English

EULEX kërkon marrëveshje me policinë kosovare

 Prishtinë, 17 shtator NOA- Misioni evropian në Kosovë, EULEX,i ka kërkuar policisë kosovare arritjen e një marrëveshjeje, që do t'i lejonte EULEX-it të drejtën për të patur akses në sistemin e të dhënave të policisë vendase.

 Sipas mediave kosovare, EULEX-i është i interesuar në veçanti edhe për informacionet në fushën e gjyqësorit, mjekësisë ligjore, shërbimeve sekrete dhe sigurisë.

Lajmi u konfirmua edhe nga policia.

Zëdhënësja e EULEX-it, Karin Limdal, theksoi se në asnjë rrethanë misioni evropian nuk do t'i japë Beogradit informacione që do të marrë nga policia kosovare, pa pasur më parë konsensusin e Prishtinës zyrtare.

Sipas zëdhënëses, kërkesa e EULEX-it nuk duhet të lidhet aspak me protokollin që u nënshkrua disa ditë më parë me Ministrinë e Brendshme të Serbisë.

KOMENTE