Bruksel, 16 shtator NOA-Parlamenti Evropian ka diskutuar me debate propozimin për heqjen e regjimit të vizave për disa vende të rajonit të Ballkanit, Maqedoninë, Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën.
Burime të besueshme thanë për agjencinë NOA, se pritet që në muajin Tetor, Parlamenti Evropian të formulojë rezolutën e cila do të votohet më pas në muajin Nëntor.
Në votimin e rezolutës do të përfshihen 27 ministrat e Brendshëm të vendeve të Bashkimit Evropian.
Ky proces pritet të mbyllet në fund të vitit.
Sipas burimeve, nëse gjithçka shkon mirë, në fillim të janarit të vitit 2010 pritet të nisë liberalizimi i vizave.