English

Frattini i shkruan Metës: Ju garantojmë mbështetjen dhe bashkëpunimin

Tiranë, 17 shtator NOA-Ministri i Jashtëm Ilir Meta ka marrë dje një mesazh urimi nga homologu i tij italian, Franco Frattini.

Në letrën e tij dërguar ministrit Meta, shefi i diplomacisë italiane i garanton qeverisë së re mbështetjen e palës italiane për realizimet e detyrave që ajo i ka vënë vetes.

"Shqipëria, ashtu siç pata mundësinë të nënvizoj edhe gjatë vizitës sime më 27 Tetor 2008, ka bërë hapa domethënës, dhe shpesh here jo të lehta, në rrugën e përafrimit me institucionet euro-atlantike, një udhë kjo që duhet të përshkohet me të njëjtën vendosmëri edhe në hapat e fundit dhe të gjata, për të cilat Qeveria e Tiranës mund të vazhdojë të mbështetet në miqësinë dhe përkrahjen e Italisë.

Në këtë frymë, eksperienca Juaj e kaluar përbën një garanci solide", thuhet në letrën e Frattinit.

Në lidhje me bashkëpunimin dypalësh, ministri i Jashtëm ka deklaruar se Roma dhe Tirana janë të lidhura nga një bashkëpunim i shkëlqyer që gjen rrënjët e saj të qëndrueshme në thellësinë e ndjenjave miqësore që lidhin dy popujt tanë.

Â

KOMENTE