English

Gjermania: Anëtarësimi në BE, të shqyrtojmë njëherë raportin ODIHR

Tiranë, 17 shtator, NOA - Gjermania mbështet energjikisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar se pranimi i Shqipërisë në strukturat evropiane përbën një çështje e rëndësishme strategjike për të dyja vendet tona.

Një fakt i tillë cilësohet në një deklaratë zyrtare për shtyp që Ambasada Gjermane në Tiranë ka shpërndarë për mediat shqiptare, disa ditë pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR-it.

Sipas ambasadorit gjerman, Bernd Borchardt, deklaron se shqyrtimi i kërkesës e Shqipërisë për anëtarësimin e saj në familjen e europiane do të diskutohet pasi Gjermania dhe partnerët e tjerë të BE-së të ketë diskutuar mbi raportin e OSBE-ODIHR. "Gjermania mbështet energjikisht integrimin e Shqipërisë në BE. Kështu, vitin e kaluar, ne kemi rritur deri në afro 100 milion euro ndihmën gjermane për Shqipërinë për periudhën 2009/10, pothuaj duke e dyfishuar atë. Volumi i përgjithshëm i kësaj ndihme arrin në afro 1 miliard euro. Edhe numri i bursave të vëna në dispozicion, më së shumti për të rinjtë, në vitin 2009 pothuaj u dyfishua", thuhet ndër të tjera sa i përket ndihmës që shteti gjerman i ka dhënë atij shqiptar gjatë këtyre viteve.

Ndërsa lidhur me momentin e shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimit Evropian nga ministrat e Jashtëm të BE-së, ambasada gjermane thotë se do veprohet ashtu siç ishte paracaktuar më parë.

"Kjo duhet të ndodhë pas përmbylljes së zgjedhjeve parlamentare dhe paraqitjes së një vlerësimi mbi zgjedhjet nga OSBE/ODIHR. Tani, ne së bashku me partnerët tanë të BE-së do të diskutojmë mbi raportin e ODIHR-it dhe më pas do të marrin një vendim lidhur me kërkesën për anëtarësim", sqaron ambasada gjermane lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE