Bruksel, 16 shtator NOA - Parlamenti Evropian e ka rizgjedhur Jose Manuel Barroson për kryetar të Komisionit Evropian.
Ky është mandati i dytë i Barroso në krye të administratës së Brukselit. Barroso pati theksuar se rizgjedhja  do të forconte autoritetin e tij përballë këshillit të ministrave. Politikani i djathë liberal u premtoi deputetëve se do të angazhohet me shumë për një Evropë më sociale.
Barroso u votua sot prej deputetëve të Parlamentit Evropian në këtë post, të cilin e pretendoi për herë të dytë, për shkak se gjendet i vetëm në këtë garë, megjithëse ka luftuar shumë edhe pse ka qenë i tillë.
Barroso, ish-kryeministri i Portugalisë e ka drejtuar Komisionin Evropian në pesë vitet e fundit dhe ndërkaq, caktimi i tij përsëri në këtë post është miratuar ndërkaq nga vendet anëtare.
Për të fituar kundërshtarët e tij, ai premtoi të vërë thekset më të mëdha në politikat sociale, për të luftuar papunësinë dhe për të siguruar një farë fushe manovrimi në tregun evropian të punës.
k.k/NOA