Kabul, 17 shtator, NOA - Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e vëzhguesve të Bashkimit Evropian ndaj zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën para pak javësh në këtë vend, duke pretenduar se akuzat për 1.5 milionë vota të falsifikuara që u hodhën ndaj tyre janë të padrejta.
Presidenti i zgjedhur nga ky proces i përfokur elektoral si i dyshumtë për rezultatin e vërtetë të tij tha se vëzhguesit e BE-së ishin treguar të njëanshëm e të papërgjegjshëm duke i përshkruar si të dyshimta rreth 1.5 milionë vota.
Një gjë e tillë ndodh kur Karzai u rizgjodh president i Afganistanit me rreth 55 përqind të votave sipas autoriteteve zgjedhore afgane.
Ka qenë drejtuesi i misionit vëzhgues të Bashkimit Evropian në Afganistan, Philippe Morillon, i cili ka shprehur dyshime lidhur me rezultatet e pjesshme të publikuara, të zgjedhjeve presidenciale.
Ai është shprehur se rezultatet e publikuara nuk mund të jenë të besueshme dhe se ka sinjale të besueshme për një numër të madh votash të falsifikuara.
"Derisa të jenë shqyrtuar të gjitha paditë në komisionin e ankesave, nuk duhen bërë spekulime për fituesin, apo humbësin e zgjedhjeve" tha Morillon.
Të gjitha këto fakte të çojnë të mendosh se ndoshta Karzai nuk e ka arritur vërtet shumicën absolute, ashtu siç pretendon dhe se opozita ka të drejtë që i ka kontestuar zgjedhjet.
n.e/NOA