Virxhinia, 17 shtator NOA - Nga këngëtar në punonjës i rëndomtë në një stallë kuajsh.
Ylli i muzikës pop Chris Brown duket se po i paguan shtrenjtë grushtet që i dha të dashurës së tij Rihanna në muajin shkurt të këtij viti.
Ai të mërkurën ka filluar të punojë në një stallë për kuajt e policisë së shtetit të Virxhinias, në SHBA.
Kjo është vetëm dita e parë për këngëtarin pasi ai ka 180 punë në komunitet, dënim ky i dhënë nga gjykata e cila bëri konvertimin e ditëve në qeli.
I veshur me kostume të punës, me një xhaketë dhe xhinse, dhe kapelë të bejsbollit, Brown nuk ka folur me asnjërin nga përfaqësuesit e paktë të medieve të cilët ishin prezent dhe po e vështronin atë duke punuar në ditën e tij të parë të punës. Orari i tij i punës do të jetë fleksibil dhe ai do të merret me punë të ndryshme fizike, ka thënë zëdhënësi i policisë në Riçmond, ndërsa nuk dha detaje të tjera se ku dhe çfarë pune tjetër do të bëjë ai.