English

Sot në Kuvend, pritet miratimi i qeverisë së re. Kryeministri shpalos programin qeverisës

Tiranë, 16 shtator, NOA - Marrëveshja mes kryeministrit Berisha dhe kryeparlamentares Topalli ka caktuar ditën e sotme si atë kur parashikohet të kryhet betimi i qeverisë së re.

i organizuar në një seancë plenare, ky akt pritet të shoqërohet edhe me prezantimin nga ana e kryeministrit Berisha të programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme 2009-2013, në të cilat do të dtejtojë vendin së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë Republikane, të përfaqësuara me ministra në kabinet.

Me anë të aktit të miratimit sot nga Kuvendi të qeverisë së re të prezantuar nga Berisha, i jeoet fund në këtë mënyrë odisesë së krijimit të kabinetit të ri qeveritar, i cili doli nga zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit.

Këtë fakt e vulos edhe vlerësimi final i këtij procesi zgjedhor nga ana e vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE-ODIHR-it, të cilët vetëm dy ditë më parë publikuan raportin e tyre përfundimtar.

n.e/NOA

KOMENTE