English

Presidenti Topi dekreton gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Apelit

Tiranë, 16 shtator NOA-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi sot numrin e gjyqtarëve për çdo gjykatë të shkallës së Parë dhe të Apelit.

Dekreti është në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenit 8 të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008 "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", me propozim të ministrit të Drejtësisë.

 Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se, sipas dekretit të Presidentit, numri gjyqtarëve për çdo gjykatë të shkallës së parë në territorin e Republikës së Shqipërisë është si më poshtë:

Në gjykatën e rrethit gjyqësor Berat, 11 gjyqtarë; në gjykatën e rrethit gjyqësor Dibër, 5 gjyqtarë; në gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës, 24 gjyqtarë; në gjykatën e rrethit gjyqësor Elbasan, 17 gjyqtarë;në gjykatën e rrethit gjyqësor Fier, 16 gjyqtarë; në gjykatën e rrethit gjyqësor Gjirokastër, 13 gjyqtarë;në gjykatën e rrethit gjyqësor Kavajë, 7 gjyqtarë; në gjykatën e rrethit gjyqësor Korçë, 21 gjyqtarë; në gjykatën e rrethit gjyqësor Krujë, 7 gjyqtarë;

në gjykatën e rrethit gjyqësor Kukës, 6 gjyqtarë; në gjykatën e rrethit gjyqësor Kurbin, 6 gjyqtarë; në gjykatën e rrethit gjyqësor Lezhë, 9 gjyqtarë;në gjykatën e rrethit gjyqësor Lushnje, 10 gjyqtarë; në gjykatën e rrethit gjyqësor Mat, 4 gjyqtarë; në gjykatën e rrethit gjyqësor Përmet, 4 gjyqtarë; në gjykatën e rrethit gjyqësor Pogradec, 8 gjyqtarë; në gjykatën e rrethit gjyqësor Pukë, 4 gjyqtarë; në gjykatën e rrethit gjyqësor Sarandë, 9 gjyqtarë;

në gjykatën e rrethit gjyqësor Shkodër, 19 gjyqtarë; në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë, 61 gjyqtarë;në gjykatën e rrethit gjyqësor Tropojë, 4 gjyqtarë; në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë, 18 gjyqtarë; në gjykatën e shkallës së parë për Krime të Rënda Tiranë, 16 gjyqtarë.

  Â

Ndërsa numri i gjyqtarëve për çdo gjykatë të Apelit është si më poshtë:

Në gjykatën e apelit Durrës, 10 gjyqtarë; në gjykatën e apelit Gjirokastër, 6 gjyqtarë; në gjykatën e apelit Korçë, 6 gjyqtarë; në gjykatën e apelit Shkodër, 7 gjyqtarë; në gjykatën e apelit Tiranë, 25 gjyqtarë; në gjykatën e apelit Vlorë, 10 gjyqtarë; në gjykatën e apelit për Krime të Rënda, 11 gjyqtarë.

 Ndërkohë, numri i gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së Parë të rrethit gjyqësor Tiranë bëhet: 64 gjyqtarë në 1 shtator 2010; 67 gjyqtarë në 1 shtator 2011 dhe 70 gjyqtarë në 1 shtator 2012.

KOMENTE