English

Përfaqësuesi i BE në Kosovë: Gati për t'u themeluar edhe katër komuna të reja

Prishtinë, 16 shtator, NOA - Menjëherë pas zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit, janë të gatshme për t'u themeluar tre komunat e reja të Kosovës, Graçanicë, Kllokot-Vërbovc, Ranillug si edhe komuna e zgjeruar e Novobërdës.

Një fakt të tillë e ka bërë të ditur përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith në bazë përgjegjësive të tij sipas Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin.

"E kam informuar Presidentin e Republikës së Kosovës se në këto tri komuna të reja dhe në një komunë të zgjeruar, përgatitjet do të jenë kryer, ashtu që ato do të jenë funksionale pas zgjedhjeve të 15 nëntorit 2009", ka thënë Feith mbi një fakt të tillë. Sipas tij, themelimi i këtyre komunave të reja përbën një hap të rëndësishëm përpara në realizimin e të drejtave për komunitetin serb të Kosovës dhe integrimin e tyre në një sistem të vetëm të qeverisjes lokale në Kosovë. "Këto komuna do të gëzojnë kompetenca të njëjta si të gjitha komunat e tjera në Kosovë, dhe do të marrin përsipër disa kompetenca të zgjeruara përfshirë këtu mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore, si dhe emërimin e komandantëve lokalë të policisë", ka shpjeguar ai.

n.e/NOA

KOMENTE