara, e drejta e ankimit administrativ, si dhe konsultimi e pjesëmarrja në vendimmarrje janë standarte të rëndësishme për tu arritur. Përmirësimet ligjore që do të adoptohen do të zbatohen nëpërmjet trajnimeve, përhapjes së kulturës administrative si dhe përdorimit të mjeteve të teknologjisë së informacionit.
II.1.4. SHQIPËRIA DIXHITALE. TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT NË SHËRBIM TË DEMOKRACISË, LIGJIT, DREJTËSISË DHE QEVERISJES.Â
Përdorimi i teknologjisë së informacionit në vitet e fundit tregon dobinë e lartë publike të këtyre mjeteve dhe mbështetjen që ato i japin rritjes së cilësisë dhe efektivitetit në kryerjen e funksioneve publike.
Â
Sistemet elektronike të regjistrimit e proçedimit administrativ në regjistrimin e liçencimin e bizneseve, kryerjen e prokurimeve publike, pagesën e taksave, regjistrin civil apo marrjen e dëshmisë së penalitetit kanë rritur ndjeshëm aksesin, lehtësinë, transparencën dhe kanë ulur kostot e marrjes së këtyre shërbimeve nga qytetarë dhe bizneset.
Â
Qeveria vëren se skepticizmi që shoqëroi këto nisma të saj në hapat e para të tyre tani është kapërcyer. Shqipëria Dixhitale nuk është me slogan por një realitet në formësim.
Â
Ndaj, Qeveria e Integrimit Evropian është e vendosur të kalojë në fazën e përdorimit masiv të teknologjisë së informacionit nga të gjithë institucionet shtetërore të të gjitha degëve e niveleve qoftë lidhur me proçeset e brëndshme vendimmarrëse e operative ashtu edhe në shërbimet direkte për qytetarët dhe subjektet.
Â
Përdorimi masiv i teknogjisë së informacionit do të bazohet në modelin e ngritjes së rrjeteve të integruara e me të gjitha garancitë e sigurisë së ruajtjes dhe proçesimit të informacionit sipas përcaktimeve ligjore të të drejtës së informimit, mbrojtjes së të dhënave personale e informacionit të klasifikuar. Gjithashtu do të përdoret në shkallë të lartë modeli i sporteleve elektronike me një ndalesë si dhe lehtësia në përdorim dhe aplikim on-line.
Â
Zbatimi i kësaj faze, kombinuar me investimet masive të teknologjisë së informacionit të sistemin arsimor e bëjnë shtetin nxitësin kryesor të rritjes së shkallës së përdorimit të këtij instrumenti nga e gjithë shoqëria dhe tregu dhe e kalojnë Shqipërinë shumë shpejt në bashkësinë e vendeve me shkallë të lartë të modernizimit dhe dixhitalizimit të përdorimit të kësaj teknologjie.
 II.1.5. RRITJA E BESUESHMËRISË SË QYTETARËVE TEK SHTETI. REDUKTIMI I KORRUPSIONIT. PARANDALIMI DHE NDËSHKIMI.Lufta kundër korrupsionit ka qënë kryefjala e katër vjetëve të shkuara. Qeveria drejtoi një aksion të balancuar parandalues dhe ndëshkues për çdo praktikë, për çdo rast dhe çdo individ të korruptuar. Si rezultat i këtij aksioni Qeveria u konfirmua si kampione e reformave antikorrupsion dhe Shqipëria, nga 24 vëndet më të korruptuara të botës në vitin 2005, la mbrapa më shumë se 95 vënde të botës dhe u rendit ne 10 vendet e para te suksesit ne luften kunder korrupsionit.
Â
Edhe në ketë mandat të dytë, Qeveria do ta ketë luftën kundër korrupsionit prioritet të sajin me synimin e qartë - ta nxjerrim përfundimisht Shqipërinë nga harta e korrupsionit. Me reformat tona orientohen dhe marrin për bazë reformat, normat dhe modelet e 20 vendeve më pak të korruptuara të botës per t'u bere sa me shpejt pjese e ketij grupi vendesh.
Parandalimi nëpërmjet reformave, balancimit të pushtetit dhe transparencës së vendimmarrjesÂ
Parandalimi i korrupsionit është metoda që jep rezultate të ngadalta por të qëndrueshme. Parandalimi do të mbështetet në radhe nga tërësia e reformave të forcimit e modernizimit institucional e ligjor si dhe ato të zhvillimit ekonomik.
Â
Reformat institucionale dhe sektoriale do të kenë në çdo rast objektiv edhe reduktimin e hapësirave për korrupsion nëpërmjet ndarjes dhe balancimit të pushtetit vendimmarrës, dhe e përgjegjshmërive të zyrtarëve. Me prioritet janë reformat në sektorët me problematike si sistemi gjyqësor, lejet e ndërtimit, shëndetësia, shërbimet lidhur me pronat, tatimet, doganat.
Â
Rritja e transparencës së vendimmarrjes dhe e llogaridhënies vertikale dhe tek publiku janë mjetet e tjera të rëndësishme që do të përdoren në parandalimin e korrupsionit.
Â
Qeveria do të mbështesë çdo reformë konsensuale për plotësimin e kuadrit ligjor dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për të garantuar transparencë të financimeve të veprimtarive të partive politike dhe të fushatave zgjedhore.
Â
Ministritë dhe institucionet në varësi të tyre do të zhvillojnë, përmirësojnë dhe vënë në zbatim Kodet e Etikës dhe do të mobilizojnë burimet e nevojshme për t'i bërë ato instrumente efektiv të krijimit të një kulture dhe mentaliteti evropian në administratë, si dhe në gjithë operatorët privat që shërbejnë ne emër dhe me burimet e qeverisë.
Â
Qeveria do të ndërmarë çdo nismë për të përcjellë frymën tonë të ndershmërisë dhe integritetit, si dhe do të zgjerojë mbështetjen financiare e bashkëpunimin me institucionet e Kontrollit të Shtetit, Prokurorisë, Inspektoriatit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive lidhur me parandalimin e hapësirave korruptive.
Ndëshkimi ligjor i rasteve korruptiveÂ
Reformat sektoriale për reduktimin mundësive për korrupsion do të jenë të shoqëruara me shtimin e mbështetjes dhe programeve konkrete që synojnë rritjen e forcës goditëse të institucioneve të inspektimit, hetimit dhe dënimit të rasteve korruptive.
Â
Për këtë qellim dhe në radhë të parë do të ngushtohet imuniteti dhe do të reduktohen privilegjet e zyrtarëve të lartë të të gjtha pushteteve. Për maxhorancën tone nuk ka imunitet ndaj akuzës për korrupsion.
Â
Prandaj dhe në kuadrin e zvogëlimit të shpenzimeve, abuzimeve, muajin e parë të këtij parlamenti, ne do të sjellim për miratim ligjin për heqjen e disa privilegjeve të pamerituara të administratës dhe institucioneve shtetërore. Vetëm me këtë ligj, i cili përcakton të drejtën për targa zyrtare vetëm për drejtuesit e institucioneve kushtetuese dhe bonuset për transportin për funksionarët dhe zyrtarët e tjerë të shtetit, mënyrën e administrimit të mjeteve të transportit nga administratat dhe instituonet shtetërore, kursehen mbi 35 milionë dollar në vit në rrafshin financiar, por dhjetra herë më shumë fitohet në rrafshin etiko-moral të qeverisjes, duke shkëputur administratën e sistemit demokratik nga trashëgimia e nomenklaturës së vjetër komuniste.
Â
Qeveria do të shtoje burimet financiare për forcimin e kapaciteteve të institucioneve të kontrollit të brendshëm administrative e financiar. Përmirësimi i metodikave të punës dhe mjeteve të nevojshme për hetimin e korrupsionit, si dhe garantimi i koordinimit me institucionet në varësi të qeverisë për të rritur efikasitetin e zbulimit të korrupsionit.
Â
Bashkëpunimi me trupat e jashtme inspektuese dhe/ose zbuluese është jetik për forcimin e integritetit të institucioneve, prandaj qeveria mbetet e angazhuar plotësisht për të konsideruar me seriozitet maksimal rezultatet e kontrolleve të jashtme, si nga Kontrolli i Lartë i Shtetit apo nga vetë Kuvendi. Ne gjithashtu do te fuqizojme me tej kompetencat inspektuese te Inspektoriatit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive.
Â
Agjensitë e specializuara qeveritare të rendit, financave etj, do të zgjerojnë bashkëpunimin me Prokurorinë për hetimin dhe vënien para drejtësisë të rasteve të korrupsionit. Njësitë e Përbashkëta Hetimore kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik në qarqet kryesore do të ngrihen dhe konsolidohen mbi përvojën dhe praktikat më të mira dhe do të mbështeten me metodikat dhe mjetet e nevojshme për të siguruar efektivitet të lartë në ndëshkimin e   korrupsionit.
Bashkëpunimi me shoqërinë në luftën kundër korrupsionitÂ
Qeveria do të vazhdojë me të njëjtin seriozitet bashkëpunimin me qytetarët dhe me shoqërinë civile. Agjensia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile do të ketë burime në rritje për të financuar projektet e shoqërisë civile që kanë për synim luftën kundër korrupsionit, mbikqyrjen e veprimtarisë së institucioneve dhe thellimin e transparencës.
Â
Qeveria do te angazhohet ne partneritet me biznesin dhe organizatat përfaqësuese te tij për te ngritur infrastrukturën e rregullave dhe ligjeve që do të parandalojnë korrupsionin në sektorin privat, veçanërisht në sektorin bankar dhe atë të drejtimit/menaxhimit të korporatave dhe shoqërive aksionere.
Â
Në respekt të plotë të autonomisë lokale, qeveria do të ndërmarë nisma konkrete për të nxitur dhe mbështetur përpjekjet dhe reformat që synojnë reduktimin e praktikave korruptive në qeverisjet vendore, ku shpërndahen një pjesë e rëndësishme e shërbimeve për publikun.
II.2. ZHVILLIMI I SHPEJTË I QËNDRUESHËM DHE I BALANCUAR EKONOMIKISHT. NISMA E LIRË DHE PUNËSIMI ÂVitet e fundit shënuan një zhvillim të shpejtë ekonomik të gjithanshëm të Shqipërisë. Rritja ekonomike vjetore kaloi nga 5% në vitin 2005 në 8% në vitin 2008; investimet e huaja vjetore janë thuajse katërfishuar në krahasimin e këtyre dy viteve dhe po kështu janë rritur edhe ato private vendase; eksportet shënuan ritmet më të larta rritjeje se ato të importeve përgjatë 2006-2008; u rrit me ritme shumë te larta turizmi si dhe filloi rritja me ritme me mbi 3% i sektorit te bujqësisë nga 1% që ishte niveli i rritjes së këtij sektor në 4 vite me pare. Rritja ekonomike mundësoi krijimin e rreth 80 mijë vëndeve të reja të punës si dhe me mijëra qytetarë krijuan bizneset e tyre të reja.
Â
Zhvillimet ekonomike pozitive të Shqipërisë janë vlerësuar nga institucionet ndërkombëtare të specializuara. Fuqia konkurruese e ekonomisë shqiptare u ngrit me 12 vënde në shkalle botërore dhe ajo tashme konsiderohet një ekonomi që ka kaluar nga stadi më i ulet i zhvillimit që bazohet tek faktorët bazë në stadin e mesëm ku zhvillimi bazohet tek rritja e efiçiencës. Shqipëria është klasifikuar në vendin e 57 lidhur me lirinë ekonomike dhe në vendin e 82 të lidhur me bërjen biznes.
Performanca pozitive e ekonomisë shqiptare u vërejt edhe përgjatë vitit 2009, ku me gjithë efektet e krizës botërore, një nga më të rëndat e njohura nga njerëzimi, Shqipëria vazhdoi të mbajë ritme pozitive rritëse, me gjasa që të jenë në nivelin mesatar ndersa investimet e huaja vetem per 6 muajt e pare te ketij viti ishit 59% me te larta se e njejta periudhe e vitit 2008.
Â
Suksesi i ekonomisë shqiptare i dedikohet energjisë krijuese dhe kurajos investuese të biznesit por ai gjithashtu i dedikohet reformave të mëdha ekonomike, fiskale dhe institucionale të qeverisen që përmirësuan ndjeshëm klimën e biznesit, inkurajuan investimet private, reduktuan kostot e burokracisë e korrupsionit, vendosën lehtësinë dhe drejtësinë fiskale, hapen tregjet dhe forcuar konkurrencën e ndershme.
Â
Kjo performance i dedikohet gjithashtu investimeve të mëdha publike në infrastrukturën publike dhe inkurajimin e partneritetit publik-privat nëpërmjet konçensioneve dhe privatizimeve në sektorët kryesorë të ekonomisë.
Â
Qeveria e Integrimit Evropian synonë Shqipëria të kalojë sa më shpejt efektet e krizës botërore mbi ekonominë shqiptare dhe t'i rikthehet ritmeve të larta të rritjes ekonomike që në vitin 2010. Vetëm një rritje e shpejtë ekonomike do të mundësojë punësimin e 160 mijë qytetarëve.
Â
Për këtë qellim Qeveria do të përfundojë reformat e nisura dhe do të ndërmarrë nisma të reja. Reformat me fokus zhvillimin ekonomik janë të shumëanëshme por të harmonizuara mes tyre.
II.2.1. TREG I HAPUR DHE FUNKSIONAL NË STANDARTET EVROPIANEÂ
Qeveria e Integrimit Evropian Beson se Zhvillimi ekonomik është më i shpejtë e më i qëndrueshëm kur bazohet në një treg të hapur, konkurrencë të lirë e të ndershme dhe respektim i standarteve të produkteve e shërbimeve nga të gjithë operatorët.
Â
Për ketë qellim do të vazhdojë hapja e tregut shqiptar nga atij global duke eliminuar barrierat e dukshme dhe të padukshme, duke zbatuar dhe/ose zgjeruar hapësirat e përcaktuara nga marrëveshja e tregtisë së lirë si dhe duke eliminuar e zbutur edhe barrierat ne tregjet e brendshme.
Â
Garantimi i konkurrencës së lirë e të ndershme do të bazohet tek ligji i drejtë dhe zbatimi i njëjtë i tij për çdo operator, reduktimi i hapësirave ligjore të shfaqjes së tendencës monopol dhe mbështetje e autoriteteve të pavarura rregullatorë në zbatimin e politikave kundra tendencave të tilla. Reformat në administrimin fiskal dhe lufta kundër korrupsionit do të reduktojnë më tej efektet e tyre në konkurrencën e pandershme. Në këtë drejtim do të kontribuojnë edhe reformat e tjera të sistemit të drejtësisë dhe ato ligjore në tërësi.
Â
Qeveria e integrimit evropian do të sigurojë arritjen e standarteve evropiane në funksionimin e tregjeve, në garantimin e cilësisë dhe sigurisë së produkteve dhe mbrojtjen e konsumatorit. Përmirësimet ligjore, adoptimi i standarteve evropiane të garancisë së produkteve dhe fuqizimi dhe/ose ngritja e agjensive të specializuara të mbikëqyrjes së tregjeve apo të verifikimit të cilësisë së produkteve dhe të shërbimeve si ato ushqimore, shëndetësore, te ndërtimeve, etj janë drejtimet bazë.
II.2.2. KONSOLIDIMI I NATYRËS NXITËSE TË SISTEMIT FISKAL. TAKSA TË ULTA PËR MË SHUMË INVESTIME DHE PUNËSIMÂ
Reforma fiskale në mandatin e kaluar është udhëhequr nga parimi "Më pak taksa më shumë zhvillim". Shqipëria adoptoi me kurajo modelin e taksës së sheshtë dhe të ulët duke u bërë një nga vëndet e para në ketë reforme fiskale. U reduktua numri i taksave kombëtare nga 24 në 6, tatim fitimi dhe ai mbi të ardhurat personal u vendosen në nivelin e 10% nga 25% që ishin ato para kësaj reforme. U ul në 15% kontributi i punëdhënësit për sigurimet shoqërore nga 29% që ishte ai më parë. Reforma fiskale shënon një nga arritjet më të mëdha të Qeverisë në mandatin e kaluar dhe konstatohet se kjo reformë dha shume shpejt frytet e saj.
Konsolidimi i modelit të taksës së sheshtë. Vazhdimi i reformës fiskale. Krijimi i lehtësirave dhe nxitësave të tjerë fiskale.Â
Qeveria e Integrimit Evropian do të konsolidoje modelin e taksave të ulta dhe atë të taksës së sheshtë. Gjithashtu ajo do të dekurajojë tendencat abuzive të taksimit artificialisht të lartë të bizneseve nga qeverisja vendore.
Â
Bazuar në performancën e lartë dhe efektet pozitive të vërejtura si dhe në vlerësimet e përfitimeve dhe risqeve reforma fiskale do të vazhdojë të thellohet duke konsideruar disa drejtime të tjera potenciale si:
 Zbatimin e një shkalle më të ulët të TVSH për shërbimet e mallrat e lidhura me arsimin dhe shëndetësinëReduktimi i tatimit mbi dividentinReduktimet për tarifat preferenciale që rrjedhin nga marrëveshjet e tregtisë së lirë me vëndet e rajonit (CEFTA), me Turqinë dhe me vëndet e Bashkimit Evropian;Reduktimet e tarifës bazë në kuadër të detyrimeve të Shqipërisë nga anëtarësimi në OBTReformimin rrënjësor në taksimin e pasurisë së patundshme duke nxitur punimin e tokës, shfrytëzimin efektiv të ndërtesave si edhe duke shkallëzuar shkallën tatimore për shtëpitë e para e ato të dyta. Kalim nga tarife fikse për m2 apo hektarë në % mbi vlerën e patundshmërisë.Reformë e thellë në taksimin e fitimit në kapital si për rastin e letrave me vlerë ashtu edhe të patundshmërisëmodifikime në sistemin e akcizave për thjeshtëzimi e listës së mallrave sipas praktikës evropiane dhe përdorimin e shkallës specifike të taksimit dhe e tyre në vend të ad-valoremdo të studiohen avantazhet dhe risqet në zbatimin e incentivave fiskale në zonat më pak të favorizuara, si përshembull përjashtimi për tre vite nga tatim fitimi, dhe/ose përdorimi i instrumenteve alternative siç janë ato të alokimit ekuivalent të fondeve dhe subvencioneve në favor të bizneseve dhe punësimit në këto zona.parqet industriale apo portet të kombinuara me zonat e lira ekonomike do të shërbejnë gjithashtu si instrumente të nxitjes fiskale të investimeve private të huaja dhe shqiptare dhe rritjes së punësimit dhe eksportit të mallrave e shërbimeve. Administrimi efiçient, transparent, i thjeshtë dhe i ndershëm i sistemit tatimor në shërbim të biznesit. Edukimi fiskal.Reformimi i administratës tatimore e doganore do të vazhdojë me ritme të larta.
Reforma do të përfshijë përmirësime organizative; rritje e profesionalizimit të personelit; përdorimin e metodave më të përshtatshme të vlerësimit të detyrimeve, risqeve dhe kryerjes së inspektimeve; përdorimin masiv të teknologjisë së informacionit në shkëmbimin e të dhënave, regjistrimin e aplikimin on-line të subjekteve për çështjet tatimore dhe derdhjen e kontributeve; investime në ndërtesa dhe mjete pune për këto administrata. Përmirësime do të ndërmerren edhe në sistemin e garantimit të të drejtave të apelimit administrativ dhe gjykimit të ndershëm nga administrata deri në gjykatën administrative.
Â
Reformimi i proçedurës dhe disiplinës fiskale do të përfshijë:
Â
Modifikimin e skemës së shlyrjes së TVSH për makineri e pajisje për ta sjellë atë në përputhje me praktikën më të mirë botërore si edhe duke lehtësuar shtrëngesat në likuiditet që vijnë nga krizat e mundshme globale;Në skemën e pagesës së TVSH në afatin kohor 30 ditor do të zbatohet parimi "heshtja është miratim" dhe ai i kompensimit të mos-rimbursimit me detyrime të tjera fiskale.Prezantim i skemës së deklarimit vjetor nga të gjithë individët që realizojnë të ardhura duke u dhënë mundësinë tatimpaguesve individualë të kërkojnë shpenzime të zbritshme dhe duke u shkëputur sa më shumë të jetë e mundur nga sistemi i mbajtjes përfundimtare të tatimit në burim që nganjëherë rezulton i padrejtë dhe diskriminues veçanërisht për tatimpaguesit me të ardhura të ulta.Vazhdim me ritme të përshpejtuara I reformës për pajisjen e të gjitha bizneseve me kasa fiskale brënda një viti, duke mundësuar kështu një kontroll elektronik dhe online të xhirove të deklaruara nga tatimpaguesit;Unifikimit të sistemit të vlerësimit të mallrave për vlerësim të njëjtë në të gjitha pikat doganore si dhe zhvillimi i moduleve specifike në lidhje me vlerësimin doganor;Zhvillimi më tej i analizës së riskut duke synuar dhe mundësuar uljen e nivelit të kontrollit fizik deri në 10%.Â
Politikat fiskale do të konsultohen rregullisht dhe paraprakisht me komunitetin e biznesit ndërsa performanca e administratës fiskale e doganore do të vihet nën transparencën dhe vlerësimin e organizatave përfaqësuese të këtij komuniteti.
Â
Suksesi i sistemit fiskal do të kërkojë edhe ndërmarrjen e nismave të edukimit masiv të qytetarëve dhe bizneseve mbi kulturën fiskale, detyrimet dhe të drejtat e taksapaguesve. Pa një mirëkuptim të gjerë publik është e vështirë rritja dhe konsolidimi i sistemit relativisht të ri fiskal shqiptar.
II.2.3. SHPENZIMET PUBLIKE TË ORIENTUARA NË SHËRBIM TË ZHVILLIMIT EKONOMIK. TRANSPORTI. ENERGJIA. UJIÂ
Në mandatin e kaluar fondet publike u përqendruan nga Qeveria në kryerjen e investimeve publike që nga ato të dimensioneve më të mëdha kombëtare e deri tek programet e gjera të investimeve të vogla në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. U ndërtuan, asfaltuan apo u rindërtuan rreth 5900 Km rrugë. U inagurua korridori i shqiptarëve, krenaria jonë e përbashkët. U vunë në shfrytëzim rrugë të tjera të rëndësisë kombëtare si dhe me mijëra kilometra rrugë të komunave. Investime të rëndësishme janë bërë në porte, hekurudha, aeroporte, ujësjellësa, kanalizime, në sistemin energjetik, shkolla, spitale etj..
Â
Investimet publike kaluan në nivelin e 10% të PBB nga më pak se 5% që ishte ky tregues në vitin 2005.
Â
Edhe në këtë mandat, Qeveria e Integrimit Evropian dhe maxhoranca e re do të përdorin fondet publike në favor të zhvillimit ekonomik, punësimit dhe mirëqënies.
Vazhdimi i investimeve të integruara në rrjetin ndërlidhës, kombëtar, rajonal e vendor të transporteveÂ
Investimet publike të kombinuara me ato private në infrastrukturën hard dhe soft të transporteve do të rriten me ritme të larta në katër vitet e këtij mandati.
Â
Qeveria do të vazhdojë investimet në akset dhe unazat e rëndësishme kombëtare të transportit rrugor si Rruga e Arbërit, Koridori i Jugut, Unaza e Tiranës etj, si dhe në lidhjet me rrjetet rrugore të rajonit të Ballkanit. Paralelisht do të vazhdojë investimi në shkallë të gjerë në rrugët rajonale, të fshatrave dhe qyteteve. Investimet do të orientohen sipas kritereve ekonomike por edhe sociale. Krahas investimeve do të shtohen fondet dhe do të përmirësohen metodat për mirëmbajtjen e këtij inventari të shtuar të rrugëve. Investime do të bëhen edhe në sinjalistikën rrugore dhe të menaxhimit të transporteve.
Â
Ne kater vitet e ardheshme do te ndertohet rreth 7 mije kilometra rruge te te gjitha kategorive.
Â
Me infrastrukturën e re modern të vendit, ne kemi si objektiv madhor:
Â
Përgjysmimin e distancës kohore me Tiranën, nga çdo fshat dhe qytet i vendit; Â Daljen me rrugë të asfaltuara, rrugë kombëtare nga qendra e çdo komune të vendit, brenda 15-25 minutave;Â
Lidhjen me rrugë të asfaltuar të çdo fshati me qendrën e komunës, dhe për një kohë rreth 15-20 minutaÂ
Dyfishimin e lidhjeve ndërkombëtare tokësore me Kosovën, Greqinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi.Â
Investimet në infrastrukturën portuale do të synojnë rritjen e kapaciteteve përpunuese të porteve të Durrësit, Vlorës e Shëngjinit, Sarandës. Ndërkaq, nëpërmejt partneritetit publik-privat do të ndërtohen porte të reja për qëllime tregtare, industriale apo turistike.
Â
Investime bazuar në partneritetin publik privat do të realizohen edhe në transportin ajor për qëllime të brendshme e turistike. Ndërkaq qeveria po sheh mundësinë që nëpërmjet partneritetit publik privat të realizojë një transformim dhe modernizim rrënjësor të sistemit hekurudhor të cilin, qeveria e konsideron të domosdoshëm përkundrejt ritmeve të pritshme të kërkesave të tregut për tranzit dhe transport mallrash.
Shqipëria fuqi energjetike në Ballkan. Investime publike dhe partneriteti publik privat në sistemin energjetik.Â
Fuqizimi dhe modernizimi i sistemit energjetik shqiptar i integruar në atë evropian mbetet një prioritet dhe domosdoshmëri për zhvillimin e vendit.
Â
Objektivi i Qeverisë së Integrimit Evropian është që në fund të mandatit të arrihet pavarësia nga kushtet ekstremale hidrike.
Â
Për këtë qellim do të vazhdojnë investimet masive në sistemin e prodhimit, interkoneksionit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike bazuar në kombinimin e fondeve publike dhe ato private shqiptare e të huaja. "Shqipëria fuqi energjetike në rajonin e Ballkanit" është synimi i Qeverisë. Tregu i energjisë do të vazhdojë hapjen dhe do të funksionojë sipas parimeve dhe normave rregullatorë evropiane.
Â
Në veçanti prodhimi i energjisë elektrike krahas rritjes së fuqisë së instaluar do të diversifikojë burimet e energjisë duke realizuar investime në energjinë termike me qëllim dyfishimin e këtyre kapaciteteve nga një anë dhe duke kryer investime që shfrytëzojnë burime të tjera alternative si ajo e erës apo diellore. Ndërkaq qeveria po studion dhe po vë në jetë shfrytëzimin tërësor të kapaciteteve hidrike të vendit ku pas Devollit shumë shpejt do të hapët perspektiva e shfrytëzimit të Vjosës si edhe e lumejve te tjere. Gjithashtu Qeveria do të vazhdojë me idenë e shfrytëzimit të burimeve radioaktive në prodhimin e energjisë, me hapa të matur por të vendosur.
Â
Sistem komunikimi dhe informimit modern, i lehtë, i lirë dhe me penetrim të lartë. Roli rregullator dhe nxitës i shtetit.Â
Sistemi i telekomunikacioneve ka njohur një zhvillim të shpejtë e cilësor si rezultat i privatizimit dhe rregullimeve të tregut në sektorin e telefonisë dhe shërbimeve të tjera të lidhura me të. Edhe shkalla e penetrimit të Teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është trefishuar në pak vite.
Â
Por synimi i Qeverisë së Integrimit Evropian është arritja e shkallës më të lartë të zhvillimit të këtij sektori për të hyrë në epokën e shoqërisë të informacionit si një faktor i fuqishëm në mbështetje të një zhvillimi dhe modernizimi të vendit. "Shqiperia Dixhitale" është vizioni i qeverisë.
Â
Në radhë të parë Qeveria ka investuar dhe do vazhdojë të investojë masivisht në përdorimin e teknologjisë së komunikimit dhe informimit në të gjithë institucionet e shtetit si dhe në sistemin arsimor. Qeveria do te sigurije internet me bandë të gjerë brenda vitit 2012 në të gjitha familjet, në fshatrat dhe qytetet e vendit si dhe kompjuter për të gjithë të rinjtë shqiptarë në shkollat e vendit, brenda qershorit të vitit 2013.
Â
Në këtë mënyrë shteti është bërë dhe do të vazhdojë të jetë nxitësi kryesor i këtij zhvillimi qofte si blerës i këtyre shërbimeve qoftë edhe duke ndikuar në përhapjen e kulturës dhe nevojës për përdorimin e këtyre teknologjive nga bizneset dhe individët e të gjitha kategorive e moshave në të gjithë vendin. Brenda
Â
Krahas këtij roli qeveria do të ndërmarrë masa për rregullimin e përshtatshëm të funksionimit të këtij tregu sipas standarteve evropiane duke synuar hapjen dhe konkurrencën e lirë dhe çmime sa më të lira të këtyre shërbimeve nga një anë dhe garantimin e cilësisë së shërbimit dhe të të drejtave të konsumatorit përshirë të drejtat e konfidencialitetit të të dhënave si dhe të garancive të sistemeve. Gjithashtu qeveria do të adoptojë instrumente dhe mënyra për nxitjen e nismave private në shërbimet e specializuara në këtë sektor.
Furnizim 24 orë me ujë të pishëm. Investime masive në ujësjellësa, kanalizime dhe në trajtimin e ujërave të zeza.Â
Në mandatin e kaluar Qeveria investoi në rreth 700 ujësjellësa si dhe në impiantet e trajtimit të ujërave në Pogradec, Golem.
Â
Objektivi kryesor i Qeverisë së Integrimit Evropian është furnizimi me 24 orë ujë të pijshëm. Njëkohësisht përmirësime të ndjeshme do të arrihen në sistemin e kanalizimeve dhe trajtimit të ujrave të zeza duke synuar që gradualisht të arrihen standartet evropiane edhe në këtë drejtim me prioritet qytetet e mëdha dhe zonat turistike bregdetare të vendit.
Â
Brenda vitit 2010, do të përfundojnë të gjithë ujësjellësat në ndërtim e sipër, në zona turistike bregdetare dhe do të nisë ndërtimi i ujësjellësave të mëdhenj për zonat turistike nga Kepi i Rodonit, Durrësi, Kavaja, Divjaka, dhe do të merren masat për garantimin sa më parë të furnizmit me 24 orë ujë të qytetit të Tiranës.
Â
Brenda vitit 2011 do të përfundojnë të gjitha impiantet e përpunimit të ujërave të zeza, kanalizimet dhe landërfillet për mbetjet e ngurta, në të gjithë zonën bregdetare të vendit.
Â
Arritja e objektivave në këtë sektor do të bazohet në alokimin e fondeve të konsiderueshme publike për investime e mirëmbajtje, në rritjen e disiplinës menaxheriale në shoqëritë e ujësjellës-kanalizime në bashkëpunim me qeverisjen vendore si dhe në forcimin e aspektit rregullator. Këto përmirësime do të nxisin kapitalet private të cilat do të shumëfishojnë kapacitete investuese dhe menxheriale të këtij sektori.
Mjedise të çliruara nga mbetjet e ngurta. Investime masive publike dhe nxitje e partneritetit publik privat.Â
Sistemi grumbullimit, largimit dhe trajtimit të mbetjeve të ngurta ka funksionuar me shumë mangësi. Ndërsa ka nisur ngritja e 6 landfildeve në qytetet më të mëdha të vendit, përmirësimi i ndjeshëm i këtij shërbimi dhe arritja e standarteve evropiane është një sfide por edhe një objektiv i rëndësishëm i Qeverisë.
Â
Për këtë qellim do të rriten fondet publike për investime në drejtim të trajtimit si dhe në planifikimin territorial dhe përcaktimin e pikave të kryerjes së këtij trajtimi. Mobilizimi në një shkallë më të lartë i qeverisjes vendore në kryerjen e shërbimit dhe monitorimin e respektimit të rregullave krahas një sensibilizimi më të lartë te publikut dhe edukimit për një mjedis të pastër do të përbejnë drejtimet kryesore të politikave në këtë sektor.
II.2.4 VAZHDIMI I REFORMAVE RREGULLATORE PËR NJË SISTEM TË LEHTËSUAR TË REGJISTRIMIT, LIÇENCIMIT DHE INSPEKTIMIT TË BIZNESEVEÂ
Reforma rregullatore e nisur 4 vite më parë ka bërë hapa të konsiderueshëm progresi dhe po jep efektet e veta pozitive në përmirësimin e klimës së biznesit. Reforma rregullatore ka përfshirë te gjitha rastet e relacioneve mes biznesit dhe shtetit, në të gjitha fazat e ekzistencës së një biznesi në të gjitha fushat e operimit.
Â
Lidhur me partneritetin publik-privat, tashmë po pasurohet eksperienca e zbatimit të relacioneve konçensionare në disa fusha strategjike apo e prokurimeve elektronike. Përmirësime rregullatore janë adoptuar edhe në disa tregje specifike si ai i energjisë, telekomunikacionit, financiar bazuar në parimet e hapjes së tregjeve, konkurrencës së lirë dhe anti-monopolit.
Â
Në regjistrimin e një biznesi Shqipëria ka tashmë një sistem nga më funksionalet dhe më modernet në botë. Sistemi funksionon bazuar në modelin e qendrës me një ndalesë, shërbimit elektronik dhe parimit në miratimit në heshtje.
Â
Reforma e liçencimit është në tërësi e kryer me ngritjen e Qendës Kombëtare të Liçencimit. Sistemi i liçencimit tashmë nga një numër minimal të llojeve të liçencave/lejeve; kritere të qarta dhe të thjeshta për shqyrtimin e kërkesave; bazohet në modelin e qendrës me një ndalesë, shërbimin elektronik dhe parimin e miratimit në heshtje. Sistemi i liçencimit do të vazhdojë të përsoset duke hapur më shumë sportele shërbimi në territor si dhe duke përfshirë gradualisht në regjistrin unik të liçencave e lejeve edhe ato të autoriteteve të tjera shtetërore jashtë qeverisë.
Â
Modeli i suksesshëm one stop shop do të përdoret në mënyrë të dedikuar edhe në raste liçencash/lejesh specifike si ato për sektorin e energjisë, minierave apo për lejet ndërtimore. Këto sisteme të dedikuara do të jenë operative brënda vitit 2010.
Â
Reforma e inspektimit përbën një nga drejtimet më te rëndësishme por edhe më sfidante të reformës rregullatore. Kryerja e kësaj reforme do të sjellë një tjetër përmirësim thelbësor të klimës së biznesit në Shqipëri. Për këtë qëllim po studiohen opsionet më të përshtatshme.
Â
Reforma rregullatore përmbyllet me përmirësimet e proçedurave administrative, veçanërisht lidhur me të drejtën e ankimit administrative në shkallët e administratës e deri në gjykatën administrative, kjo e fundit si një segment i specializuar i sistemit gjyqësor i cili në radhë të parë pritet të shqyrtojë me shpejtësi e thjeshtësi rastet e mosmarrëveshjeve mes bizneseve dhe shtetit.
Â
Në tërësi në administratën shtetërore do të konsolidohet kultura e sjelljes bashkëpunuese dhe mbështetëse për bizneset ndërsa rritja e kapaciteteve administrative dhe modernizimi në tërësi i saj krijojnë kushtet e përgjithshme për relacione të lehta, korrekte dhe miqësore me bizneset.
II.2.5. PËRDORIMI EFIÇIENT I BURIMEVE PUBLIKE PËR SEKTORËT MË PREMTUES TË EKONOMISËÂ
Krahas politikave dhe instrumenteve ekonomike me veprim të të gjithë sistemit ekonomik të shpjeguar me pjesët e mësipërme të programit. Qeveria e Integrimit Evropian do të zbatojë edhe instrumente specifike të dedikuara për sektorë dhe/ose drejtime të caktuara në ekonominë shqiptare që premtojnë efekte më pozitive në rritjen ekonomike dhe/ose punësimin.
Politikat dhe mbështetja specifike për bujqësinë, agroindustrinë dhe zhvillimin ruralQeveria e Integrimit Evropian vlerëson që bujqesia dhe agroindustria shqiptare përbëjnë një faktor zhvilimi, punësimi e mirëqënie dhe si të tilla meritojnë mbështetje të gjerë dhe efektive. Zhvillimet e viteve të fundit në këtë sektor janë premtuese dhe vërtetojnë se politikat e adoptuara deri tanimë kanë qenë të drejta. Në katër vitet që shkuan, në infrastrukturën e zonave rurale të vendit, prodhimi bujqësor dhe agrobiznesin, u investuan rreth 1.6 miliard dollare.
Â
Mbështetja specifike për bujqësinë dhe agroindustrinë do të bazohet në dy time instrumentesh:
Â
Instrumente bazë si; Investime në infrastrukturën bujqësore, në veçanti ujitja/kullimi duke kaluar ne sistemet e medha e moderne, mborjtjen e tokes nga errozioni, shërbimin e këshillimit, marketinku dhe shperndarja e tregetimi i produkteve ne tregje te pershtatshme, parandalimit dhe luftimi i sëmundjeve, e deri tek saktësimi dhe regjistrimi i plotë i të drejtave të pronësisë. Â Instrumente specifike siç janë subvencionet për prodhuesit/fermerët për investime në kultura bujqësore të përshtatshme sipas zonave, incentiva fiskale apo akses i lehtësuar në kredimarrje si dhe incentiva per punimin dhe perdorimin racional te tokes bujqesore. Në këtë drejtim një nga programet më ambiziose por edhe efekte mjaft pozitive afatgjata është ai i ULLIRIT, mes së cilit synohet që në fund të 4 vitete numri i rrënjëve të arrijë në 20 milion.Â
Fondet buxhetore për bujqësinë do të dyfishohen brënda 4 viteve. Këtyre do t'iu shtohen edhe fonde nga burime të tjera të donatorëve apo nga partneriteti publik privat.
Â
Politikat bujqësore do të përafrohen me ato të bashkimit evropian, si dhe do të konceptohen e zbatohen brenda një kuadri më të gjerë të zhvillimit të integruar rural dhe të zhvillimit të balancuar rajonal.
Ne synojme qe ne nje hark kohor afatmesem 6 vjecar te dyfishojme prodhimin bujqesor e blektoral te shqiperise. Ky është një objektiv tejet ambicioz i vështirë, por absolutisht i arritshëm dhe vendimtar, për të garantuar zhvillimin e harmonishëm ekonomik të vendit, luftën efikase kundër varfërisë
Â
Bazuar ne modelin e zhvillimit te integruar rural si dhe ne ate te balanzuar rajonal, ne hasiren rurale do te alokohen tre here me shume fonde se kater vitet e shkuara si dhe nderhyrjet do te jene te harmonizuara ne nivel local e rajonal ne disa drejtime njeheres si ne drejtimin ekonomi e financiar, arsimor, shendetesor, infrastrukturor, mjedisor, social qe plotesojne dhe kombinohen me nderhyrjet e drejtperdrejta ne bujqesi. Ne teresi, fondet per zhvillimin e integruar rural do te trefishohen.
Politikat dhe mbështetja specifike për turiziminÂ
Zhvillimet në turizmin shqiptarë në vitet e fundit janë impresionuese. Ky sektor ka rritur peshën e kontributit të tij në ekonominë e vendit si në vlerë ashtu edhe në punësim. Nga ana tjetër programi i Qeverisë në këto vite ka mbështetur fuqimisht këto zhvillime.
Â
I gjithë programi i investimeve publike në infrastrukturë dhe sherbimet e lidhura me to kanë si objektiv aksesin e lehtë e komod të turistëve në zonat turistike, krijimin e kushteve më të mira të qëndrimit në këto zona, si dhe lehtësimin e furnizimit të këtyre zonave me mallra dhe shërbime. Kjo metodë dhe ky drejtim strategjik përshkon të gjithë programin e Qeverisë së Integrimit Evropian. Në katër vitet e ardhëshme ky plan strategjik, që deri tashi ka patur për prioritet zonat bregdetare do të synojë që të gjitha zonat turistike të vendit, bregdetare, malore e kulturore të jenë të aksesueshme në netëork, duke kuptuar rrjetin fizik të infrastrukturave si dhe rrjetin e informimit, qarkullimit, akomodimit, sherbimeve argetuese etj. Zonat turistike do të zhvillohen mbi bazën e planeve të përgjithshme dhe/ose tematike.
Â
Në shërbim të zhvillimit të turizimit do të jenë edhe zhvillimet në buqësi dhe agroindustri, zhvillimet në arsim, ato në shëndetësi, në mbrojtjen e mjedisit e deri në sigurinë dhe rendin publik. Ndërkaq i gjithë fondi i trashëgimisë kulturore dhe potencialet artistike të vendit po rikonceptohen në mënyrën e administrimit të tyre për t'i shërbyer zhvillimit turistik.
Â
Sistemi i informimit do të nxitet të zhvillohet më tej si nëpërmjet fondeve dhe agjensive publike e veçanërisht nëpërmjet rrjetit të agjensive të specializuara private. Qeveria do të vazhdojë të mbeshtesë me fonde marketingun agresiv për turizmit.
Â
Ndërsa do të vazhdojë një politikë liberale lidhur me nismen private në këtë sektor, qeveria do të përdorë instrumente nxitës për të orientuar ofertën turistike drejt diversifikimit të llojeve të turizmit dhe rritjes së cilësisë e garancive të shërbimeve turistike me qëllim arritjen e një zhvillimi afatgjate e te qëndrueshëm të këtij sektori.
Politikat dhe mbështetja specifike për zhvillimin industrial. Eksportet dhe investimet e huajaEkonomia shqiptara ka hyrë tashme në fazën e zhvillimeve industriale me vlerë të shtuar dhe konkurruese si për tregun e brendshëm ashtu edhe për eksport. Investimet e huaja po japin një kontribut të rëndësishëm në këto zhvillime.
Â
Ndërsa mjedisi i përgjithshëm dhe politikat tërësore mbeshtesin këto zhvillime. Qeveria e Integrimit Evropian do të kalojë në një program me instrumente specifike e të mirëkoordinuar të mbeshtetjes së zhvillimit industrial dhe eksportues. Instrumentet që do të përdoren janë:
Â
krijimi i lehtesirave specifike infrastrukturore siç janë ngritja e 5 parqeve industriale apo inkubatoreve te biznesit  kombinimi i parqeve industriale me lehtesira fiskale të llojit të zonës së lirë;Â
perdorimi i subvencioneve nga fonde publike per investime në teknologji inovative, fonde mbeshtetese për SME-të etjÂ
Krijimi dhe/ose fuqizimin e rrjeteve konsultative, informative apo promocionale sipas modeleve tashme te konsoliduara te konkurrueshmërisë dhe nxitjes së investimeve të huajaÂ
Zhvillimet e pritëshme në industri, eksport dhe investimeve te huaja janë shumë premtuese. Të tre këto faktorë te lidhur sëbashku do te mundësojnë që pas kalimit të krizës aktuale të ekonomisë globale, shqipëria të arrijë ritmet e rritjes dy shifrore ekonomike e t'i ruajë këto ritme për një periudhe të gjatë.
II.2.6. ROLI I SHTETIT NË SIGURIMIN E NATYRËS SË QËNDRUESHME DHE TË BALANCUAR TË RRITJES EKONOMIKE.Rritja me ritme të larta të ekonomisë është objektiv parësor. Një rritje e tillë mundëson punësimin dhe redukton varfërinë. Por Qeveria e Integrimit Evropian vlerëson se janë të domosdoshme që natyra e qëndryeshme dhe e balancuar e rritjes duhet të përbëjë gjithashtu një objektiv dhe angazhim thelbësor.
 Ndaj dhe politikat dhe instrumentet e qeverisë janë të diversifikuara dhe të harmonizuara mes tyre në mënyrë që të mundësojnë një ekuilibër optimal mes këtyre tre tipareve të zhvillimeve ekonomike të Shqipërisë.
Mbrojtja e cilësisë së mjedisit dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyroreÂ
Shqipëria që mban vendin e 25 në botë për pastërtinë e mjedisit, duhet të ndërmarrë të gjitha reformat, vendimet për të mbrojtur dhe avancuar këtë pozicion. Në këtë kuadër, mbrojtja dhe zhvillimi i qëndrueshëm i mjedisit, do të mbetet shtyllë dhe objektiv kryesor i qeverisë.
Â
Mbrojtja dhe rritja e cilësisë së mjedisit mbështetet në disa instrumente bazë:
Â
adoptimi i standarteve mjedisore gradualisht në përafrim me ato të Bashkimit Evropian si dhe ngritja e sistemit të instrumenteve monitoruese, inspektuese dhe ndëshkueseadoptimi i instrumenteve fiskale që orientojnë sjelljen e operatorëve drejt respektimit të standarteve mjedisore dhe/ose nxisin investimet me efekte pozitive në mjedisinstrumente të konservimit dhe ose zhvillimit të zonave dhe/ose sistemeve që konsiderohen me vlera mjedisore mbështetur edhe nga fonde publike dhe/ose privaterehabilitimi i zonave me ndotje të trashëguar nëpërmjet fondeve publike dhe ose privateedukimi dhe sensibilizimi mjedisor masiv dhe për çdo kategori apo grup social.Â
Mbrojtja e mjedisit (ajri, ujrat, toka) harmonizohet me mbrojtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve natyre (pyje, kafshë, minerale, nafta etj). Lidhur me shfrytëzimin e këtyre burimeve natyrore do të konsolidohet eksperienca e fituar dhe do të përdoren instrumente të reja që harmonizojnë sjelljen e operatorëve private me interesat publike afatgjata.
Â
Politikat specifike mjedisore e zgjerojnë konceptin e tyre dhe lidhur me cilësitë e mjediseve urbane, agrobujqësore dhe industriale nëpërmjet nxitjes së zhvillimeve harmonike të brendshme në këto hapësira dhe relacioneve harmonike të tyre me mjedisin rrethues e në tërësi.
Â
Politikat dhe zhvillimet mjedisore do të mbështeten me fonde të konsiderueshme publike si dhe private. Deri në fund të mandatit, parashikohet dyfishimi i fondeve publike për mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Politikat dhe mbështetja për një zhvillim të balancuar rajonalÂ
Ndërsa në një fazë të parë të zhvillimeve te vendit u shfaqen tendenca mjaft të forta të c'ballancimeve rajonale, ku zhvillimi u përqendruar në zona të ngushta, vlerësohet me kënaqësi se zhvillimi po tenton të përhapet në të gjithë territorin e vendit.
Â
Kjo tendencë, fillimisht bazuar në vetë forcat e tregut, po mbështetet tanimë edhe nga programi i diversifikuar dhe i orientuar në territor e rajone të qeverisë.
Â
Qeveria e Integrimit Evropian do të forcojë tiparin balancues të ndërhyrjeve të saj në territor. Ky rol do te mbështetet në modelin evropian të zhvillimit rajonal si dhe së shpejti do të mund të thithe fonde të konsiderueshme nga buxheti i Komisionit Evropian.
Â
Në radhë të parë, i gjithë programi investues dhe politikat ekonomike të qeverisë janë të diversifikuara dhe të orientuara drejt lehtësimit të aksesit të rajoneve më pak të favorizuara në treg dhe mundësitë e tij të zhvillimit. Qeveria është e bindur se heqja e barrierave dhe hyrja në treg është mënyra e parë dhe më efektive në arritjen e synimeve të zhvillimit të balancuar.
Â
Gjithashtu, programet e qeverisë lidhur me zhvillimin bujqësor e rural, industrial, turizmit, investimet në energjetikë dhe në shfrytëzimin e burimeve natyrore etj, do të kenë përthyerjet e përshtatshme sipas oportuniteteve zhvilluese të rajoneve të ndryshme të vendit. Përthyerje dhe përshtatje rajonale do të kenë edhe politikat dhe masat në arsim e shëndetësi. Edhe vetë politikat dhe instrumentet sociale të ndihmës e përkrahjes së familjeve të varfra do të përthyhen e përshtaten sipas rajoneve dhe realiteteve më të vogla brënda tyre.
Â
Ndërkaq për zhvillimin e balancuar rajonal do të përdoren edhe instrumente të tjera si subvencione të dedikuara apo lehtësira fiskale për aktivitetet ekonomike
Â
Zhvillimi i balancuar rajonal do të mbështetet edhe nga vendimmarrja e aktorëve rajonale nëpërmjet strategjive dhe programeve rajonale të zhvillimit të harmonizuara me ato kombëtare.
Â
Në një fazë të parë, objektiv parësor është krijimi i rrjetit instucional dhe krijimi dhe/ose forcimi i kapaciteteve politikëbërëse dhe politikëzbatuese lidhur me zhvillimin rajonal në mënyrë që të përgatitemi për të aksesuar me sukses fondet evropiane të dedikuara për zhvillimin rajonal.
II.2.7 ROLI I SHTETIT NË NXITJEN E PUNËSIMITÂ
Eksperienca botërore tregon se jo në çdo rast nga rritja e shpejtë ekonomike rriten mundësitë e punësimit. Ndaj qeveria ka gatur nën kujdesin e saj që rritja ekonomike në Shqipëri të shoqërohet me rritjen e shanseve për punësim dhe vetëpunësim. Vlerësohet me kënaqësi se modeli i rritjes ekonomike të Shqipërisë po merr gradualisht edhe tiparet e një rritjeje punësuese.
Shtimi i vendeve të punës nëpërmjet zhvillimit ekonomik në tërësiÂ
Maxhoranca dhe Qeveria e Integrimit Evropian kane si objektiv madhor krijimin e 160 mije vendeve te reja te punës. Zhvillimi i tregjeve të lira dhe i gjithë programi ekonomik i qeverisë orientojnë një tipar të forte punësues të zhvillimeve të pritshme ekonomike. Lehtësimi fiskal dhe përmirësimi i mjedisit për biznesin, investimet e mëdha publike dhe private në infrastrukturë e në përdorimin e burimeve energjetike, minerare e mjedisore, zhvillimet në turizëm, në bujqësi dhe agroindustri, mbështetjet për SMT-ë, eksportet, ngritja e parqeve industriale dhe nxitja e investimeve të huaja janë të gjithë faktorë që kontribuojnë jo vetëm në rritjen e shpejtë ekonomike por edhe në krijimin e vendeve të reja të punës. Mbi 90% e vëndeve të reja të punës do të krijohen për shkak të këtyre faktorëve të programuar.
Në rritjen e qëndrueshme të shanseve për punësim do të kontribuoje edhe reforma arsimore e cila do të përshtasë produktin e saj, nxënësin/studentin me tregun e punësimit.
Përdorimi i programeve efiçiente të nxitjes së punësimitGjithashtu qeveria do të fuqizojë instrumentet tashmë të ngritura të ndërmjetësimit në tregun e punës si dhe të programeve të subvencionuara të nxitjes së punësimit. Qeveria do të dyfishojë buxhetin për shkollimin, trajnimin, kualifikimin, përshtatjen e aftësive të të papunëve dhe atyre që humbasin vendin e punës me kërkesat e tregut. Do të përdoren stimuj fiskalë për punëtorët në vitin e parë të punësimit të tyre. Sikundër ka vepruar gjatë këtyre muajve, qeveria do të marrë përsipër sigurimet shoqërore për punonjësit e rinj. Kombinuar edhe me instrumentet proaktive të reduktimit të varfërisë dhe të përkrahjes së grupeve sociale, do të mundësohet që te arrihet edhe pjesa tjetër e objektivit për punësimin.
II.2.8. STABILITETI MAKROEKONOMIK SI GARANCI E ZHVILLIMIT EKONOMIK TË VENDITPolitikat aktive të rritjes ekonomike si dhe ato sociale kërkojnë si kusht ruajtjen dhe konsolidimin e stabilitetit makroekonomik. Qeveria e Integrimit Evropian do të vazhdojë traditën e mirë të krijuar në këtë aspekt.
Parametrat makroekonomike optimale.Parametra bazë optimale që qeveria mendon se profilizojnë këtë stabilitet janë: inflacion në nivelin e 3% në vit, borxh publik në nivelin e 50% të PBB, defiçit buxhetor në nivelin e 3% të PBB.
Â
Analizat ekonomike flasin se në vitet e ardhshme ka një probabilitet të lartë që ekonomia shqiptare t'i rikthehet ritmeve të larta të rritjes që u vërejtën në vitin 2008 dhe po ashtu këto ritme të rriten edhe më shumë.
Â
Gjithsesi qeveria do të bëjë parashikime të kujdesshme dhe të matura të rritjes ekonomike, mbi bazën e të cilave programohen të ardhurat dhe shpenzimet dhe gjithë parametrat e tjerë makroekonomik, fiskale, buxhetore dhe monetare. Mbi këtë bazë, politikat konkrete vjetore mbi defiçitin dhe borxhin do të luhaten rreth vlerave të arsyeshme duke minimizuar risqet disbalancuese dhe pasojat që këto disbalancime sjellin në ekonomi.
Â
Qeveria e Integrimit Evropian synon që norma e investimeve publike e private mbi PBB të arrijë dhe të jetë sistematikisht mbi 30% ndërsa synohet që niveli administrativ i papunësisë të ulet nën 11%
Menaxhimi buxhetor. Balancimi i të ardhurave me shpenzimet. Harmonizimi i politikave fiskale me ato monetareGarantimi i stabilitetit makroekonomik do të bazohet në rritjen e kapaciteteve analizuese dhe programuese të sistemit të financave publike dhe në bashkëpunimin e ngushtë dhe konsultimin e vazhdueshëm me Bankën e Shqipërisë.
Â
Planifikimi dhe menaxhimi i buxhetit do të bazohet në sistemin e planifikimit të integruar duke rritur edhe horizontin kohor të parashikimeve. Gjithashtu do të zhvillohet më tej sistemi i mbajtjes së llogarive dhe modernizimi teknologjik i sistemit të buxhetit dhe thesarit.Â
Lidhur me politikat buxhetore, parimet baze do të jenë ai i defiçitit dhe borxhit publik. Mbi këtë bazë do të balancohen shpenzimet me te ardhurat sipas skenarëve më të arsyeshëm dhe me risk minimal.Â
Totali i shpenzimeve publike vlerësohet se optimizohet në nivelin e 30-32 % të PBB. Qeveria e Integrimit Evropian është për një peshë të moderuar të shpenzimeve publike në ekonomi. Nga këto Investimet dhe shpenzimet e tjera zhvilluese si psh mirëmbajtja e infrastrukturës apo shpenzimet në arsim do të vazhdojnë të rriten në vlerë nominale dhe të ruajnë një peshë të konsiderueshme në shpenzimet buxhetore dhe mbi PBB. Po kështu rritja e pagave dhe pensioneve me prioritet ato të ulëta do të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme me një nivel rritjeje rreth 10%. Një nga sfidat më të mëdha të financave shqiptare është balancimi i të ardhurave dhe shpenzimeve të skemës së sigurimeve shoqërore dhe asaj shëndetësore duke filluar adoptimin e modelit miks. Më konkretisht synohet reformimi rrënjësor i sigurimeve shoqërore duke lidhur më mirë masën e kontributit me përfitimin, apo sigurimeve shëndetësore duke zbatuar parimin e ofrimit të një shërbimi bazë për të gjithë të siguruarit e skemës së detyrueshme dhe një shërbim më të shtrenjtë e të komercializuar për të siguruarit e skemave private. II.3. ZHVILLIMI NJERËZOR NË NIVELET EVROPIANE. ARSIMI, SHËNDETËSIA, KULTURA DHE SPORTETÂ
Zhvillimi i vendit bazohet dhe kupton zhvillimin njerëzor. Në vitet e fundit zhvillimi njerëzor ka njohur progres të prekshëm. Në tre katër vitet e fundit Shqipëria kaloi nga një vend me nivel mesatar të zhvillimit njerëzor në një vend me nivel të lartë të këtij zhvillimi duke hyrë në të njëjtin grup me disa nga vendet evropiane.
Zhvillimet pozitive në arsim, shëndetësi, rritja e të ardhurave dhe punësimi të bazuara në programet ambicioze të qeverisë kanë kontribuar në zhvillimin njerëzor.
Qeveria e Integrimit Kombëtar synon që zhvillimi njerëzor të arrijë nivele gjithnjë e më të larta të krahasueshme me vëndet më të zhvilluara anëtare të Bashkimit Evropian. Gëzimi i lirisë, mirëqënia, arsimimi, shëndeti, rekreacioni kulturor, shpritëror e sportin, janë në fakt qëllime finale. Ndaj dhe politikat që lidhen më drejtpërdrejt me zhvillimin njerëzor do të përbejnë një prioritet madhor të Qeverisë.
II.3.1. SHOQËRIA E DIJES. ARSIMIM MASIV, I VAZHDUESHËM E CILËSOR NË NIVELET EVROPIANEZhvillimet arsimore në vitet e fundit demonstrojnë se reformat e mëdha të ndërmarra 4 vite më pare po japin rezultatet e prekëshme. Shkalla e pjesëmarrjes në arsim u rrit ndjeshëm veçanërisht ne arsimin e mesëm dhe atë universitar. Shqipëria po i afrohet me shpejtësi treguesve mesatare të Bashkimit Evropian lidhur me pjesëmarrjen ne arsim ndonëse mbetet ende rruge për të bërë në këtë drejtim. Aksesi në arsimin e mesëm arriti në 81 % dhe u liberalizua arsimi i lartë, cka bëri që të dyfishohet numri i studentëve.Â
Rritja dy herë e buxhetit mundësoi dyfishimin e pagave të mësuesve dhe një përmirësim rrënjësor të infrastrukturës fizike. U ndërtuan dhe rikonstruktuan më shume se 1012 shkolla apo më shumë se gjysmës së stokut. Të gjitha shkollat 9 vjeçare dhe të mesme u pajisën me laboratorë informatike dhe akses në internet. Proçeset e vlerësimit të dijeve dhe pranimit ne universitetet publike pësuan një reformim tërësor nëpërmjet provimit të maturës shtetërore që siguroi kualifikimin bazuar në meritën.
Arsimi i lartë publik ka hyrë në reformim të plotë bazuar në modelin e "Bolonjës" dhe administrohet në mënyrë autonome sipas modelit administrativ të autonomisë qeverisëse. Arsimi privat njohu një rritje të shpejtë në të gjitha nivelet përfshirë atë universitar dhe tashmë po kontribuon në progresin arsimor të vendit.Â
Reformat në 4 vitet e ardhëshme të Qeverisë së Integrimit Evropian do të synojnë përmirësimin e treguesve sasiore e cilësore të arsimimit duke ecur me shpejtësi drejt treguesve mesatare të Bashkimit Evropian. Arritja e objektivave do të bazohet në kryerjen e reformave institucionale, rritjen e kapaciteteve dhe përdorimin e metodave të përshtatshme të mësimdhënies, orientimin e shkollës drejt shoqërisë dhe tregut, rritjen e burimeve të financimit për arsimin si dhe rritjen e rolit të qeverisjes vendore dhe sektorit privat në politikat arsimore.
Masivizimi i arsimit. Zgjerimi i pjesëmarrjes në arsimin e mesëm, profesional dhe universitar.Masivizimi i arsimit, me gjithë progresin e bërë mbetet një prioritet i arsimit shqiptar dhe reformave të qeverisë. Rritja e shkallës së pjesëmarrjes synohet si në arsimin parashkollor ashtu edhe në atë të mesëm dhe universitar. Si rezultat parashikohet që niveli i pritshmërisë së shkollimit të arrijë në 14 vite duke u afruar mjaft pranë mesatares së vendeve të Bashkimit Evropian.Â
Masivizimi i arsimit do të arrihet nëpërmjet përmirësimit dhe shtimit të kapaciteteve të infrastrukturës parashkollore e shkollore, krijimit të kushteve për konvikte për shkollat e mesme, hapjes dhe rritjes së kapaciteteve pranuese në universitetet publike dhe mbështetjes së arsimit privat të të gjitha niveleve. Përmirësimet cilësore të arsimit dhe orientimi të tij nga tregu dhe punësimi nga një anë dhe rritja e kërkesave në tregun e punës nga ana tjetër pritet të ndikojnë në rritjen e interesit për shkollim duke mbështetur më tej masivizimin e arsimit.
Â
Synimet tona lidhur me rritjen e pjesemarrjes ne arsim jane:
çdo fëmijë që mbaron klasën e nëntë, të ketë kushte për të ndjekur shkollën e mesme, çdo i ri që mbaron shkollën e mesme të ketë të hapur dyert e universiteteve.Rektrutimi i nxënësve nga shkollat e mesme në universitete të kalojë mbi mesataren e vendeve anëtare të BE;Të rritet, së paku edhe me 10%, nurmi i nxënësve që ndjekin shkollat profesionale;Numri i studentëve të rritet në 150 mijë, pra mbi mesataren e vendeve të BE;Të trefishohet numri i studentëve nga zonat verilindore dhe juglindore të vendit, duke ofruar cikël parapërgatitor për universitetNderkaq, Shteti do marrë përsipër të gjitha librat shkollore për arsimin parashkollor dhe parauniversitar, për familjet me ndihmë ekonomike dhe të dyfishojë bursat për shkollat e mesme dhe universitetet e vendit.
Rritja e cilësisë së arsimimit. Arsimin në funksion të shoqërisë demokratike, tregut, punësimit dhe qytetarisë evropiane.Â
Rritja e cilësisë së arsimimit përben një objektit njëkohësisht të rëndësishëm për arsimin shqiptar. Qeveria vlerëson se objektivi i masivizimit dhe ai i rritjes së cilësisë mund të kombinohen pozitivisht mes tyre nëpërmjet politikave dhe instrumenteve të përshtatshëm dhe është plotësisht e shmangshme lidhja negative mes tyre.
Â
Rritja e cilësisë së arsimit përben edhe sfidën më të madhe dhe çështjen me komplekse të së ardhmes. Rritja e cilësisë do të bazohet në disa politika dhe instrumente të tilla si:
Â
Vazhdimi i shtimit dhe përmirësimit të cilësisë së infrastrukturës bazë shkollore dhe të mjeteve didaktike në dispozicion që ulin numrin e nxënësve për klasën nën 30, dhe lehtësojnë mësimdhënien. Përdorimi masiv i teknologjisë së informacionit dhe internetit në mësimdhënie si dhe mbështetja gjithnjë e më e madhe e sistemit në IT (e-education) janë angazhime të marra të qeverisë që po zbatohen me shpejtësi.Rritja e profesionalizimit dhe motivimit të personelit mësimor të të gjitha niveleve. Për këtë qellim do të vazhdojë rritja e pagave e shpërblimeve duke kaluar 6 nga vendet anëtare të Bashkimit evropian, do të zgjerohet dhe intensifikohet trajnimi i vazhdueshëm i personelit me metodat më të avancuara të mësimdhënies. Do të thellohen programet e zhvillimit të profesoratit të ri përmes "Fondit të Ekselencës" dhe atij "Brain Gain". Do të përshtaten në vazhdimësi struktura e arsimit, veçanërisht atij të mesëm, me kërkesat e tregut, duke rritur, me përparësi, masën e shkollimit në arsimin profesional. Kjo do të shoqërohet me një reformë institucionale që mundëson, në planin afatgjatë, krijimin e një sistemi modern dhe eficent të arsimit e formimit profesional.Do të vazhdojë përshtatja e kurrikulave dhe teksteve me profilin e kërkuar e të segmentuar të arsimit sipas kërkesave në rritje e ndryshimit të tregut dhe shoqërisë si dhe me synimin e lehtësimit të shkallës së transmetimit e përvetësimit të qëndrueshëm dhe kreativ të dijeve dhe aftësive. Një rendësi të jashtëzakonshme do ti jepet edhe mësimit të gjuhës angleze me mundësinë e një gjuhe të dytë të paktën në shkollat e mesme.Në vazhdim të sistemit të provimit shtetëror në mbyllje të ciklit 9 vjeçar dhe atij të mesëm, provimet e shtetit do të përfshihen edhe studentet e sapodiplomuar e universiteteve për disa profesione të rregulluara. Tërësia e provimeve të shtetit, me teste unike dhe vlerësime impaciale, përveç synimeve specifike, krijojnë një bazë të dhënash për gjykimin e performacës së çdo institucioni arsimor dhe mundësinë e krahasimit mes tyre, duke i dhënë një impuls konkurrencës të ndershme e të shëndetshme brënda sistemit arsimor dhe një informacion objektiv tregut, familjeve dhe shoqërisë.Do të fuqizohet sistemi i inspektimit në arsimin parauniversitar dhe ai i vlerësimit dhe akreditimit në arsimin universitar.Do të formohet modeli i autonomisë së shkollës me një rol më të rritur të komunitetit të prindërve dhe qeverisë së nxënësve ndërsa do të konsolidohet autonomia dhe vetëqeverisja e shkollave të larta publike.Â
Rritja e shpenzimeve në arsimin publik dhe inkurajimi i arsimit privat.Reformat arsimore dhe objektivat që ato synojnë do të mbështeten me fonde gjithnjë e në rritje nga burime publike e private. Qeveria e Integrimit Evropian deklaron se shpenzimet publike dhe private për arsimin dhe shkencën do të arrijnë në 7% të PBB-së, pasi pritet nje rritje e ndjeshme në arsimin privat bazuar edhe në mbështetjen publike për rritjen e këtij sektori të rëndësishëm, me qellim masivizimin dhe përmirësimin cilësor të arsimit shqiptar. Sistemi i financimit të arsimit të lartë do të reformohet për t'iu përgjigjur më mirë kërkesës së lartë për shkollim, për të krijuar hapësirë reale për nxitjen e partneritetit publik privat (PPP) dhe rritjen e autonomisë qeverisëse të arsmin e lartë publik si dhe për të fuqizuar arsimin e lartë privat.
Â
Kërkimi shkencor, teknologjia dhe inovacioni në funksion të zhvillimit të shpejtë ekonomik të vendit.
Â
Qeveria do të planifikoj një Fond për shkencën, teknologjinë dhe inovacionin, i cili do të zë 0.6 % e GDP-së dhe do të implementohet nga një agjenci e specializuar. Njëkohësisht do të adaptohet një kuadër institucional nxitës për të gjitha institucionet publike dhe private si dhe kërkuesit që zhvillojnë veprimtari në këtë fushë. Rritja e ndjeshme e investimeve do të mundësoj zhvillimin e politikave më të përshtatshme që mbështesin jo vetëm rritjen e veprimtarisë së kërkimit shkencor dhe inovacionit por edhe inkurajimin e ekselencës në formën e qendrave apo grupeve të ekselencës në institucionet publike dhe private.
II.3.2. REFORMIMI RRËNJËSOR I SISTEMIT SHËNDETËSOR. AKSESI, CILËSIA DHE GARANTIMI I BURIMEVE FINANCIARENjë shoqëri e shëndetshme dhe e mbrojtur nga risqet është një synim madhor. Në katër vitet e shkuara, qeveria ka rritur fondet për sistemin shëndetësor, kryesisht në rritjen e pagave, përmirësimin e furnizimeve me medikamente, kryerjen e investimeve në rrjetin e shërbimit parësor e spitalor si dhe në vaksinimin dhe parandalimin e sëmundjeve. Kjo ka përbërë fazën e parë bazë të domosdoshme të ndërhyrjes reformuese në sistemin e shëndetit publik. Tashmë janë plotësuar kushtet për kalimin në fazën tjetër të reformimit të sistemit në modelin e tij të administrimit, relacioneve me përfituesit dhe financimit. Rezultatet në këtë fazë të dytë të reformës do të rrisin aksesin, diversifikojnë llojet e shërbimeve dhe ofrojnë shërbime më cilësore, njëherazi duke siguruar një qëndrueshmëri financiare të këtij sistemi. Realizimi i një sistemi shëndetësor cilësisht të ri do të jetë Motoja dhe Zemra e reformave për vitet 2009 - 2013. Përafrimi i domosdoshëm me standartet Evropiane si dhe implementimi i përvojave dhe modeleve të suksesshme janë rrugët themelore ku do të eci tërësia e reformave në shëndetësi duke ruajtur arritjet dhe duke shpejtuar realizimin e reformave të reja.Â
Mbrojtja dhe përmirësimi i shëndetit të popullatës nëpërmjet shërbimeve të arritshme dhe të barabarta për të gjithë, realizimi i një sistemi shëndetësor cilësisht të ri, shërbime me standarte të bashkimit evropian për të gjithë Shqiptarët dhe reformimi i mekanizmave dhe instrumentave financiare të cilët mbështesin e sigurojnë mbulim financiar efikas të kostove në rritje të sistemit shëndetësor, do të jenë këto shtyllat e reformës në shëndetësi.
Â
Ky program reformash për transformimin e sistemit shëndetësor do të realizohet duke rivitalizuar administrimin e sistemit, duke modernizuar atë me qëllim përmirësimin cilësor të programeve kombëtare për parandalimin, kujdesin, trajtimin dhe rehabilitimin, realizimit të një skeme sa më të plotë të sigurimeve shëndetësore dhe bashkëpjesëmarrjes së pacientit me sistemin shëndetësor, si dhe rajonalizimin real dhe efektiv të spitaleve
Zbatimi i reformës tërësore në sistemin shëndetësorÂ
Reforma administrative e sistemit shëndetësor bazohet në një sistem të ri relacionesh institucionale të qëndrave shëndetësore me institucionet politikëbërëse, me përfituesit, financuesin dhe personelin.
Â
Në themel të këtyre relacioneve janë vetëqeverisja e qendrës shëndetësore, transparenca, përgjejshmëria, vlerësimi i performancës institucionale dhe individuale përkundrejt motivimit e shpërblimit sipas meritës.
Â
Reforma do të përfshijë edhe një organizim më të mirë territorial duke harmonizuar shtrirjen e shërbimit parësor me atë spitalor si dhe të atij publik e privat.
Â
Reduktimi i korrupsionit në sektorin e shëndetësisë do të bazohet në radhë të parë në masat me natyrë parandaluese dhe që mbështeten në krijimin e iniciativave anti-korrupsion
Investime masive në kujdesin parësor, spitalor dhe në parandalimin e sëmundjeveÂ
Investimet publike në sistemin shëndetësor do të rriten me shpejtësi duke arritur mbulimin e plotë të territorit me qendra të kujdesit shëndetësor parësor të pajisura me mjetet e përshtatshme. Ndërkaq do të vazhdojë investimi me ristrukturimin dhe modernizimin e qendrave spitalore të vendit me prioritet realizimin real të rajonalizimit të sistemit spitalor.
Â
Po kështu do të investohet për krijimin e një sistemi të shërbimit kombëtar të urgjencës të unifikuar sipas standarteve dhe cilësisë së lartë i bashkërenduar me sistemet e urgjencës së vendeve fqinje.
Â
Investimet publike dhe fonde operative do të përfshijnë edhe sistemin e laboratorëve dhe institucioneve të shëndetit publik duke rritur shkallën e mbulimit me vaksina si dhe duke zgjeruar llojet e vaksinimeve. Gjithashtu do të fuqizohet sistemi i monitorimit dhe vlerësimit të gjendjes dhe risqeve shëndetësore
Financimi i sistemit shëndetësor. Financimi publik dhe nxitja e nismës privateÂ
Sigurimi i burimeve financiare të bollshme dhe të qëndrueshme për sistemin shëndetësor përbën një nga sfidat më të vështira por edhe vetë thelbin e suksesit të këtij sistemi në të ardhmen. Buxheti per shendetesine do te rritet me 60%.
Â
Qeveria është e vendosur të zbatojë modelin e blerjes së shërbimeve shëndetësore nga një blerës i vetëm, Institutit te Sigurimeve Shëndetësore si dhe blerjen e shërbimeve nga ofruesit privatë të tyre.Â
Qeveria është gjithashtu e vendosur të rrisë ndjeshëm masën e financimit në shëndetin publik dhe në investimet kapitale.
Gjithashtu qeveria do të mbështesë dhe nxisë zgjerimin e sektorit privat në shërbimin parësor e spitalor si një mënyre për të kënaqur më mirë kërkesat në rritje për shërbime shëndetësore si dhe për një rritje dhe modernizim të sistemit shëndetësor shqiptar.
Edukimi dhe promocioni shëndetësorEdukimi shëndetësor do të përbejë një drejtim me rendësi të rritur në të ardhmen pasi ai jep efekte të mëdha pozitive në parandalimin e sëmundjeve dhe uljen e kostos së kurimit. Edukimi shëndetësor do të bazohet në ndërmarrjen e fushatave sensibilizuese dhe/ose edukuese mes instrumenteve mediatike kombinuar me rritjen e shërbimeve të rrjetit këshillimor e deri të zgjerimi i njohurive shëndetësore që transmetohen nëpërmjet sistemit arsimor.
II.3.3. KULTURA NË SHËRBIM TË MIRËQËNIES, ZHVILLIMIT DHE INTEGRIMIT EVROPIANÂ
Shqipëria ka njohur zhvillime pozitive ne sferën e kulturës ne vitet e fundit. Eshte fuqizuar kujdesi dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore si dhe eshte rritur produktiviteti kulturor e artistik. Institucionet kulturore te vendit janë reformuar dhe fondet publike ne shërbim te kulturës janë shumëfishuar.
Â
Synimi i Qeverise ne fushën e kulturës eshte gjallërimi dhe nxitja e te gjithë burimeve artistike dhe potencialit etnokulturor te vendit për përmirësimin e cilësisë se jetës se qytetareve dhe ne shërbim te zhvillimit dhe evropianizimit te vendit.
Vazhdimi i reformimit të institucioneve kulturoreNë kushtet e tregut dhe konkurushmërisë përparësi do te këtë thellimi i reformimit të institucioneve kulturore me një theks të veçantë në prezantimin e praktikave dhe skemave efektive të menaxhimit të krijimtarisë artistike për t'ia përshtatur atë kushteve të tregut, por pa injoruar detyrimin që Qeveria ka për përmbushjen e nevojës për mbështetjen financiare nëpërmjet subvencionimit.
Objektiv i veprimtarisë së qeverisë në fushën e vlerave kulturore do të jetë mbështetja financiare dhe teknike për ristrukturimin e rrjeteve muzeale për t'i çliruar muzetë nga inercia e konceptimeve dhe ekspozimeve të vjetra, si dhe për të siguruar rritjen e mobilitetit të muzeve për ta lehtësuar përftimin e tyre nga publiku.
Qeveria do të mbështesë financiarisht shkollimin artistik dhe promovoje format alternative të shkollimit dhe konsultimit profesional të krijuesve. Rendësi të veçante do të ketë mbështetja e instrumenteve të debatit artistik dhe të vlerësimit të krijimtarisë artistike.
Rritja e mbështetjes me fonde publike për veprimtari dhe produkte kulturoreQeveria do të zgjerojë mbështetjen financiare dhe investimet, si dhe do të lehtësojë bashkëpunimin me ekspertizën më të mirë ndërkombëtare për ruajtjen dhe konservimin e trashëgimisë kulturore veçanërisht asaj arkeologjike, si dhe konservimin dhe promovimin e vlerave të konfirmuara të traditës etnografike, letrare dhe figurative.
Qeveria angazhohet të rritë në vazhdimësi buxhetet në dispozicion të mbështetjes për krijimtarinë artistike. Në veçanti kjo mbështetje do të adresohet për krijuesit e rinj nëpërmjet programeve të veçanta.
Mbështetja e nismave private e komunitarePasurimi i kalendarit të eventeve kulturore si dhe nxitja dhe mbështetja e eventeve kulturore periodike të dedikuara. Në bashkëpunim me qeveritë vendore do të synohet identifikimi, nxitja dhe mbështetja e eventeve kulturore lokale veçanërisht të atyre me përkatësi komunitare.
Në bashkëpunim me botën akademike dhe kulturore do të nxitet krijimi dhe konsolidimi i instrumenteve që gjenerojnë debatin publik mbi çështje të rëndësishme të kulturës shqiptare dhe dinamizojnë përpjekjet për forcimin dhe zhvillimin e identitetit kulturor kombëtar.
II.3.4 SPORTET DHE KULTURA SPORTIVE Zgjerimi dhe forcimi i kulturës sportiveQeveria do të mbështetë zgjerimin dhe forcimin e kulturës sportive. Fokusi kryesor do të jetë realizimi i investimeve të reja dhe atyre rikonstruktuese në infrastrukturën sportive, veçanërisht të atyre në shërbim të shkollave dhe komuniteteve lokale.
Në partneritet me aktore të botës së sporteve, me institucione lokale, si dhe me aktorë të sektorit privat do të punohet për pasurimin e kalendarit të eventeve sportive dhe veçanërisht në promovimin e sporteve si pjesë e kulturës së jetesës.
Reformimi i institucioneve federative të sportitInstitucionet federative të sportit dhe klubet sportive do të reformohen për të siguruar një menaxhim efiçient dhe transparent të tyre që njëherësh të sigurojë stimulimin e cilësisë sportive.
Rritja e konkurrueshmërisë së sportit shqiptarQeveria do të siguroje mbështetje financiare në rritje për të mundësuar pjesëmarrjen dhe përfaqësimin dinjitoz të sportit shqiptar në evente ndërkombëtare. Nëpërmjet programeve konkrete me financim të Qeverisë dhe me kontribute nga sektori privat do të investohet për të ndërtuar teren dhe mjedise sportive të standarteve bashkëkohore, si dhe do të sigurohen ekspertiza më e mire trajnuese për sportistet dhe ekipet cilësore.
II.4. ZGJERIMI DHE FORCIMI I NATYRËS SOCIALE TË SHTETIT. PËRKRAHJA, SOLIDARITETI DHE DREJTËSIA SOCIALE PËR SHANSE TË BARABARTAShqipëria Evropiane nuk mund të ketë fytyrë tjetër, përveçse fytyrës së njerëzishme sociale, nuk mund të ketë zemër tjetër përveçse zemrës së dhimbsur, pra vendi i solidaritet të madh njerëzor, ku nuk gjenden të përjashtuar.Në katër vite ne ia dolëm të rrisim nga 50-100% buxhetin e 860 mijë familjeve shqiptare të punësuar në administratë, pensionsitë apo qytetarë me ndihmë ekonomike, të punësojmë rreth 80 mijë vetë, të nxjerrim nga varfëria rreth 400 mijë qytetarë shqiptarë. Rënie prej 80% pësoi varfëria ekstreme apo mjerimi, sipas një studimi të Bankës Botërore. Por, megjithë këto arritje, Shqipëria sërish ka një varfëri prej 12.1% të popullatës së saj dhe akoma më rëndë, ajo ka një varfëri ekstreme prej 1.34% të popullatës së saj, pra janë mijëra familje që ende qajnë me lotët e ftohta të mjerimit. Shqipëria ka hartën e varfërisë dhe mjerimit që shtrihet nga Frashëri i Përmetit, Buz i Tepelenës dhe gjer në Dukagjin. Në këto rajone, mijëra familje përballen me egërsinë e tregut dhe dhimbjet e mjerimit. Qeveria ime është e vendosur të veprojë në mënyrën më efikase, më energjike për të nxjerrë nga mjerimi çdo shqiptar dhe çdo familje shqiptare.Â
Ne angazhohemi se, duke ruajtur standartet më liberale të ekonomisë së tregut, do të thellojmë gjithnjë e më shumë frymën sociale të qeverisjes sonë, luftën e pamëshirë kundër njërit prej dy armiqve më kryesorë të njerëzve të lirë - varfërisë, do zgjerojmë, konsolidojmë dhe përsosim më tej sistemin e mbrojtjes sociale, do realizojmë një rishpërndarje gjithnjë e më të mirë dhe më të ndershme të të ardhurave dhe do të bëjmë çdo përpjekje që ne Shqipëri, qoftë dhe një qytetar i vetëm, të mos ndjehet i përjashtuar nga shoqëria shqiptare.
II.4.1. PENSIONE DINJITOZE. REFORMA E SISTEMIT TË SIGURIMEVE SHOQERORE. Reformimi i sistemit të kontributeve shoqërore sipas modelit miks. Vazhdimi i rritjes së pensionevePër të arritur një nivel dinjitoz të pensioneve qeveria do të punojë për ristrukturimin dhe reformimin e sistemit ekzistues njeshtyllës "pay as you go" për të bërë një lidhje më të drejtpërdrejtë midis kontributeve dhe pensioneve dhe duke synuar kalimin gradual drejt një sistemi shumshtyllës të pensioneve.
Do të ndërmerren të gjitha masat për një rritje graduale të kontributeve në krahasim me rritjen e përfitimeve për të forcuar kështu qëndrushmërinë fiskale të skemës së sigurimeve shoqërore. Do të vazhdojë rritja e diferencuar e masës së pensioneve për qytetin dhe fshatin drejt barazimit të kushteve të tyre në vitin 2013, për këtë do të vazhdojë subvencionimi i pensioneve të fermerëve.Â
Pensionet do të vazhdojnë të rriten me një ritëm mesatar 10% për qytetin dhe 15% për fshatin, ndërsa të ardhurat do të rriten me 12-15% në vit duke arritur që në vitin 2013 krahasuar me vitin 2005 të jenë 50% më të larta duke rritur kështu aftesinë vetmbajtëse të skemës së sigurimeve shoqërore.Â
Nxitja e nismës private në fushën e sigurimeve Qeveria do të nxisë dhe lehtësojë nismën private në fushën e sigurimeve shoqërore dhe njëherësh do të krijojë sisteme të përgjegjshme e të sigurta të kontrollit ndaj institucioneve të liçensuara që do të operojnë në tregun e sigurimeve shoqërore.
II.4.2. MBËSHTETJA AKTIVE E KATEGORIVE SOCIALE DHE INDIVIDËVE NË NEVOJË Reduktimi i varfërisë nëpërmjet politikave te mbështetjes aktiveQeveria vlerëson se lufta kundër varfërisë është një objektiv i shenjtë i saj. Politikat e mbështetjes aktive nëpërmjet punësimit do të jenë boshti i programit të qeverisë për reduktimin e varfërisë, e cila njëherësh do të shtojë edhe fondin e ndihmës ekonomike me qëllim që të ritet përfitimi për fryme nga ky fond.
 Lufta kundër varfërisë në zonat verilindore dhe juglindore të vendit, do të përbëjë përparësinë madhore për qeverinë tone.
Me një skemë të veçantë financimesh me grante, do të nxiten të gjitha potencialet lokale bujqësore, blegtorale, turistike të këtyre zonave. Brenda viti 2011 do të përfundojë masterplani i zhvillimit të turizmit të zonave malore, si dhe brenda këtij mandati, zonat malore të Shqipërisë, nga Vermoshi në Gjirokastër, do të kenë infrastrukturën rrugore modern, të gatshme për investime të gjera turistike. Në funksion të luftës kundër varfërisë, Qeveria do të përshtasë të gjithë sistemin arsimor. Ne, do të trefishojmë numrin e studentëve dhe nxënësve nga këto zona, në shkollat e mesme dhe profesionale dhe universitetet e vendit.Brenda viti 2013 ne synojmë që çdo qytetar shqiptar të ketë ndihmë ekonomike mbi dy dollar në ditë dhe pensionet e fshatit të barazohen me pensionet e qytetit.
Për këtë qëllim, Qeveria do të mobilizojë të gjitha fondet e nevojshme, do të gjejë të gjitha mënyrat e përshtatëshme që sirenat e mjerimit të mos ulërijnë më në Shqipëri.
Â
Reformë të thellë do të njohë ndihma ekonomike, e cila do të dalë me çdo kusht jashtë informalitetit. Dhënia e saj, përveçse për personat me aftësi të kufizuar, do të kushtëzohet me punën e dobishme për komunitetin dhe punimin e tokës.
Â
Familjet dhe individët në nevojë, që për arsye të vërtetura janë në pamundësi të dalin nga mjerimi, do të gëzojnë të gjithë ndihmën ekonomike të nevojshme që të ushqehen, vishen dhe gëzojnë të gjitha shërbimet, kujdesin shëndetësor, arsimimin e fëmijëve, njëlloj si të tjerët.
Përkrahje aktive dhe integruese për individëd me aftesi të kufizuarÂ
Qeveria do të marrë masa për përmirësimin e vlerësimit të aftësisë së kufizuar bazuar në modelin social, përfshirjen e profesionisteve social në vlerësim, si dhe në rritjen e informimit për personat me aftësi të kufizuar dhe familjarëve.
Â
Qeveria do të synojë ngritjen e shërbimeve komunitare për personat me aftësi të kufizuar dhe garantimin e cilësisë së tyre dhe do të shtoje fondet që, në bashkëpunim me organizata jo fitimprurëse, të sigurohet shërbimi ndaj personave me aftësi të kufizuara, shërbimet në familje dhe ato ditore edhe në ato Njësi Vendore që nuk e kanë këtë shërbim.
Â
Veç trajtimit të tyre qeveria do të ndërtojë programe konkrete për nxitjen e punësimit dhe formave të tjera të integrimit të personave me aftësi të kufizuara në shoqëri.
Përkrahja e viktimave krimit dhë te gjakmarrjesÂ
Qeveria do të angazhohet në mbrojtje të viktimave të krimit dhe veçanërisht të atyre të gjakmarrjes. Zonat ku ky fenomen është i përhapur do të punohet intensivisht me autoritetet lokale për të garantuar mbrojtjen e fëmijëve, grave dhe moshës së tretë dhe integrimin e tyre në jetën normale. Programet e ndihmës së posaçme do të koordinohen dhe do të synojnë mobilizimin e organizatave të shoqërisë civile, si dhe një angazhim më të drejtpërdrejtë të komuniteteve fetare.
Â
Për mbrojtjen e viktimave të trafikimit, apo personave në rrezik trafikimi do të punohet për krijimin e standarteve dhe modeleve cilësore të protokolleve kombëtare dhe ndërshtetërore, vlerësimin e ndihmës dhe nevojave specifike, planet e administrimit të rrezikut dhe planet e riintegrimit.
Â
Vëmendje do ti kushtohet rritjes së kapaciteteve të qendrave pritëse, përmirësimit të modeleve të ndihmës dhe trajnimit të stafeve, por në veçanti programeve të riintegrimit për formim profesional falas.
Â
II.4.3. VAZHDIMI I KOMPENSIMIT TË ISH TË PËRNDJEKURVEÂ
E ndërgjegjshme për detyrimin që shoqëria shqiptare ka përball ish të përndjekurve politik, njëherësh edhe si një provë e solidaritetit social qeveria angazhohet të shtojë fondet në drejtim të kompensimit financiar të ish të përndjekurve politik.
Â
Përveç kompensimit financiar qeveria do të konkretizojë programe për forma alternative të riintegrimit në shoqëri të atyre grupeve dhe individëve të kësaj shtrese të shoqërisë që nuk kanë mundur të përfitojnë nga skemat e mëparshme të mbështetjes.
II.4.4. NXITJA E BARAZISË GJINOREÂ
Qeveria angazhohet për promovimin e parimeve të barazisë gjinore, si dhe forcimin e instrumenteve ligjore dhe institucionale mbrojtës për të siguruar politikat gjinore në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Â
Qeveria do të iniciojë programe konkrete për të siguruar trajnimi dhe kualifikim profesional falas dhe skema punësimi për gratë kryefamiljare dhe ato të komuniteteve të margjinalizuara. Programet sociale do të kenë në fokus rritjen e shërbimeve sociale për gratë kryefamiljare, nënat me shumë fëmijë, vajzat dhe gratë me aftësi të kufizuara, gratë e komunitetit rom dhe ato që janë viktima të trafikimit apo rrezikohen të jenë viktima.
Â
Parandalimi i dhunës në familje, mbrojtja e viktimave dhe aksesi i tyre në skemat e mbrojtes ligjore dhe psikosociale do të jetë një nga drejtimet kryesore të politikave të posaçme që qeveria në bashkëpunim të ngushtë me mediat dhe shoqërinë civile do të ndërmarrë për të garantuar dhe mbrojtur dinjitetin e gruas, duke i kushtuar njëherazi rendësi edhe fëmijëve dhe personave të moshuar.
II.4.5. KUJDESI PER FEMIJET DHE PËR MOSHËN E TRETËÂ
Në politikën tonë të Shqipërisë sociale, një kujdes të veçantë do t'ju kushtohet dy moshave më delikate: fëmijëve, vogëlushëve të këtij vendi dhe moshës së tretë.
Â
Në këtë kontekst, gjatë këtij mandati, ne zotohemi të permiresojme me shpejtesi treguesit baze te shendetit te femijes duke I sjelle ato ne nivelet evropiane, do te shtrijmë vaksinimin ndaj të gjitha sëmundjeve të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve, të ngremë në të katër anët e vendit sistemin e arsimit parashkollor, si kusht për një parapërgatitje dinjitoze të fëmijëve tanë në shkolla.
Â
Tranzicioni i shpejtë social, ekonomik dhe politik i vendit ka lënë shumë të moshuar në një pozicion vulnerabël. Ata gjithashtu ndjehen të diskriminuar në lidhje me pozicionin social- ekonomik, aksesin ndaj shërbimeve si kujdesi shëndetësor dhe transporti. Një pjesë e të moshuarve kanë mbetur vetëm dhe pa kujdesin e fëmijëve për shkak të emigracionit.
Â
Qeveria e Integrimit Evropian, duke njohur kontributin që ka dhënë mosha e tretë në zhvillimin e vendit është e vendosur të ndikojë dhe promovojë solidaritetin midis brezave në luftë kundër diskriminimit ndaj personave të moshuar si dhe për një të ardhme të sigurt, me perspektiva të reja dhe me dinjitet për personat e çdo moshe.
Â
Për të zbutur sadopak problemet e mprehta me të cilat po përballet mosha e tretë në Shqipëri, qeveria do te percaktoje me ligj të veçante përkrahjen shteterore ndaj individëve të moshës së tretë i cili do të përcaktojë një paketë shërbimesh dhe benefitesh që i garantohen kësaj moshe për të kompensuar nivelin aktual të ulët të pensioneve dhe si shpërblim i shoqërisë për kontributin e tyre jetësor. Paketa ka marrjen e pensionit të 13-të, transport falas, trajtim mjeksor falas, benefite për personat që u shërbejnë të sëmurëve të kësaj moshe.
Â
Nderkaq, edhe vete rritja e shpejte e pensioneve, duke lene prapa 6 vende te Bashkimit Evropian, eshte nje tjeter ndihme, perkrahje dhe solidaritet me te moshuarit.
II.4.6. KUJDESI PËR KOMUNITETET ETNO-KULTUROREÂ
Qeveria e integrimit evropian të shqipërisë nuk mund të mos jetë në radhë të parë qeveria e integrimit të gjithë komuniteteve pjesë e vetë Shqipërisë. Në mënyrë të veçantë ne angazhohemi për të marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen dhe integrimin e komunitetit rom.
Â
Detyrë parësore është informimi dhe njohja e këtij komuniteti me të drejtat për të perfituar nga programet sociale, programet e ndihmës ekonomike, të trejtimit shëndetësor gjinor dhe ndihmës për personat me aftesi të kufizuar, si dhe vendosja e një partneriteti të qendrushëm me shoqatat që përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e këtij komuniteti.
Â
Drejtimet kryesore të programit të qeverisë me specifike komunitetin Rom do të adresojnë çështjen e punësimit të fëmijëve të këtij komuniteti, strehimin e fëmijëve të braktisur në qendra ditore, integrimin e tyre në proçeset e shkollimit dhe aftësimit profesional për t'i përfshirë ata më pas në skemat e punësimit.
III. SIGURIA KOMBËTARE. SHQIPËRIA ANËTARE E NATOS KONTRIBUON NË SIGURINË DHE PAQEN GLOBALEÂ
Shqipëria shënoi një arritje historike në 4 Prill, kur u bë anëtare e NATO-s, aleancës ushtarake politike më të madhë të të gjitha koherave. Me shpalljen e pavaresisë ne fituam lirinë, me antarësimin në NATO ne fituam sigurinë e lirisë sonë. Kjo ngjarje është nje kulm historik, por njëherësh është edhe fillimin e një rruge të gjatë kontributesh, detyrimesh, përgjegjësish si pjestarë të aleancës.
Â
Qeveria është e ndërgjegjshme dhe e përgatitur të bëjë të gjitha përpjekjet dhe të vërë në dispozicion të gjitha burimet e nevojshme financiare, materiale dhe njerëzore për të realizuar me sukses sfidat e modernizimit të ushtrisë sonë në përputhje me standartet e NATO-s.
III.1. FUQIZIMI DHE MODERNIZIMI I MËTEJSHËM I FORCAVE TË ARMATOSURAÂ
Në përputhje me angazhimet dhe sipas standarteve të NATO-s, do të krijohet një strukturë organizative e integruar e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshem. Deri në fund të vitit 2010 do të kryhet transofromimi i Forcave tona të Armatosura në një forcë tërësisht profesionale me fokus më të veçantë për njësitë e deklaruara për operacionet e NATO-s.
Â
Qeveria do të sigurojë ndërveprimin dhe vënien në dispozicion të kapaciteteve të çdo ministrie dhe agjensie qëndrore për plotësimin në kohë të (49) Objektivave të Forcës të cilat do të bëjnë të mundur integrimin e plotë të FA në strukturat e NATO-s deri në vitin 2019. Përveç kapaciteteve të mirëfillta ushtarake në realizimin e Objektivave përfshin edhe kontribute kombëtare për operacionet e stabilizimit, rindërtimit, ekipe specialistësh civile e ushtarake, si dhe sigurimin e kufijve.
Â
Për interimin e sistemit të mbrojtjes sonë ajrore me ato të NATO-s dëri në vitin 2013 do të përfundojë vendosja e kapaciteteve për të siguruar vëzhgimin e hapësirës ajrore, përfshirë instalimi dhe integrimi i strukturës së komandës dhe kontrollit ajror, si dhe identifikimi i sistemeve të sigurta të komunikimit me qëndrat ajrore të NATO-s.
Â
Ministria e Mbrojtjes do të zhvillojë politikat përkatëse për një personel të përshtatshëm e të trajnuar dhe do të riorganizojë sistemin e mbrojtjes dhe planifikimit të forcës në përputhje me proçesin e Planifikimit të Forcës së NATO-s. Duke filluar nga viti 2010 do të adoptohet modeli i situatave të planizimit operacional të NATO-s.
Â
Do të prezantohen dhe zbatohen në të gjithë hierarkinë e komandimit të FA, standartet individuale, si dhe sistemet e vlerësimitë të trupave dhe shtabeve. Deri në fund të këtij viti, FA do të sigurojnë që të gjitha aspektet kritike të arsimimit e stërvitjes ushtarake të jenë përshtatur me konceptet strategjike të NATO-s, të doktrinës së NATO-s, proçesit të Planifikimit Strategjik, e Planifikimit Operacional dhe Listën e detyrave të NATO-s. Pervetesimi i gjuhes engleze dhe i perdorimit te compiuterit do te perhapet me shoejtesi ne forcat e armatosura.
Â
Do të synohet përmirësimi i kapaciteteve të bazave ajrore të Kuçoves dhe Rinasit me pajisje dhe personel për realizimin dhe riparime të nivelit të dytë, si dhe i portit të Durrësit dhe bazës së Pashalimanit për rritjen e mundësive të Mbështetjes së Vendit Pritës për NATO-n.
Â
Integrimi në strukturat e NATO-s dhe modernizimi i Forcave të Armatosura shoqërohet me angazhimin për reduktimin e depove të municioneve nga 48 aktualisht në 4, si dhe shkatërimin e një sasie prej 85.000 tone municione deri në vitin 2015. Pjesa më e rrezikshme e municioneve do të eliminohet deri në fund të vitit 2010. Vëmendje e veçantë do t'i ushtohet zbatimit rigoroz të rregullave të sigurisë për shkatërimin dhe rruajtjen e municioneve.
Â
Qeveria do t'i përmbahet pa asnjë hezitim kërkesave të NATO-s për mbajtjen e nivelit prej 2% të PBB-së të buxhetit të mbrojtjes dhe do të tregojë kujdes të veçantë për përdorimin sa më të efektshëm të tij.
III.2. SHQIPËRIA, ANËTARE E NATOS, KONTRIBUON NË SIGURINË DHE PAQEN GLOBALEÂ
Qeveria shqiptare në vijim të traditës së konsoliduar që para anëtarësimit, do të zgjerojë kontributin e Shqipërisë në angazhimet e aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në botë. Në zbatim të kërkesave të NATO-s për operacione të qëndrueshme dhe dislokimin e forcave tokësore, do të kontribuojmë me forca për luftim, mbështetje luftimi dhe për mbështetje me shërbime për luftim, lehtësira dhe infrastrukturë për pjesëmarrjen në operacione të drejtuara nga NATO, BE, OKB dhe operacione të tjera koalicionesh potenciale.
Â
Do të vijojë proçesi i riorganizimit dhe zgjerimit me personel të misioneve civile e ushtarake në Përfaqësinë e Përhershme të Shqipërisë pranë NATO-s me qëllim që tu afrohet kërkesave të bashkëpunimit me organizmat dhe agjensitë e NATO-s.
Â
Gjithashtu Shqipëria do të mbështesë angazhimet e kontributeve të NATO-s, në agjensitë e strukturat e saj me personel ushtarak në përputhje me "Proçedurat dhe Politikat e Personalit në NATO".
IV. VAZHDIMËSIA NË POLITIKËN E JASHTME. SHQIPËRIA FAKTOR I RËNDËSISHËM I PAQJES E STABILITETIPolitika e Jashtme e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë do të ruaje vazhdimësinë e saj dhe rolin e konsoliduar të Shqipërisë, si një kontribuues i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit global, kudo që ai kërkohet, si dhe në mënyrë të veçante rolin e saj konstruktiv në forcimin e paqes, stabilitetit, bashkëpunimit dhe integrimit te përbashkët rajonal.
IV.1. VAZHDIMËSIA NË POLITIKËN E JASHTME. SHQIPËRIA, FAKTOR PAQEJE E STABILITETIÂ
Objektiv kryesor i politikës së jashtme të Republikës se Shqipërisë do te jete realizimi i një roli cilësisht te ri dhe proaktiv te Shqipërisë ne marrëdhëniet ndërkombëtare, i cili do te reflektoje stadin aktual si një vend anëtar i NATO-s dhe perspektiven e saj jo te largët te anëtarësimit ne Bashkimin Evropian.
Â
Politika e Jashtme e Shqipërisë do te vazhdoje te luaje rolin e saj dhe te kontribuoje ne frymën e dialogut dhe mirëkuptimit ne te gjithë sistemin e organizatave globale dhe rajonale ku ajo aderon, si OKB, OSBE, Këshilli i Evropës, duke rritur ne përputhje me prioritetet, kapacitetin dhe potencialin e saj pjesëmarrjen më aktive në veprimtaritë ndërkombëtare në fushën e paqes dhe sigurisë, ekonomiko-sociale, të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut.Â
Â
Politika jone e jashtme do te ketë përparësi rritjen e kontributit te Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, realizimin në kohë te detyrimeve që rrjedhin nga Konventat e OKB në të cilat vendi ynë është palë, çështjeve të ngrohjes globale, luftës kundër terrorizmit, proliferimit te armeve te dëmtimit ne mase, rreziqeve pandemike, përfshire realizimin e Objektivave të Mijëvjeçarit.
Â
Politika e jashtme e Republikës se Shqipërisë do te vazhdoje te ruaje marrëdhënie shume te mira politike dy-paleshe me te gjithë vendet demokratike te botes, veçanërisht me ata partnere qe udhëheqin institucionet me te rëndësishme botërore apo rajonale dhe qe gjithashtu gjenerojnë zhvillime te rëndësishme demokratike dhe pole te reja te ekonomisë globale.
Â
Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara te Amerikës do te përbejnë një aleance strategjike te veçantë politike, ushtarake dhe ekonomike te Shqipërisë, në përballimin e gjithë sfidave rajonale e ndërkombëtare me te cilat përballet ajo
Â
Shqipëria do të vazhdoje të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë vëndet anëtare te NATO-s dhe Bashkimit Evropian, me te cilat do te bashkëpunojë intensivisht dhe do te vazhdoje forcimin e marrëdhënieve ne kuadër te institucioneve ndërkombëtare dhe ne rrafshin bilateral ne fusha me interes reciprok, veçanërisht ato politike e ekonomike.
Â
Politika jone e jashtme i konsideron si shume te mira dhe konstruktive marrëdhëniet me anëtarët e përhershëm te Këshillit te Sigurimit te OKB-së, si Rusia dhe Kina, me te cilat eshte e gatshme te çoje me tej nivelin e tyre ne te gjitha sferat e interesit reciprok dhe shkëmbimeve.
Â
Shqipëria do t'i kushtoje një vëmendje te veçantë rritjes dhe intensifikimit te marrëdhënieve me vende te cilat zhvillimet ne kuadër te globalizmit i kane shndërruar ne qendra te rëndësishme politike, financiare e ekonomike, si Japonia, India e Brazili.
IV.2. POLITIKA E JASHTËME NË SHËRBIM TË INTEGRIMIT TË BALLKANIT DHE FQINJËSISË SË MIRËÂ
Shqipëria do te vazhdoje t'i konsideroje si parësore dhe te një rëndësie te veçantë marrëdhëniet me fqinjët. Ajo do te vazhdoje te kontribuoje arritjen e objektivit te përbashkët te rajonit, integrimin evropian te tij duke realizuar edhe rritjen e mëtejshme te nivelit te bashkëpunimit politik, ekonomik, social, kulturor dhe ne fushën e sigurisë, duke e konsideruar rajonin si një vatër qe duhet te gjeneroje stabilitet, mirëkuptim dhe integrim te përbashkët.
Â
Ne ketë kuadër, politika e jashtme e Shqipërisë do te vazhdoje t'i konsideroje si strategjike marrëdhëniet me Italinë dhe Greqinë, si dy vende jo vetëm fqinj, por edhe anëtare te NATO-s e Bashkimit Evropian, si dhe partneret kryesore tregtar e ekonomik te vendit tone.
Â
Marrëdhëniet me Turqinë do te vazhdojnë te thellohen ne rrugën e një tradicionaliteti te konsoliduar e reciprok por edhe ne kushtet e reja te angazhimeve te përbashkëta te sigurisë, paqes dhe te zhvillimit ekonomik.
Â
Qeveria e Republikës se Shqipërisë do të japë një vlerë të madhe kontributi për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në gjithë rajonin e Evropës Juglindore. Ne do ta realizojmë këtë, duke plotësuar detyrimet kombëtare të sigurisë, si dhe duke e gjeneruar sigurinë si përpjekje kolektive e bashkëpunuese e vendeve të rajonit.
Â
Synimi kryesor i politikes tone te jashtme rajonale do te jete përmirësimi, zgjerimi dhe forcimi i marrëdhënieve të shumëfishta më të gjithë vendet e këtij rajoni. Ajo do të synojë krijimin e një klime bashkëpunimi të vazhdueshëm, të qëndrueshëm e me interesa reciproke midis vendeve të tij, me qëllim eliminimin e të gjithë faktorëve që sjellin konflikt etnik, fetar e nacional.
Â
Politika jone e jashtme do të promovojë në mënyrë të vazhdueshme përmirësimin e marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe kombeve të tjera në rajon, ku vend të veçantë zënë marrëdhëniet me sllavët ne përgjithësi dhe serbët ne veçanti.
Â
Marrëdhëniet me Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Bosnje dhe Hercegovinën, si dhe me Serbinë, do të kenë një rendësi te veçantë ne politiken tone te jashtme dhe aksionin diplomatik te Shqipërisë, duke synuar rritjen e tyre ne rrafshin bilateral dhe atë te organizatave rajonale ku vendet tona aderojnë, për t'i vendosur ato në përputhje me vlerat dhe standartet e Evropës se bashkuar.
Â
Vëmendje e posaçme do t'i kushtohet thellimit të marrëdhënieve me gjithë vendet e tjera te rajonit, ne funksion te bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare, si një aspekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për përfitime reciproke në të mirë të zhvillimit e përparimit të mëtejshëm të vendeve tona dhe mirëqenies së qytetarëve tanë.
Â
Kështu do te bëhen funksionale plotësisht Marrëveshjet e Tregtisë se Lire, Tregu i Përbashkët i Energjisë, Veprat e rrjeteve energjetike e te transportit.
IV.3. SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËTÂ
Republika e Shqipërisë do te forcoje me tej marrëdhëniet me shtetet kudo ku banojnë shqiptare etnike, me qellim përshpejtimin e proceseve integruese Euro-Atlantike qe do te sjellin një cilësi te re edhe ne integrimin e vete shqiptareve.
Â
Qeveria e Integrimit Evropian e konsideron diasporën shqiptare si një vlerë kombëtare. Ajo vlerëson se shqiptaret kudo në botë kanë të drejtën e përkujdesjes së shtetit, si dhe detyrimin reciprok për prosperitetin e Atdheut.
Â
Qeveria do të realizojë një përkujdesje të organizuar e sistematike për të drejtat qytetare të shqiptareve kudo ku jetojnë.
Â
Do te ngrihet një sistem mbarëbotëror organizimi të diasporës shqiptare, me bazë përkatësinë dhe identitetin kulturor si dhe ruajtjen e tij. Për këtë, do te këtë një angazhim konkret ne hapjen e Qendrave te Kulturës, ‘Shtëpisë se Shqiptareve'.
Â
Ne marrëveshje me vendet pritëse te diasporës dhe emigracionit te ri (te dy dekadave te fundit) sipas legjislacionit te vendit dhe te drejtës ndërkombëtare, do te përcaktohen format e përshtatshme për ruajtjen e promovimin e gjuhës shqipe dhe mësimin e historisë se Shqipërisë.
Â
Do te realizohet një përmirësim te prekshëm te gjithë shërbimeve shtetërore ndaj diasporës dhe emigracionit shqiptar. Do te realizohet përfitimi i te gjitha llojeve te sigurimeve për te cilat emigracioni i ri shqiptar ka kontribuar përpara largimit jashtë vendit.
Â
Për shtetin e ri te Kosovës, Shqipëria do të mbështesë fuqishëm njohjen ndërkombëtare të Kosovës, anëtarësimin e saj në institucionet dhe organizmat ndërkombëtare, integrimin sa më të shpejtë në rrjedhat integruese Euro-Atlantike dhe praninë e saj si vend anëtar i Organizatës së Kombëve të Bashkuara. Vendi im do të japë ndihmesën e vet në konsolidimin e institucioneve të Kosovës dhe do të vendosë marrëdhëniet më të ngushta të kooperimit dhe bashkëpunimit të gjithanshëm dhe në të gjitha fushat.
V. SHQIPËRIA NË PRAGUN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIANÂ
Integrimi në Bashkimin Evropian, i cili përbën modelin, synimin dhe destinacionin tonë final e të pazëvendësueshëm, është emëruesi më i fuqishëm i përbashkët i kësaj qeverie. Modeli i shkëlqyer i suksesit të demokracive të vendeve të Evropës Perëndimore, mbeten një frymëzim për përthithjen e vlerave më të mira që do të na çojnë në respektimin dhe përsosjen e mëtejshme të tyre por edhe në një zhvillim progresiv më të shpejtë, më cilësor dhe më tërësor në të gjithë vendin.
Â
I gjithe programi i maxhorances dhe Qeverise se saj te Integrimit Evropian ka per orieentim dhe synim arritjen e standarteve te prag pranimit te shqiperise Anetare e Bashkimit Evropian.
Â
Nderkaq procesi i integrimit dhe anetaresimit kerkoj nje koordimim dhe ndjekjet te vazhdueshme te ceshtjeve, zbatim te detyrave, zgjidhje te situatave, monitorim, rishikim. Ai kerkon aftesimin tone per te negociuar dhe per te lobuar prane faktoreve evropiane dhe per te permiresuar imazhin e Shqiperise, vecanerisht ne momentte e rritjes se skepticizimit per evropen dhe zgjerimin e saj mes qytetareve evropiane.
V.1. ZBATIMI I PLOTE I MARRVESHJES SE STABILIZIM ASSOCIJIMIT.Më 1 prill 2009 hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, busulla e orientimit për reformat që do të ndërmerren në katër vitet e ardhshme të qeverisjes. Ky porgram i maxhorances dhe Qeverise se Integrimit Evropian eshte nje pergjigje e pergjejshme dhe e plote ndaj angazhimeve te marra ne kete marrveshje.
Â
Në zbatim të kësaj marrëveshjeje, qeveria do të punojë në dy plane:
Â
Së pari, duke zbatuar në çdo nen të saj detyrimet në kuadër të dialogut politik e bashkëpunimit rajonal, perspektivës së afërt të vendosjes së zonës të tregtisë së lirë me BE-në, përafrimit të legjislacionit tonë me aquis-në, dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat e tjera që mbulon kjo marrëveshje. Në këtë kontekst, i një rëndësie të jashtëzakonshme do të jetë bashkëpunimi mes qeverisë dhe Kuvendit, për të siguruar miratimin e ligjeve në përputhje me legjislacionin evropian në kohë por edhe me kontributin aktiv të Komisioneve parlamentare si dhe të pasuruar me arkivin individual të deputetëve të zgjedhur. Zbatimi i plotë i MSA ,dhe procesi i integrimit në tërësi, kërkon kontributet e të gjithë faktorëve dhe aktorëve të shoqërisë, qofshin këto të opozitës, institucioneve të pavarura, komunitetit të biznesit, medias, grupeve të tjera të interesit, dhe çdo qytetari shqiptar. Duke qenë se të gjitha forcat politike shqiptare qëndrojnë së bashku nën emëruesin e përbashkët të integrimit evropian, qeveria do të synojë ruajtjen e konsensusit të gjerë mbështetur mbi këtë qëllim. Qeveria do të jetë një derë e hapur dhe do të mirëpresë ç'do iniciativë, përpjekje dhe kontribut që i shërben përshpejtimit të integrimit evropian të vendit.Â
Së dyti, qeveria do të fokusohet në mirëfunksionimin e mekanizmave të dialogut të ndërsjelltë që monitorojnë zbatimin e MSA, Këshilli i Stabilizim Asociimit, Komiteti i Stabilizim Asociimit, dhe nënkomitetet. Në të gjithë këto mekanizma qeveria do të dialogojë me partnerët evropianë në mënyrën më profesionale dhe të drejtpërdrejtë. Tashmë është vendosur një urë mirëbesimi me zbatimin e butë të Marrëveshjes së Përkohshme, pjesë integrale e MSA, çka siguron partnerët tanë evropianë për seriozitetin dhe përpikmërinë e angazhimeve tona. Paralelisht, qeveria monitoron shkallën e zbatimit të MSA nëpërmjet Planit Kombëtar Për Zbatimin e MSA (PKZMSA) një dokument kompakt, i përditësuar dhe transparent në nivel kombëtar.Â
Qeveria do të jetë e vëmendshme dhe do të mirëpresë çdo vlerësim dhe rekomandim të partnerëve tanë evropianë nëpërmjet konkluzioneve që do të dalin nga mekanizmat monitorues, raportet vjetore të progresit, dhe formatet e tjera të komunikimit. Çdo rekomandim do të reflektohet në mënyrën më të drejtpërdrejtë, më serioze dhe më këmbëngulëse në programin e punës të institucioneve qëndrore deri në zbatimin e plotë të tyre. Në thelb, qeveria siguron se do të jetë plotësisht bashkëpunuese, transparente, e hapur, mirëkuptuese por edhe ambicioze në marrëdhëniet e saj me të gjithë interlokutorët evropianë.Â
V.2. ARRITJA E STANDARTEVE EVROPIANE TE PRAGUT TE ANETARESIMITÂ
Më 28 2009 ne depozituam aplikimin tonë për anëtarësim pranë Presidencës Çeke, vetëm pasi kishim siguruar se kjo kërkesë do të ishte e shoqëruar me një arkivë të pasur arritjesh e rezultatesh, dhe vetëm pasi në sytë dhe vlerësimin e Bashkimit Evropian Shqipëria kishte njohur progres të padiskutueshëm. Ky hap në vetvete tregoi për shkallën e kuptimit dhe të përvetësimit të standarteve evropiane nga qeveria shqiptare.
Â
Objektivi ynë për katër vitet e ardhshme do të jetë një kalendar i qartë veprimesh institucionale dhe diplomatike për të përfituar lëvizjen e lirë, statusin e kandidatit dhe për të hapur negociatat e anëtarësimit për në Bashkimin Evropian. Për të kaluar në këtë prag të ri çdo institucion do të raportojë rregullisht me vërtetësi, përgjegjësi, koherencë dhe saktësi për çdo detyrim të plotësuar ose në proces, pranë Qeverisë. Qeveria do të marrë të gjitha masat rregullatore dhe organizuese për koordinimin efikas dhe monitorimin e plotë të të gjithë aktivitetit të institucioneve të përfshira në proces.
Â
Ndërkohë që për lëvizjen e lirë pesha kryesore e punës bie në 5 insitucione qëndrore, për dy pikat e tjera të axhendës do të jenë të angazhuar absolutisht çdo institucion qëndror në të gjitha nivelet, deri tek specialistët më të thjeshtë.
Plotësimi i pyetësorit të KE do të jetë një sfidë e vërtetë për administratën shqiptare, e cila është padyshim plotësisht e aftë ta përballojë atë me sukses. Për koordinimin e punës së kësaj faze të rëndësishme, Ministria e Integrimit Evropian do të ketë në dispozicion të gjithë ekspertizën e nevojshme dhe do të ketë të gjithë autoritetin e nevojshëm për ta kurorëzuar me sukses këtë operacion sa të dëshirueshëm aq edhe sfilitës. Â
Â
V.3. MANAXHIMI EFEKTIV I PROCESEVE PERGATITORE, NEGOCIUESE DHE RAPORTUESE TE ANETARESIMIT NE BASHKIMIN EVROPIANÂ
Procesi i integrimit evropian kërkon një administratë të konsoliduar, profesionale, efikase dhe të aftë për të përballuar presionin e axhendës ambicioze të këtij procesi. Në funksion të këtij qëllimi qeveria do të vazhdojë t'i kushtojë vëmendje, hapësirë dhe mbështetje financiare të gjithë projekteve që synojnë përsosjen e administratës publike për të arritur në nivelet komunitare. Po kështu qeveria do të përsosë sistemin e rekrutimit të punonjësve të administratës publike, nëpërmjet një strategjie të qartë, transparente dhe në perspektivë. Njesitë e integrimit evropian, të ndërtuara tashmë pranë çdo institucioni qëndror, do të konsolidohen më tej, duke respektuar parimin e meritokracisë dhe vazhdimësisë. Eksperienca e akumuluar dhe konsolidimi i këtyre ekipeve të specializuara do të çojë në menaxhimin më efikas të procesit përgatitor, negociues dhe raportues në raport me strukturat e BE-së.
V.4. LOBIMI EFEKTIV PRANE FAKTOREVE DETERMINANTE EVROPIANEÂ
Në shërbim të këtij programi qeverisës dhe axhendës së qartë evropiane do të vihet edhe politika jonë e jashtme. Reformat që do të ndërmerren në vijmësi do t'u bëhen me dije miqve tanë evropianë, të cilëve do t'u japin sigurimet maksimale të vendosmërisë sonë për të ecur përpara dhe vetëm përpara. Ne do të lobojmë fort në të gjitha forumet dhe nivelet e përfaqësimit bazuar mbi premisën se integrimi ynë mbështetet së pari në zhvillimin e brendshëm, e më pas përkrahjen e partnerëve tanë. Kërkesat e abmiciet tona do të shoqërohen kurdoherë me rezultate konkrete dhe angazhime të mëtejshme.
Â
Por lobimi ynë do të gjejë dhe mbështetjen e miqve të Shqipërisë, partnerëve strategjikë, vendeve që kontribuojnë çdo ditë e në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin progresiv të vendit. Politika e jashtme do të punojë fuqimisht në forcimin e aleancave strategjike dhe krijmin e aleancave të reja me qëllim përshpejtimin e integrimit evropian.
Â
Ne do të bashkëpunojmë në mënyrë të hapur dhe të plotë me Komisionin Evropian, Parlamentin dhe të gjitha vendet anëtare të BE. Duke forcuar prezencën tonë diplomatike si në Misionin tonë pranë BE ashtu dhe në vendet anëtare, ne do të përcjellim mesazhet e një Shqipërie që ndryshon çdo ditë, e që po evropianizohet në çdo qelizë të sajën. Ne po kështu do të mirëpresim këshillat, asistencën dhe mbështetjen e këtyre partnerëve me të cilët na bashkon dëshira e ndërsjelltë për ta bërë Shqipërinë pjesë e Evropës së Bashkuar.
V.5. PERMIRESIMI I VAZHDUESHEM I IMAZHIT TE SHQIPERISE NE OPINIONIN PUBLIK EURTOPIANShqipëria e vitit 2009 gëzon një imazh të ri të transformuar, ndërkombëtarisht vlerësuar e guximshme dhe e suksesshme në reformat tërësore, kampione në luftën kundër korrupsionit, me zhvillim të admirueshëm ekonomik, që luftoi pa kompromis krimin dhe trafiqet e paligjshme,me një fluks lëvizjeje nga jashtë-brenda në rritje, me standarde të larta sigurie, me korridore e rrugë të reja dhe distanca të shkurtuara, me investime të huaja në rritje në kohën e krizës globale financiare.
Â
Kjo është Shqipëria që sot gëzon mbështetjen ndërkombëtare më të madhe, më solide dhe më të pakthyeshme, ndonjëherë në historinë e saj. Kjo është sot Shqipëria, e cila falë edhe kontributit aktiv e të shumëçmuar, ndodhet në një rajon tashmë të stabilizuar. Kjo është Shqipëria që sot ka ndryshuar jo vetëm në perceptimin e qytetarëve të saj, por edhe në imazhin e perceptimin e qytetarëve Ballkanas, evropianë e më gjerë. Ky realitet inkurajoi partnerët tanë të pranonin Shqipërinë në NATO, dhe ushqeu ambicien tonë për të aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Â
Kjo nuk na çon në vetëkënaqësi, përkundrazi na bën më të ndërgjegjshëm për çka na prêt përpara në rrugëtimin tonë evropian. Sfida jonë për katër vitet e ardhshme do të jetë jo më përmbysja e tabuve për imazhin e Shqipërisë në sytë e politikbërësve evropianë, por sjellja e vendit tonë më pranë qytetarit evropian. Përçimi i vlerave, traditave dhe imazhit të qënësishëm shqiptar në sytë e qytetarit evropian do të jetë dhe objektivi ynë për katër vitet e ardhshme.
Â
Karta më e fortë që ofron kjo qeveri është ajo e besueshmërisë. Me Shqipërinë tashmë një partner të besueshëm në NATO, qytetarët evropianë kanë arsye të besojnë në një Shqipëri vend anëtar të BE.
Â
Promovimi i Shqipërisë si vend i sigurt e tërheqës, me potenciale burimesh natyrore e njerëzore dhe lehtësish ekonomike për biznesin dhe investimet e huaja do të jenë objekt i punës së qeverisë për katër vitet e ardhshme. Njohja e paket per shiqperine është tregues i hapësirës së madhe që ekziston per te punuar me perkushtim ne permiresimin e ketij imazhi.
Â
Cdo aktor dhe faktor shqiptar duhet dhe mund te puneje per kete qellim. Qeveria eshte e gatshme te koordinoje dhe mbeshtese perpjekjet e perbashketa ne menyre qe bashkerisht te arrijme sa me shpejt te behemi anetare te Bashkimit Evropian.