Tiranë, 16 shtator NOA-Zëvendës kryeministri dhe ministri i Jashtëm në qeverinë e re "Berisha 2", Ilir Meta, në fjalën e tij të mbajtur sot në Kuvend ka theksuar se prioritet i bashkëqeverisjes së koalicionit PD-LSI do të jetë integrimi i shqiptarëve në familjen evropiane.
Sipas Metës, Â kjo është hera e parë që një koalicion qeverisës ka një marrëveshje programore që shkon përtej posteve ministrore.
"Ashtu sikurse dihet LSI dhe PD i ka bashkuar qëllimi i integrimit në Bashkimin Europian.
Qeveria e re është rezultati i zgjedhjeve të vlerësuara pozitivisht nga ndërkombëtarët, çka favorizon pozitat e saj në arenën evropiane." theksoi Meta.
Sipas kreut të LSI e numrit 2 në qeverinë e re, forca politike që ai drejton do të japë kontributin e saj në zgjerimin e konsensusit social të kësaj qeverie dhenë bashkimin e shqiptarëve me Evropën.
"Reformat në shërbimet sociale, lufta kundër varfërisë, përmirësimi i sistemit shëndetësor, zhvillimi i sektorëve që sjellin rritjen e prodhimit vendas, reforma institucionale, ndarjen e pushteteve, zbatimin e ligjeve, reforma për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në BE, këto do të jenë prioritetet e qeverisë së re" u shpreh Meta.
Â
Â
Â